Telefonatat anonime, Astrit Kurmemaj, vrasėsi i Muēės

05/03/2005  TIRANĖ – Telefonatat anonime vijnė si provė nė sallėn e gjyqit. Kėtė provė, e cila deri pak ditė mė parė gjendej nė sallėn operative tė policisė sė Shkodrės, u sigurua nga ana e Gjykatės pėr Krime tė Rėnda. Janė mė shumė se katėr telefonata anonime, tė cilat nė datėn 14 prill 2003, kur u vra shtetasi Luan Muēa, kanė njoftuar sallėn operative. Qė tė gjithė personat qė kanė telefonuar nė kėtė sallė kanė identifikuar autorin e vrasjes, madje, kanė dhėnė hollėsi tė shumta edhe pėr veshjen e tij, pamjen e jashtme si dhe drejtimin qė mori kur braktisi makinėn BMV me targa tė huaja. Ndėrkohė, njėra nga telefonatat ka dhėnė hollėsi edhe pėr personat qė kanė ndihmuar Astrit Kurmemėn pėr t'u arratisur. Flitet pėr njė pronar lokali afėr Liqenit. Ndėrsa njėra nga telefonatat ka dhėnė hollėsi pėr pamjen e jashtme, tjetra e ka parė duke vrapur dhe e ka njohur Astrit Kurmemėn. Pothuajse tė gjitha telefonatat anonime, e kanė cilėsuar Kurmemėn si autor tė vrasjes sė Luan Muēės, nė datėn 14 prill 2003. Prova e sjellė nga ana e gjyatės u kėrkua pėr njohje nga avokati Vladimir Meēi. Ndėrkohė, dėshmitari qė avokati kishte premtuar tė sjellė pėr t'i ardhur nė ndihmė klientit tė tij, Leandro Matia, nuk dihet se ku ndodhet. Vetė i pandehuri Kurmemaj, pasi dėgjoi provėn e lexuar nga gjyqtarja Etleva Deda, nuk bėri asnjė reagim. Personat qė e kanė identifikuar Kurmemėn, janė shprehur se ai ishte veshur me rroba sportive, kishte flokė pak tė rėna pėrpara dhe me kaēurrela. Ndėrkohė, Kurmemaj, tani nė sallėn e gjyqit, paraqitet me flokė tė rėnė pėrpara dhe tė qethura zero. Personat qė kanė dhėnė informacion tė fshehtė pėr Kurmemėn, janė shprehur se ai vrasjen e ka kryer pėr gjakmarrje. Vrasje me paramendim pėr gjakmarrje dhe armėmbajtje pa leje, janė akuzat pėr tė cilat po gjykohet para Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, i pandehuri Kurmemaj. Sipas akuzės, Kurmemaj kishte kohė qė e gjurmonte gjaksin e tij. Mėsohet se disa kohė para se tė ndodhte vrasja, djali i xhaxhait tė viktimės, ka vrarė vėllain e Kurmemės. Ky i fundit ka ndjekur hap pas hapi kushėririn e vrasėsit tė vėllait, dhe nė njė moment ka mundur tė qėllojė mbi tė. Vrasja ėshtė kryer nga njė pistoletė, e cila mė pas ėshtė gjetur disa metra larg vendit tė ngjarjes. Sipas prokurores qė pėrfaqėson akuzėn, i pandehuri nė momentin e kryerjes sė krimit ka qenė me njė makinė tip BMV, me targa tė huaja.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos