Epitafi i Glavenicės

25/02/2005  Sa kohė akoma do tė mbijetojė Epitafi i rrallė...?

Nė simpoziumin shkencor tė organizuar dje, nė Muzeun Historik Kombėtar, specialistėt shqiptarė dhe ata tė huaj, tundėn kėmbanat e alarmit pėr veprėn e rrallė, Epitafin e Glavenicės, tė krijuar 7 tė shekuj mė parė, restaurimi i plotė i tė cilės mund tė realizohet nė shumėn maksimale tė 50 mijė eurove

Njė simpozium shkencor, i cili nė thelb nuk bėri gjė tjetėr, vetėm se u ra kėmbanave tė alarmit pėr degradimin e plotė tė Epitafit tė 7-tė shekullor tė Glavenicės, kėtė kryevepėr mesjetare nė rrafsh evropian, njė ndėr trashėgimitė e shumta kombėtare, qė rrezikohen tė shkatėrrohen pėrfundimisht. Tė pranishėm nė kėtė simpozium ishin edhe dr.Marta Jaro, kimiste nė Departamentin e Konservimit tė Muzeut Kombėtar hungarez, nė Budapest dhe dr.Jan Wouters, kimist dhe shef i departamentit analitik pėr ngjyrat dhe tekstilet nė Institutin Mbretėror tė Pasurisė Kombėtare tė Belgjikės, nė Bruksel. Nė vitin 1999, Jan Wouters analizoi ngjyrat e pėrdorura nė fillin e tekstilit tė Epitafit. Duke folur pėr "Metropol", Wouters ka theksuar se restaurimi i kėtij objekti tė rrallė, nuk ėshtė ēėshtje e njė specialisti tė vetėm, por e njė grupi shkencėtarėsh, jo vetėm e njė instituti apo laboratori, por e njė bashkėpunimi ndėrkombėtar, qė del nga kuadri evropian. Ai beson se restaurimi i plotė i kėsaj vepre tė rrallė, realizohet nė njė periudhė kohore 3-5-vjeēare dhe mund tė kushtojė nga 25-50 mijė euro.

A keni patur rastin tė studioni objekte tė ngjashme me Epitafin e Glavenicės?

Sigurisht. Kam studiuar edhe objekte tė tilla, qė i pėrkasin tekstileve tė njė cilėsie shumė tė lartė, si pėr shembull mėndafshi, qė, nė pėrgjithėsi, janė prodhuar nė kontekstin evropian, kryesisht nė rajonin mesdhetar. Madje, kemi gjetur edhe pėrdorimin e ngjyrės sė verdhė, si kjo e kėtij Epitafi nė Rumani, apo edhe nė rajone tė tjera tė Evropės Qendrore dhe Juglindore.

Pra, nė aspktin teknik kemi tė bėjmė me njė objekt tė rrallė?

Pėrsa i pėrket kėtij aspekti, pa dyshim kemi tė bėjmė me njė cilėsi shumė tė lartė. Deri tani janė gjetur rreth 100 objekte qė kanė tė njėjtat karakteristika, si ngjyra e kuqe, tė gjitha tė periudhės sė Mesjetės. Por edhe nga literatura e vjetėr e dimė se objekte tė tilla kanė qenė shumė tė ēmuara dhe shumė tė kushtueshme.

A ėshtė e mundur tė pėrcaktohet koha e saktė e prodhimit tė Epitafit?

Sigurisht. Por ky ėshtė njė vendim i personave pėrgjegjės pėr Epitafin dhe tė mos bėhet thjesht pėr kėnaqėsinė e shkencėtarėve, pasi, nė thelb objekti ėshtė klienti ynė.

A mund tė thoni se sa do tė kushtonte, me pėrafėrsi, restaurimi i Epitafit dhe sa kohė do tė duhej pėr kėtė?

Natyrisht qė nuk mund tė them shuma ekzakte, pasi ka njė mori ndėrhyrjesh qė duhet tė bėhen. Duhet tė dimė me saktėsi se cilat do tė jenė analizat suplementare qė duhet tė bėhen, cilat institucione do tė merren ekzaktėsisht me kėtė punė, por personalisht, nga eksperienca ime mund tė them se do tė duhej njė shumė nga 25 mijė deri 50 mijė euro. Natyrisht ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se njė objekt i tillė nuk mund tė restaurohet, as nga njė njeri i vetėm, as njė laborator i vetėm, institut i vetėm dhe, madje, as nga njė shtet i vetėm. Eksperienca ime e gjithė kėtyre viteve ėshtė se pėr njė objekt kaq tė rėndėsishėm si ky Epitaf, me njė kompleksitet kaq tė madh nė aspektin e prodhimit me kaq shumė elementė pėrbėrės, kėrkohet kėshillimi dhe ndėrhyrja e shumė specialistėve evropianė, por edhe nga kontinente tė tjera. Me pak fjalė, qė tė restaurohet njė objekt i tillė, duhet tė ngrihet njė bord shkencėtarėsh nga tė gjitha fushat, tė cilėt do tė hartojnė njė program tė detajuar pėr mėnyrėn se si do tė operohet pėr restaurimin e kėtij objekti tė rrallė. Pėr sa i pėrket kohės sė restaurimit, vlerėsimi im ėshtė se duke nisur nga niveli zero, pra vendosja e kontakteve dhe ndėrtimit tė bordit qė thashė mė lart, do tė duhet njė periudhė kohore nga 3-5 vjet. Natyrisht, kjo nuk do tė thotė se kjo kohė ėshtė ajo e restaurimit fizik, por e tė gjithė operacionit nė tėrėsinė e tij, ku koha mė e madhe do t'i takojė tė menduarit dhe mėnyrės se si do tė operohet.

Frederik Stamati: Epitafi po "humbet" ēdo ditė

Epitafi i Glavenicės ėshtė njė objekt tepėr delikat, i cili ka patur fatin t'i rezistojė kohės. Prezenca e luterlimės dhe komponentėve tė tjerė ngjyrues, ngre alarmin e rrezikut qė i kanoset nga zbardhja. Ekspozimi i tij nė Muzeun Historik Kombėtar, ku, pavarėsisht se ndriēimi ėshtė i ngrohtė, pėrmban rrezatim ultraviolet nė zonėn e spektrit elektromanjetik nga 380-400 nm. Tė gjithė treguesit janė nė parametra maksimalė dhe rrezikojnė ēdo ēast zbehjen e ngjyrave tė kėtij objekti unikal. Epitafi 630-vjeēar ka jetuar deri nė ditėt tona, si rezultat i ekspozimit shumė tė pakėt nė dritė. Pavarėsisht nga kjo, energjia e akumuluar e ka bėrė punėn e saj. Shumė shpejt, ngjyra e verdhė do tė zhduket fare, ndėrsa jeshilja do tė kthehet nė blu. Vėnia nė funksionim e unazės sė vogėl tė Tiranės, do tė vėrė nė rrezik jo vetėm Epitafin, por edhe tė gjithė objektet qė ndodhen nė Muze, si rezultat i ndotjes sė mėtejshme tė ambientit nė zonė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos