Letėrsia pėr fėmijė – zonė e minuar

27/03/2005  Letėrsia pėr fėmijė ėshtė mė shumė njė zonė e minuar, tė cilėn po shkele pa patur njohuri pėr minat, mbetesh i gjymtuar. Libri pėr fėmijė ėshtė shumė larg konceptit tė ngjashėm me njė bombone apo karamele pėr tė gėnjyer moshėn fėminore. Keqkuptimi mė i madh i atyre qė provojnė tė shkruajnė letėrsi pėr fėmijė ėshtė se shkruajnė kėtė lloj letėrsie (Nėse e quajmė kėshtu!) nė periudhėn e “pubertetit” tė krijimtarisė sė tyre letrare. E pėrdorin si njė lloj praktike pėr tė forcuar penėn e pėr tė vazhduar mė tej nė fushėn e tė rriturve, apo krijimtarisė qė tė bėn shkrimtar solid.

E thėnė qartė, dhe e kuptuar keq, letėrisa pėr fėmijė ėshtė njė nga aventurat e paarritshme, sė cilave u kanė rrėshqitur me dredhi shumė krijues tė saj. Ashtu si nuk ka shkolla tė vėrteta ku njeriu merr diplomė maturie pėr edukimin dhe rritjen e fėmijėve, po ashtu nuk ka shkolla tė vėrteta, ku shkrimtari tė specifikohet nė letėrsinė pėr fėmijė. Menēuria dhe largpamėsia e shkrimtarit pėr fėmijė ėshtė qė tė punojė shumė, nė shumė drejtime dhe tė shkelė nė tė gjitha fushat ku shkel mosha e fėmijės pėr tė ndėrtuar artin e tij tė besueshėm, tė sukseshėm, tė shkruajė edhe pėr fėmijėn qė do tė lindė pas njėqind vjetėsh.

Sepse letėrsia pėr fėmijė, ka ligje mė tė sofistikuara qė kėrkojnė jo vetėm fantazinė dhe afėsinė krijuese, jo vetėm dėshirėn dhe pėrkushtimin pėr tė botuar me shkronja tė mėdha e me figura; sepse letėrsia pėr fėmijė kėrkon koordinimin e shumė lloje shkollash dhe tė gjitha kėto tė nėnshtruara penės krijuese tė shkrimtarit; sepse letėrsia pėr fėmijė ėshtė mė e zbuluar ndaj kamuflimit tė kritikės sė miqėve, pasi fėmijėt, lexuesit e kėsaj lloj letėrsie janė mė tė sinqertėt, dhe shenja e tyre e parė e pėlqimit apo mospėlqimit thuhet shkurt e qartė, pa diplomaci tė rriturish.

Duke u nisur nga kjo hartė vėshtrimesh nė pėrgjithėsi, dhe duke respektuar pėrvojėn tonė tė deritanishme nė fushėn e letėrsisė pėr fėmijė, nuk mund tė mos theksoj e rivlerėsoj punėn e madhe, vlerėn e madhe qė i kanė sjellė letėrsisė sė tė vegjėlve emra tė tillė si Mitrush Kuteli, Gaqo Bushaka, Bedri Dedja, Tahsim Gjokutaj, Shpresa Vreto, Xhavit Beqaraj, Ferit Lamaj, Nexhmije Muēa, Viktor Canosinaj etj. etj. tė cilėt kanė arritur tė tė ndėrthurin disa prej receptorėve tė domosdoshėm social- psikologjikė e pedagogjikė pėr tė patur njė letėrsi tė bukur. Kanė shfrytėzuar mjeshtėrisht folklorin e popullit tonė; kanė respektuar psikologjinė e grup-moshės sė cilės i kanė ushtruar veprėn e tyre; kanė pėrdorur njė gjuhė mjeshėrore dhe tė kulluar; kanė ditur qė t’i ndėrtojnė librat e tyre jo vetėm si prezantues tė ngjarjes, por duke shmangur moralizimet kanė pėrcjellė mesazhe tė kėndshme, jo tė lodhshme, tė plota drite, shprese. Pak a shumė gjen diēka nga letėrsia pėr fėmijė nė tekstet e leximit tė shkollės. Megjithatė, duke menduar shumė shqiptarė qė janė jashtė Shqipėrie e qė nė kthimet e tyre tė herėpashershme, kėrkojnė me ngulm sa mė shumė libra pėr fėmijėt e tyre, qė tė ruajnė gjuhėn shqipe, tė ruajnė fijet qė i mbajnė lidhur me atdheun, jam e bindur se nuk do duan tė blejnė letėrsinė e huaj pėr fėmijė, tė cilėn kollaj e gjejnė nė vendin ku jetojnė, aq sa jam e bindur se nuk do duan letėrsi tė nivelit tė diskutueshėm tė letėrsisė shqipe pėr fėmijė.

Ēfarė ndodh sot nė njė temė tė tillė

si ajo e letėrsisė pėr fėmijė?

Duke dėshmuar shembuj subjektesh pėr njė histori fėmijėsh, rrėfyer nga shkrimtarė shqiptarė, ku shumica e subjekteve ishin me armė, me pushkė, me plumba, me tmerre kafshėsh, njė lektore amerikane ( saktė: shkrimtare pėr fėmijė dhe redaktore e shtėpisė botuese Harper nė USA) duke qeshur u shpreh: Nė Moldavi, gjatė njė seminari me shkrimtarėt e atjeshėm kam dėgjuar shumė histori me kuaj, si duket atje rriten shumė kuajt, kurse kėtu, po dėgjoj shumė histori me armė! Kjo ėshtė tronditėse dhe pėr t’u marrė seriozisht. Letėrsia pėr fėmijė nuk e do dhunėn, nuk i do lotėt, nuk i do moralizimet, nuk e do dėshpėrimin dhe traumėn qė tė sjell pėrshkrimi i njė pamjeje. Letėrisa pėr fėmijė ėshtė njė industri e madhe psikologjike, ku pediatri, gjyshi, babai, familja, shkolla, janė tė gjithė nė shėrbim tė njė libri. Nėse studiojmė shembujt klasikė botėrorė tė letėrsisė pėr fėmijė, shikojmė si funksionon nė pėrgjithėsi ēelėsi i suksesit tė njė shkrimtari pėr fėmijė. Zgjidhet personazhi qė gjithmonė ėshtė njė fėmijė i menēur dhe i zoti. Ai ka njė problem ėpr tė zgjidhur tė cilin e zgjidh edhe me ndihmė e mikut, njė prindi, apo mėsuesit. Njė nga librat e ribotuar mė shumė nė Amerikė ka njė subjekt tė tillė: “Njė djalė mbolli njė karrotė. Ēdo ditė dilte pėr tė parė nėse ajo kishte mbirė. Nuk do tė mbijė, thoshte i ati. Djali shpresonte sėrish. Nuk do tė mbijė, thoshin tė gjithė. Dajli shpresonte e shpresonte. Njė ditė tė bukur ai pa si kishte ēelur njė karrotė shumė e madhe:” Pėr fėmijėn dy - tre-vjeēar, njė libėr i tillė, i ilustruar, lexohet shumė lehtė edhe nga vet fėmija, edhe pse nuk di tė lexojė. Ai i ka tė gjitha elementet e duhura qė kėrkon njė moshė e tillė pėr tė njohur e dashur librin. Sa i thjeshtė, do tė thoshte dikush. Sa moral pėrcjell, them unė. Pa teorira, pa lojra fjalėsh lumė, qė i gjen nė librat tanė si pėrshembull: haje gjellėn, se do vijė qeni! I thirra policit tė tė fusė nė burg! Apo djali doli nė dritare e mori shenjė me pushkėn e tij….?! Dhe prindi nuk di gjithmonė tė zgjedhė librin e duhur pėr moshėn e fėmijės sė tij. Kėtu lind nevoja pėr klasifikimin e kėsaj letėrsie me mė shumė korrektėsi duke i kaluar projektet e librave nė sitė tė imėt redaktorėsh para se tė publikohen. Askujt nuk i shkon nė mendje se libri pėr fėmijė kėrkon menaxhim tė profesionalizuar e tė denjė. Cila shtėpi botuese spalli ndonjė konkurs pėr publikimin e librit – projekt mė tė mirė pėr fėmijė? Kujt i shkon nė mendje tė vendosė shkrimtarėt nė sfida tė tilla tė forta? Askujt. Sikur tė harrojnė qė kėta fėmijė qė janė sot, me kėto deformime dhe gropa nė kulturėn e servirur, tė mos jenė ata qė do drejtojnė dhe menaxhojnė vendin pas njėzetė vjetėsh! Asnjėherė nuk janė zhvilluar biseda ku tė shkėmbehen mendime pėr zhvillimin e kėsaj letėrsie, asnjė kujdes pėr ata qė kėrkojnė mė shumė se njė dorė pėr t’u mbajtur, sepse duan tė rriten si njerėz tė kulturuar. Janė disa elemente tė vockla qė nė dukje tė parė nuk kanė rėndėsi, por vlera e tyre bėhet e pallogaritshme po tė kuptohet thelbi apo mesazhi i dhėnė. Mbesa ime, nė maternitet nė njė shtet tė SHBA, mori si dhuratė pėr lindjen e fėmijės 6 libra pėr fėmijė! Kurse kėtu, janė konvertuar me kuti lėngjesh, kilogramė frutash! (Psikologėt mendojnė dhe sugjerojnė qė nėna gjatė shtatėzanisė duhet t’i lexojė vazhdimisht fėmijės sė palindur!)

Botimi i librave me ngjyra ka efektin vetėm ilustrativ, pa respektuar numrin e fjalėve pėr njė libėr fėmijėsh, pa patur parasysh raportin e figurės me atė qė shkruhet nė dy rreshta nė ēdo faqe, qė edhe sikur tė mos dijė tė lexojė tekstin fėmija, tė kuptojė figurėn e me anė tė saj tė interpretojė tekstin e dhėnė duke i ngjasuar kėshtu njė skenari filmi artistik. Janė bėrė pėrpjekje pėr tė pėrshtatur histori tė njohura pėr fėmijė, marrė nga folklori, qė mė shumė janė devijime ngjarjesh sesa destinacion pėrfundimtar i besueshėm pėr fėmijėt. Duke dashur t’i shpėtoj deri diku moralizimeve, po shtjelloj mė nė fund rrezikun e madh qė vjen si nga moslėvrimi i kėsaj lloj letėrise, ashtu edhe nga amatorizmi nė shkrimin e saj. Ėshtė fusha qė do pjekuri mė maksimale, si shkrimtar, si prind, si fėmijė, si mėsues, si mjek, si psikolog. Gjerat e bukura nuk janė tė lehta, duken tė tilla, por rėndojnė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos