Skizofren dhe paranojak, i vetmi vend kurimi psikiatria

17/04/2005  I sėmuri nuk ka nevoj pėr t’u mbyllur nė spital, por pėr t’u trajtuar nė qendra multidisiplinare, nga psikiatri, psikologu e punonjėsi social

Numri i njerėzve tė stresuar, me depresion tė rėndė, deri nė skizofreni, shtohet nga viti nė vit mes shqiptarėve. Nė shumė raste, kėta njerėz bėhen dhe shkak pėr tė ndodhur krime. E ndėrsa skizofrenia ėshtė e matshme, krejt ndryshe ndodh me ata qė vujanė nga stresi kronik, apo depresionet e rėnda, pasi nė Shqipėri studimet mbi psikoterapinė mungojnė.

***

“0.5-0.6 pėr qind e njerėzve vuajnė nga skizofrenia nė vendin tonė”, thotė mjeku psikiatėr, qė ėshtė njėkohėsisht dhe shefi i Spitalit tė Psikiatrisė, Anastas Suli. Kjo nuk ėshtė njė shifėr tepėr e lartė, pėr shembull nė Amerikė ėshtė 2 pėr qind, por e rėndėsishme ėshtė qė kėta njerėz tė trajtohen rregullisht. Ndėrkohė, problematike shfaqen dhe rastet e ērregullimeve tė sjelljes, kryesisht te tė rinjtė.

“Ē’do gjė ka tė bėjė me periudhėn e fėmijėrisė. Nėse ka qenė njė fėmijė, tė cilit i ka munguar ngrohtėsia dhe pėrkujdesi familjar, apo ėshtė abandonuar shpejt nga i rrituri nė familje, pasojat janė tė dukshme dhe ndėrsa rritet. Krejt ndryshe ėshtė njė ri, i cili ėshtė rritur nė njė familje me kushte normale jetese”, thotė Suli.

***

Nė shėrbimin e psikiatrisė qėndrojnė 120 tė sėmurė, pėr tė cilėt kujdesen rreth 35 infermierė. A mund tė quhet ky njė ekip i plotė? Sigurisht qė jo. “Gjėja mė e mirė ėshtė qė kėta tė sėmurė tė mos mbahen tė shtruar nė spital pėr njė kohė tė gjatė, por tė trajtohen nė qendra multidisiplinare. Por, pėr kėtė duhen shumė para, ėshtė investimi madh”, thotė njė tjetėr psikiatėr. Nė kėto qendra psikiatri sė bashku me infermierin trajton me barna tė sėmurin. Mė pas, me uljen e shkallės sė sėmundjes, psikiatri ul dhe dozėn e barnave. Pastaj me pacientin merret psiko-terapisti dhe pas kėsaj merret punonjėsi social, i cili shikon marrėdhėniet e kėtij personi me familjen, shoqėrinė, si ka ndikuar shoqėria tek ai dhe pėrpiqet qė tė riintegroj pacientin nė shoqėri e familje. Ky ėshtė suksesi maksimal i njė qendre multidisiplinare.

***

Sipas njė studimi, kėtė herė nga psikologėt klinikė, nė vendin tonė 5 deri 10 pėr qind e njerėzve vuajnė nga makthi, ndėrrimi i shpeshtė i gjendjeve psikologjike, lodhje nervore si edhe simptoma stresi posttraumatike.

Ērregullimet e personalitetit, rrezikojnė adoleshentėt

Ērregullimet e personalitetit, janė simptoma tė rėnda, por mė tė pėrhapura qė prekin mė tepėr fėmijėt e shkollave, adoleshentėt dhe qė po s’u trajtua nė kohė trashėgohen dhe mė pas nė moshė tė rritur. Njė psikolog thotė se me kėta lloj tipash duhet bėrė shumė kujdes dhe duhet patur shumė durim nė trajtimin e tyre. Nėse mbeten pa kuruar, ata mund tė kthehen nė antisocial. Rast tipik ishte ai i ndodhur disa vite mė parė nė Amerikė, ku njė nxėnės vrau 8 shokė tė klasės, me ndėrgjegje dhe nuk ndjente as keqardhje. Nė fakt nė shumė raste tė ngjarjeve tė kronikės, vrasjesh, apo tė mbetura nė tentativė, tė ndodhura nė Shqipėri, mungon psikologu dhe trajtimi. Nė kėto raste ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh diagnozėn, pasi janė disa probleme tė bėra sė bashku dhe tė zgjatura shumė kohė, pasi s’janė trajtuar ndonjėherė. Nė Shqipėri, ėshtė shumė i nevojshėm psikoterapisti, por roli i tij ndihet shumė pak.

Ku ndryshon psikiatri nga psikologu

Psikologjia ėshtė shkenca e sjelljes dhe kognicionit, terapia e njohjes. Kjo pėrfshin sjelljet mendore. Psikologjia, ose mė sakte psikologjia klinike, qė tė gjithė njerėzit e njohin dhe pėrdorin zakonisht termin psikologji ose psikolog. Kėtė emėrtim e pėrdorin pėr atė qė merret me trajtimin e njerėzve qė kanė nevojė. Psikologėt klinikė gjenden nė spitale pėr sėmundjet mendore, institucione pėr prapambetjen mendore, nė burgje, klinika tė shėndetit mendor, nė gjykatat e tė miturve, nė qendra shėndetėsore universitare, klinika pėr kėshillimin e fėmijve etj.

Psikoterapisti

Psikologu klinik merr njė diplomė nė psikologji dhe mė pas vazhdon studimet pasuniversitare. Pas pothuaj dy vjetesh ai/ajo merr gradėn e masterit nė psikologjinė klinike dhe pas pėrafėrsisht 3 vitesh tė tjera studimi, i jepet grada doktor i filozofisė, grada e zakonshme pėr psikologėt. Pasi merr kėtė gradė, ai praktikohet 1 vit nė njė institucion, nėn kujdesin e psikologėve tė tjerė, pėrpara se tė fillojė tė diagnostikojė dhe tė trajtojė njerėzit nė mėnyrė tė pavarur.

Psikiatri

Psikiatri ėshtė krejtėsisht ndryshe. Psikiatrėt janė mjekė tė specializuar pėr trajtimin e sjelljeve anormale dhe, si tė tillė, ata mund tė rekomandojnė ilaēe, gjė qė nuk mund ta bėjnė psikologėt. Psikiatrėt ndjekin shkollėn mjekėsore dhe marrin gradėn doktor nė mjekėsi. Pastaj ata specializohen nė trajtimin e sjelljes anormale. Psikiatrėt shpesh i shohin sjelljet e pacientit tė lidhura me shkaqe mjekėsore dhe nė kėtė mėnyrė pėrdorin shpesh trajtim mjekėsor, si psh., terapi me medikamente, krahas terapisė psikologjike. Psikiatria ėshtė degė e mjekėsisė. Ajo nuk ėshtė degė e psikologjisė.

Psikologjia trajton individin, psikiatria: patologjinė e tij. Njė psikiatėr mund tė jetė edhe psikolog i mirė, kėtė e vlerėson pacienti, nėse krijon besim. Te psikologu mund tė drejtohen edhe ata qė nuk konsiderohen tė sėmurė. Psikologu tė kthjellon mendimet, ndėrsa nevoja e psikiatrit lind nė njė stad mė tė avancuar, atėherė kur je semurė dhe nuk funksionon psikoterapia dhe detyrimisht duhet t`i nėshtrohesh terapisė sedative, me barna qetėsuese.

Thellimi i depresionit

Kėta tipa janė tė prirur mė shumė pėr depresione tė ndryshme, tė cilat po nuk u trajtuan nga njė psikolog i zoti, mund tė thellohen dhe tė bėhen objekt i sėmundjeve kronike, me tė cilat merret mjeku psikiatėr. Pėr sa i pėrket psikiatrisė, kjo ėshtė njė degė, e cila kryesisht merret me sėmundje me bazė origjine familjare tė trashėguara, tė cilat janė sėmundje kronike dhe mund tė pėrmirėsohen vetėm me mjekim tė vazhdueshem, janė kryesisht skizofrenitė, paranojat dhe ērregullimet e rėnda nė sjellje. Por, ka edhe sėmundje, tė cilat krijohen nga rrethanat e vėshtira tė jetės, kryesisht depresionet, tė cilat po tė kapen dhe mjekohen nė kohėn e duhur ato shkojnė shumė mirė.

Nė vend tė psikoterapistit

Stresi e depresioni, terapia mė e mirė sporti e joga

Streset dhe depresionet mund tė kurohen dhe vetėm me sport. Kush nuk merret me ndonjė sport tė veēantė, mund tė bėjė palestėr. Njė orė palestėr nė ditė mban jo vetėm trupin nė formė, por edhe trurin. Nė Amerikė dhe nė vendet e Evropės pėr tė kuruar depresionet po pėrdoret gjerėsisht njė terapi 6-mujore, duke pėrfshirė dhe jogėn brenda. Sipas mjekėve, kjo jep rezultate mjaft tė larta. Pas kėtyre seancave ka rezultate konkrete dhe tė sėmurėt nuk kanė mė probleme. Kjo ėshtė deri tani arritja e fundit, e cila garanton shėrimin dhe pa nevojėn e mjekimeve.







 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos