Qengji ushqehet me qumėsht gomarice,bėhet sa njė dash, gati “pėr samar”

18/03/2005  Ngjarje jo e zakonshme nė njė fshat tė Delvinės

SARANDĖ - Shpesh flitet pėr ngjarje tė ēuditshme me kafshė. Njė e tillė, po ndodh nė njė nga fshatrat e Delvinės.

Nė fshatin Varfaj, 5 km larg nga Delvina, njė qengj po rritet pas njė gomarice qė prej dy muajsh. Qengji 60-ditor, pas ngordhjes sė nėnės sė tij, dele, filloi qė tė pinte qumėsht te gomarica e stanit, ndėrsa ai ka hedhur shtat, mė shumė se bashkėmoshatarėt e tij dhe ėshtė bėrė “gati pėr samar”, sikurse thonė me tė qeshur banorėt e zonės.

Sipas bariut, Ben Seidini, mėsohet se pas ngordhjes sė deles, e cila u godit nga njė gur qė ra nga mali nė kullotė, qengji disa ditor e kishte tė vėshtirė pėr tė jetuar. Gjithēka ka nisur njė ditė tė ngrohtė me diell, kur gomarica ishte e shtrirė nė njė lėndinė me bar. Shelegu, siē e quajnė nė gjuhėn popullore, ėshtė afruar dhe ka pirė qumėsht nga kafsha, e ndryshme nga delja, e cila e kishte sjellė nė jetė, kujton bariu Ben Seidini.

Kjo skenė ėshtė parė mė shumė ēudi nga bariu, i cili kishte njoftuar disa banorė tė afroheshin e tė shihnin. Sipas bariut, edhe ata nuk u kishin besuar syve, kur kishin parė njė skenė tė tillė.

Qengji ka vazhduar tė pijė qumėsht, vetėm kur gomarica ishte i shtrirė, pėr 40 ditė. Gjatė kėtij “rituali”, gomarica ulej vetė pėr tė krijuar mundėsinė qengjit tė pinte qumėshtin e saj.

Tani qė qengji ėshtė rritur mund tė pijė qumėsht sikur tė ishte njė kėrriē i vogėl dhe shkon pas gomaricės nė kullotė, pa preferuar tė rrijė me kopenė e deleve tė stanit, ku janė edhe bagėtitė e tjera.

Ai ka hedhur njė trup disa herė mė tė madh nė krahasim me tė tjerėt dhe ngjan si njė dash disa vjeēar i kullotur mirė.

Duke bėrė shaka, barinjtė e tjerė i thonė pronarit qė tė pėrgatisė njė samar, pasi nga trupi qė ka qengji nuk e ka problem qė tė transportojė dru dhe ujė pėr nė stanin qė ndodhet vetėm 500 metra larg nga fshati, vijon shakaja e barinjve tė tjerė.

Qumėshti i gomaricės, ilaē pėr “kollėn e mirė”

“Qengi i urtė pi dy nėna”, por edhe “qengji i urtė pi edhe njė gomare”

Barinj tė moshuar tregojnė se nuk kanė dėgjuar qė njė diēka e tillė tė ketė ndodhur mė parė dhe nuk ėshtė folur ndonjėherė qė gomarica tė dhurojė qumėshtin pėr njė qengj.

Ata theksojnė se qumėshti i gomarit ėshtė pėrdorur mė parė si ilaē nga tė parėt pėr tė shėruar njė lloj sėmundjeje, qė nė gjuhėn popullore quhet “kollė e mirė”.

Sipas tyre, tashmė duhet ndryshuar thėnia popullore qė, “qengi i urtė pi dy nėna”, me shprehjen “qengji i urtė pi edhe njė gomare”.

Tregojnė tė moshuarit

“Qengji qė pi te gomarica, shenjė fatkeqėsie pėr zonėn”

Sipas banorėve mė tė vjetėr tė zonės, mėsohet se ky fenomen, ėshtė shenjė jo e mirė, pėr bagėtinė dhe njerėzit.

Sipas gojėdhanave flitet pėr njė fatkeqėsi natyrore, qė do tė shoqėrojė bagėtine dhe popullsinė e zonės sė mėsipėrme, shprehen me shqetėsim banorėt e zonės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos