Las Varrezas, roman nga Zija Ēela

21/04/2005  Shtėpia botuese “Ideart” sapo ka nxjerrė nė librari romanin e ri tė Zija Ēelės, njė vepėr me titullin befasues Las Varrezas, qė tė vjen ta lexosh si Las Vegas. Por edhe kjo metaforė, me njė lidhje tė drejtėpėrdrejtė, do tė jetė e pranishme gjatė leximit.

Zija Ēela, pėrveē librave tė tjerė, ka botuar mė parė kėto romane:

“Njė verė pa lamtumirė”, “Mali i tejdukshėm”, “Gjaku i dallėndyshes”, “Gjysma e Xhokondės”, “Monedha e dashurisė”, “Banketi i hijeve”, “Lėngata e hėnės” dhe

“Gjaku im i errėt”. Eqrem Basha shprehet pėr shkrimtarin: Kam njė rekomandim kėmbėngulės: lexojeni Ēelėn...Ndėrsa Xhemail Mustafa thotė se “Identiteti i prozės moderne shqiptare do tė ishte i gjymtė pa prozėn e Zija Ēelės, sidomos pa triptikun e romaneve tė tij tė mrekullueshme pėr

jetėn e vdekjen. Njė mėnyrė tė kėtillė tė rrėfimit dhe tė zhvillimit tė situatave mbi parimet e lėvizjeve tė brendshme koncentrike, gjithsesi do tė mund ta ndėrtonte vetėm njė mjeshtėr i sprovuar i artit tė romanit, ēfarė ėshtė Zija Ēela”.

Por ēfarė ėshtė, me dy fjalė, kjo vepėr e re? Ėshtė njė roman pėr jetėn dhe vdekjen, por jo njė roman tmerri, pėrkundrazi, ėshtė pėrditshmėria qė na shtyn tė pyesim: Ku po shkojmė kėshtu, ēfarė po bėjmė, pėrse ti Kain i ri ia shkatėrron jetėn vėllait tėnd bashkėkohor? Sepse jeta nė kėtė vepėr nuk cėnohet nga natyra, as vdekja nuk ėshtė natyrale, shkatėrrimi kėtu vjen nga zezonat qė i punojmė njėri-tjetrit. Dhe prapė shtrohet pyetja: Mos, vallė, ēfarė lėmė prapa, shpesh e gjejmė edhe pėrpara?

Romani fillon me Formulėn e jetės. Nė qytetin e Kukunamit njerėzit po rronin mė gjatė, sepse, sa herė qė dikush binte nė hekėn e mortjes, Dinosha e bukur, bashkėshortja e nėpunėsit tė postės, i gjendej te koka, pėrkulej, e shtrėngonte, pėrgjėrohej pėr tjetrin

dhe, ndonėse i duhej tė vuante vetė, ia shkėpuste vdekjes nga thonjtė. Por kur njė ditė Dinosha zė shtratin vetė, kur dikush duhet ta ngrejė nė kėmbė duke vuajtur pėr tė, tė tjerėt tėrhiqen dhe formula e jetės ngec... Njė mallkim do tė bjerė nė qytetin e Kukunamit, tashmė do tė fillojė tė funksionojė Formula e vdekjes. Sa herė qė dikush ishte duke mbyllur sytė, nuk donte tė ikte vetėm, por caktonte njė tjetėr qė t’i bėnte shoqėri matanė. Dhe ashtu ndodh, me vullnetin e shenjuesit, brenda njėzet e katėr orėve “kėput qafėn” edhe i shenjuari... Kukunamit, i cili kur ishte njė rezervat i jetės as qė njihej jashtė,

tani qė bėhet vend i vdekjes, i del nami ngado. Do tė vijė menjėherė solidariteti i ndėrkombėtarėve, madje ka dhe njė propozim: pikėrisht si monument, pavarėsisht se monument i vdekjes, Kukunami mund tė shpallet Pasuri Botėrore dhe tė merret nė mbrojtje nga ONESKO. Ėshtė njė gjetje e papėrsėritshme, origjinale, plot skena ngėrthyese, asocacione idesh dhe identifikimesh, njė tekst qė tė rrėqeth, por qė tė rrėmben dhe lexohet me ėndje, njė prej atyre romaneve qė, mbasi tė jenė lexuar, mbahen mend gjatė, madje tė ngjallin dėshirėn pėr t’ju rikthyer.







 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos