Ekspozita, ndotja e Elbasanit nė 30 fotografi

09/05/2005  Tre piktorė kanė fiksuar nė celuloid pikat mė tė ndotura dhe pasojat

ELBASAN - Qyteti qė “kryefjalėn” e tij ka ndotjen industriale, ėshtė fiksuar nė objektiv nga tre artistė, tė cilėt kanė menduar qė tė sjellin momentet mė tė ndjeshme tė ndotjes sė mjedisit, duke i stampuar ato nė fotografi. Janė rreth 30 fotografi, tė cilat sjellin momente nga ajo qė shihet me sy, pėr ndotjen e mjedisit nė Elbasan dhe rrethina, por edhe imazhe tė sė shėmtuarės tė shkaktuar nga ndotja, siē janė bagėtitė e cunguara apo njerėzit qė shpesh jetojnė mes plehrave.

Pikėrisht nė kėto momente janė mbėshtetur Fatmir Dardha, Gentian Mema dhe Enkeleas Mullalli, tre piktorė tė afirmuar nė qytetin e Elbasanit, pėr tė prezantuar njė ndėr ekspozitat e rralla tė shfaqura ndonjėherė, kushtuar tėrėsisht ndotjes sė mjedisit. Tre artistėt kanė lėnė penelat dhe bojėrat e tyre, pėr t’u mbėshtetur tek objektivi i aparatit fotografik, i cili sipas tyre, tė jep mundėsinė pėr tė qėnė realist dhe pėr tė transmetuar atė, ēfarė nė tė vėrtetė ndodh, pa ndėrhyrė me ngjyrat apo me fantazinė.

“Ajo qė na nxiti, shprehen artistėt, ka qėnė shqetėsimi qytetar pėr dėmet qė shkakton tek organizmi i njeriut, shkarkimi i pluhurave dhe faktorėve tė tjerė tė ndotjes”.

Hapja e ekspozitės nė ambjentet e Hotel “Skampa”, ka tėrhequr vėmendjen e shumė qytetarėve, tė cilėt kanė parė nga afėr tė gjitha fotografitė, nė fushėn e mbeturinave, nga Uzina e Ēelikut dhe nga forma tė ndryshme tė kufomave tė kafshėve, apo njeriu, qė jeton mes ndotjes.

“Qėllimi jonė, janė shprehur autorėt e kėsaj ekspozite, ėshtė qė tė sensibilizojmė nė kėtė formė opinion publik dhe sidomos, ata qė kanė nė dorė tė bėjnė diēka, pushtetarėt, tė cilėt duhet ta shikojnė mė me vėmendje kėtė ekspozitė”.

Gentian Mema

“Imazhet, dėshmi e realitetit tė sotėm, por edhe pėr brezat qė do tė vijnė”

ELBASAN - Njė ndėr protagonistėt e ekspozitės me titull “Ndotja”, Gentian Mema, tregon pėr gazetėn “Metropol”, si lindi ideja pėr kėtė ekspozitė, duke shtuar gjithashtu se, ndotja e mjedisit bėn mė shumė pėrshtypje kur shikohet nga kėndvėshtrimi i njė artisti. Ai ka rrėfyer pėrse, sė bashku me shokėt, ka lėnė penelin e piktorit, duke vėnė gishtin pikėrisht nė njėrėn nga “plagėt” mė tė mėdha tė Elbasanit.

Pse menduat njė ekspozitė fotografike pėr ndotjen?

Sė bashku me dy shokėt e mi, menduam tė marrim aparatet fotografike, duke kėrkuar imazhe tė shkaktuara nga ndotja e mjedisit pėr tė cilėn flitet pothuajse nė ēdo ambjent nė Elbasan. E pėrfolur shumė nė media, nė shtyp, apo edhe nė institucione, kjo ēėshtje nuk mund tė rrinte pa u trajtuar edhe nga pjesa e artistėve, por me anė tė fotografisė. Menduam tė marrim momentet mė tė kėqia tė ndotjes, duke i fiksuar nė objektiv. Mė pas i stampuam dhe menduam qė tė hapim edhe ekspozitė me kėto fotografi, tė cilat janė realizuar me kujdes, pėr tė sjellė realitetin e ndotjes sė mjedisit nė Elbasan.

Pėrse pėrdorėt fotografimin dhe jo penelin?

Peneli ėshtė shumė pak i besueshėm pėr njėrėzit, duke patur idenė se me tė piktori luan dhe gjithashtu, mund tė manipulojė realitetin. Fotografia nė mėnyrė tė pashmangėshme sjell realitetin qė jetojmė, edhe me ndotjen qė karakterizon Elbasanin. Industria e rėndė me tymin qė shkakton, mbeturinat qė shpesh digjen dhe sjellin edhe mė tepėr probleme pėr mjedisin apo edhe imazhe tė tjera tė ndotjes nė qytet dhe rrethina, do tė bashkoheshin nė njė ekspozitė me qėllimin e vetėm, pėr tė sensibilizuar edhe mė tepėr opinionin, pėr dėmin qė po shkakton industria e rėndė, djegia e mbeturinave apo edhe papėrgjegjshmėria e qytetarėve.

Cili ishte qėllimi i prezantimit tė kėsaj ekspozite?

Qėllimi ėshtė prezantuar nga vetė fotografitė, tė cilat nuk paraqesin vetėm idenė e realizimit artistik por edhe sensibilizimi pėr tė ndryshuar kėtė imazh tė keq. Shpresojmė qė ta kemi arritur kėtė duke bėrė tė mundur gjithashtu, edhe gjetjen e formave, pėr tė rregulluar diēka nga ky realitet i fiksuar nė fotografitė tona. Kėto imazhe tė cilat janė njė mėnyrė pėr tė ndryshuar diēka nė mjedisin e Elbasanit dhe ndoshta nė tė gjithė Shqipėrinė, do tė mbeten dėshmi e realitetit tė sotėm por, gjithashtu, do tė jenė njė dėshmi e asaj ku jemi realisht dhe ēfarė duhet tė bėjmė, pėr tė ndryshuar kėtė situatė, pėr tė cilėn brezat qė do tė vijnė, do tė jenė mirėnjohės, por edhe do t’i shikojnė kėto fotografi si njė e kaluar e keqe.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos