Ndėrkombėtarėt dhe “Ikja nga kompleksi i Rozafės”

28/02/2005  Java qė u mbyll, ishte java e njė pranie tė fortė tė ndėrkombėtarėve nė Tiranė. OSBE ishte nė krye tė pėrpjekjeve pėr tė negociuar mes palėve, pėr pėrfundimin e ndarjes zgjedhore. Negociatorėt e Komisionit Europian nė Tiranė, pėr raundin e radhės sė negociatave, me tone mė tė ashpra se kurrė fplėn pėr problemin e zgjedhjeve nė radhė tė parė dhe pėr pika tė tjera tė marrveshjes sė Stabilizim – Asocimit, kurse, nė Vjenė, u zhvillua njė sesion i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė OSBE, pėr Shqipėrinė. Eshtė kronika vetėm e nje jave. Kėshtu janė mbushur ditėt, javėt , muajt dhe vitet e pėrpjekjes sonė demokratike, pėr tė bėrė tė mundur funksionimin e mekanizmit demokratik.

Kur dukej, se diku nga viti 2002, mė nė fund jeta politike nė Shqipėri dhe aktorėt kryesorė dhe dytėsorė tė saj po ndėrgjegjėsoheshin pėr njė “risovranizim” tė hapėsirės politike tė brendshme, pėr njė pėrgjegjėsi dhe luajalitet mė tė madh mes aktorėve lokalė pėr qėndrueshmėrinė dhe ecjen pėrpara tė procesit demokratik, duket se jemi kthyer sėrish prapa. Ndėrkombėtarėt janė mė tė nevojshėm se kurrė pėr tė ēuar me paterica pėrpara, mekanizmin demokratik. Rasti i reformės elektorale, nė ēdo hap tė tij tregoi sa e nevojshme ėshtė akoma prania ndėrkombėtare nė Shqipėri.

Nė fakt, si shpjegohet ky “rreth – rrotullim” i pambarim i jetės demokratike, e cila evolon diēka dhe kthehet sėrish nė pikėn e parė, duke na krijuar nė politikėn e pas viteve 1990, njė “Rozafė”, e cila, ashtu si nė legjendėn e lashtė tė kėshtjellės, vjen dhe kthehet pambarimisht nė tė njėjtėn pikė.

Nė fakt, nė historinė tonė politike, konceptin e “kompleksit tė Rozafės” dhe mekanizmat e “ikjes” prej tij, e ka instaluar dhe trajtuar nė mėnyrė tė shkėlqyer, filozofi Artan Fuga, nė librin e tij “IKJA NGA KOMPLEKSI I ROZAFES”( shtėpia botuese Dukagjini, Prishtinė, 2000) dhe nuk mbetet veēse pėr ta aplikuar kėtė tezė nė rastin e pranisė, rolit dhe domosdosė sė ndėrkombėtarėve nė Shqipėri.

Pavarėsisht nga progresi i herė pas hershėm, pavarėsisht nga profesionalizimi i politikės, pavarėsisht nga eksperienca e shtuar politike, duket qartė se vartėsia e zhvillimeve tė brendshme politike nga prania ndėrkombėtare, ėshtė esenciale. Asnjė prej ligjeve, reformave apo vendimeve politike me peshė, nuk ecėn pėrpara pa ndėrmjetėsinė e ndėrkombėtareve. Mjafton tė kujtojmė nė harkun e dy viteve tė fundit, disa prej reformave kyēe. Bėhet fjalė pėr Ligjin pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, pėr ligjin pėr Kompensimin e Ish – tė Pėrndjekurve Politikė, Pėr Ligjin e Formalizimit tė Zonave Informale, Pėr projekt – ligjin pėr Aktin e Lirisė sė Shtypit, pėr projekt – ligjin pėr Transmetimet Televizive Digitale. Dhe mbi te gjitha, pėr tė gjitha hapat e reformės zgjedhore, balancimi i KQZ, regjistrimi i popullsisė, ndarja e zonave elektorale, dhe Kodi Elektoral, ku prania e komunitetit nderkombėtar ka qenė esenciale. Dėshpėrimisht, vihet re qė bėhet fjalė pėr tė gjitha ligjet mė tė rėndėsishme nė vend, pėr tė gjitha reformat esenciale tė jetės politike, ekonomike dhe shoqėrore.

Pėrveē qeverisė, si aktor kryesor, pėrveē opozitės si aktori alternativ, “komuniteti ndėrkombėtar” apo “ndėrkombėtarėt”, janė kthyer nė “pala e tretė” qė ėshtė e domosdoshme qė secila prej ēėshtjeve tė rėndėsishme tė politikė sė ditės, tė jetės institucionale, tė ecė pėrpara, apo tė paktėn tė marrė njė drejtim.

Prania e komunitetit ndėrkombėtar nė Shqipėri vjen dhe bėhet jetike, duke filluar tė paktėn pas vitit 1996 dhe problemeve tė zgjedhjeve tė atij viti. Jeta politike e brendshme, e humbi aftėsinė – vetėrregulluese dhe sistemi politik i brendshėm, e kishte tė pamundur prodhimin e “anti – korpeve” tė domosdoshme qė “shėrojnė njė trup politik” nga sėmundjet dhe mutacionet e tij tė herėpashershme, pėr ta kthyer sistemin politik nė shtratin e njė rrjedhe normale demokratike.

Gjatė krizės sė vitit 1997, kjo prani u bė esenciale nė formėn e pranisė sė trupave ndėrkombėtare tė Operacionit Alba dhe misionit tė ish – kancelarit austriak, Franc Vranicki, pėr tė ndėrmjetėsuar krizėn e 1997. Qė nga ajo kohė, prania fizike e komunitetit ndėrkombėtar nė terren, pėrmes misionit tė pėrhershėm tė OSBE nė Tiranė, rolit tė jashtėzakonshėm nė politikėn e ditės tė Ambasadės sė SHBA nė Shqipėri dhe Delegacionit tė Bashkimit Europian nė Tiranė, ėshtė aq e madhe, sa ata janė shdėrruar nė “aktorėt e tretė” tė jetės politike, pėrveē qeverisė dhe opozitės, pa fjalėn e tė cilėve, asgjė nuk shkon pėrpara, asgjė nuk merr rrugė pėr mirė apo pėr keq qoftė.

Disa gjeste politike tė prodhuara prej aktorėve politikė lokakė, si Marrėveshja e 9 Marsit nė vitin 1997, Marrėveshja Nano – Berisha me 2002 pėr zgjedhjen e presidentit konsensual dhe reformėn e insitucioneve, kanė mbetur vetem “akte” tė shkėputura dhe nuk janė trupėzuar dot nė kulturėn politike tė pėrditshme. Nė vakumin e kėsaj gjėje, roli dhe prania e ndėrkombėtarėve nė jetėn e brendshme, ka vazhduar tė mbetet jetike.

Cila ėshtė rrugėzgjidhja pėr ta “ri – normalizuar” sistemin tonė tė brendshėm politik, pėr tė bėrė atė autonomi, nga tronditjet e mėdha, nga thyerjet e mėdha dhe pėr pasojė prishja esenciale ekulibrit politik dhe atij shoqėror. Legjenda e Rozafės, na e ka dhėnė moralin e fabulės sė tij: Dikush njė ditė duhet ta bėjė njė sakrificė, aktorėt politikė duhet mė nė fund tė “pranojnė” sistemin demokratik, ku kemi hyrė. Demokracia liberale ėshtė njė sistem i “institucionalizimit tė konflikit” nė insitucione dhe nė shtratin e hekurt tė njė procedure demokratike me rregulla tė hekurta dhe neutrale ndaj aktorėve pjesėmarrės nė proces. Dhe mbi tė gjitha, bindja ndaj cilitdo rezultati qė vjen nga kjo, aplikimi korrekt i kėsaj procedure demokratike.

Zgjedhjet e reja tė pėrgjithshme, janė rasti qė tema e “aftėsisė vetėrregulluese tė sistemit tonė politik” tė shndėrrohet nė njė temė qėndrore tė fushatės dhe projektit politik tė forcave politike. Qeveria, pra shumica e majtė nė pushtet, nuk po kanė vullnetin pėr tu sjellė nė mėnyrė luajale me pushtetin, nė funksion tė garantimit tė mekanzimit vetėrregullues tė sistemit tonė politik. Edhe pse qeveria e sotme, kur ishte “opozitė e djeshme” ishte viktima e abuzimit tė pushetit tė PD, me ardhjen nė pushtet pas vitit 1997, ajo u shndėrrua pak nga pak nga “viktimė” nė “agresore” e demokracisė shqitpare. Dhe po tregon pėrditė se pa njė presion dhe kushtėzim ndėrkombėtar, ajo nuk ėshtė e gatshme tė “lėshojė” asgjė nga abuzimi qė bėn pėrditė, nuk ka ndėrmend tė korrigjojė asgjė nga mungesa e thellė e luajalitetit ndaj procedurės demokratike. Kjo duket qartė. E kanė tė qartė mediat, aktorėt shoqėrorė, Brukseli dhe Uashingtoni sė bashku.

Sfida reale i mbetet opozitės sė sotme. Partia Demokratike, e cila ka shans tė jetė pushteti i nesėrm, duhet tė garantojė qytetarėt dhe aktorėt lokalė apo ndėrkombėtarė, se si nuk do tė kthehet nga njė “viktimė” e deritanishme nė njė “agresore” e sė nesėrmes, se si do tė garantojė mekanizmin demokratik, se si do tė garantojė pakicėn parlamentare nė tė drejtat e saj, se si do tė garantojė qė sistemi i drejtėsisė do tė japė vendime tė drejta dhe jo nė favor tė qeverisė, se si nė fund tė fundit, do tė garantojė qė nė zgjedhjet e tjera, tė mos kemi nevojė pėr negocimin e OSBE pėr tė bėrė zgjedhje tė lira, tė mos kemi nevojė pėr monitorim tė ndėrkombėtarėve pėr tė ruajtuar dhe numėruar votat. “Ikja nga kompleksi i Rozafės”, meriton tė shndėrrohet nė njė argument elektoral tė kėtyre zgjedhjeve.

























 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos