“Tė digjen mbeturinat spitalore”

17/03/2005  Drejtoria e Shėrbimit Spitalor nė Durrės urdhėron

DURRĖS - Drejtoria e Shėrbimit Spitalor nė Durrės ka urdhėruar tė gjithė repartet si dhe ambulancat nė lagje tė marrin masa pėr djegien nė kushte tė pėrcaktuara sipas udhėzimeve, tė mbetjeve siptalore. Urdhėresa, e cila i rikthehet njė tė tille tė nėnshkruar nga drejtori Kristaq Huta, nė tetorin e vitit tė kaluar, ka ardhur pas reagimit dhe akuzave tė ngritura nga Bashkia e Durrėsit pėr rrezikun nė shpėrthimin e infeksioneve dhe epidemive, si pasojė e hedhjes nė vendin e grumbullimit tė mbeturinave urbane edhe tė mbeturinave tė rrezikshme spitalore.

Mbeturinat

Sipas burimeve tė Bashkisė mėsohet se, “nuk bėhet asnjė lloj trajtimi i mbetjeve spitalore dhe se administrimi i mbetjeve ėshtė njė problem madhor nė shėndetin publik pėr shkak tė rrezikut tė infeksioneve”.

Drejtori i spitalit tė Durrėsit, Kristaq Huta, ka urdhėruar qė nė mbetjet spitalore, qė grumbullohen ēdo ditė nga urgjenca, materniteti, pediatria, patologjia dhe repartet e tjera, detyrimisht mbeturinat duhet tė digjen nė krematoriumin e spitalit, nė tė njėjtin vend ku ėshtė edhe kaldaja.

Nė analizėn qė Bashkia e Durrėsit ka bėrė pėr gjendjen e mjedisit nė Durrės, ka theksuar se mbetjet spitalore nė qytetin e Durrėsit llogariten nė rreth 500 kg nė ditė, por nėndrejtori Spitalit, Gazmir Demiri, ka mohuar shifrėn, duke thėnė se sasia ėshtė shumė mė e vogėl. Ai ka pranuar se nė kėtė drejtim ka shumė pėr tė bėrė, por nga ana tjetėr ėshtė shprehur se, “nė kontenierėt e mbeturinave janė hedhur vetėm ambalazhe dhe materiale tė ndyshme tė parrezikshme”.

Djegia

Furra e djegies sė mbeturinave spitalore ka njė kapacitet prej 10 kg mbeturina spitalore nė njė proces, ndėrkohė qė ēdo ditė mėsohet se realizohen 4 deri nė 5 djegie.

“Djegia e mbeturinave spitalore, te tė cilat futen shiringa, age, aparate serumi plastike, copa, garza do tė bėhen nėn mbikėqyrjen e personave pėrgjegjės”, tha Demiri.

Por ai ka cilėsuar se problem pėr krematoriumin ėshtė pamundėsia pėr tė pėrballuar sasinė, pasi krahas djegieve tė mbeturinave tė kompleksit spitalor, aty ēdo javė vinė edhe mbeturinat e forcave italiane. Sipas Demirit, pėr djegien e tyre ka kosto tė lartė dhe vetėm pėr mbetjet italiane ēdo muaj spitali shpenzon 700 litra naftė. Krahas kėsaj edhe furra e spitalit shpenzon shumė naftė dhe nė ēdo proces, qė zgjat njė orė, shpenzohen 30 litra naftė.

Nisur nga sa ėshtė pohuar nga nėndrejtori, ēdo muaj, pėr tė djegur mbeturinat e rrezikshme spitalore, drejtorisė i duhet tė nxjerrė nga arka 400 mijė lekė pėr tė blerė naftė.

Megjithatė, problem pėr drejtorinė e spitalit paraqesin ambulancat e lagjeve, pasi ato i djegin mbetjet spitalore tė rrezikshme pa praninė e njė komisioni. Pėr kėtė arsye, drejtoria ka kėrkuar qė brenda kėtij muaji tė ndėrmerret njė studim i hollėsishėm pėr sasinė e tyre qė do tė pasojė me grafikun e depozitimit tė tyre nė furrėn e djegies.

500 kg nė ditė

mbeturina spitalore

14 mijė tonė nė vit

mbetje inerte

61 mijė tonė nė vit

mbetje urbane depozitohen e digjen

850 tonė helme tė lėngshme

depozituar nė Porto Romano, Bisht Pallė







 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos