Pse nuk ka sukses Kapitalizmi nė Shqipėri?

18/02/2005  Dėshtimi i ekonomisė sė centralizuar nė kampin komunist pothuaj konsolidoi edhe nė Shqipėri opinionin se kapitalizmi dhe ekonomia e tregut tė lirė janė sistemet mė efiēente pėr gjenerimin e pasurisė dhe prosperitetit ekonomik. Praktikat, nga euforia e fillimit tė viteve ‚90-tė e deri te zhgėnjimet e sotme, kanė ngritur mjaft pikėpyetje nė kėtė drejtim. A ėshtė vallė kultura dhe historia e vendeve ish-komuniste dhe atyre nė zhvillim qė pengon nė njėfarė mėnyre zhvillimin e kapitalizmit? Apo ndoshta njerėzve nė kėto vende u mungon pasuria intelektuale dhe materiale qė tė iniciojnė bizneset e tyre? Ēfarė mund tė thuhet nė kėtė pikė pėr Shqipėrinė post-komuniste?

Nė fillim tė viteve 2000, Co-PLAN llogariti qė vetėm nė Bashkinė e Kamzės (95% e tė cilės ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė informale pas vitit 1990), komunitetet lokale kanė investuar gjatė njė dekade tė paktėn 100 milionė US$ nė ndėrtime pėr qėllime strehimi, biznesi dhe infrastrukturė bazė, ndėrkohė qė investimet publike nė mjaft raste kanė munguar totalisht, ose nė rastin mė tė mirė nuk e kanė kaluar vlerėn 100,000 US$/vit. Akoma mė tej, afėrsisht 6-7 nga 10 objekte tė ndėrtuara pas vitit 1990 nė Shqipėri janė ndėrtuar nė mėnyrė ilegale/informale. Tashmė ėshtė e qartė se sektori informal nė vend pėrbėn njė aktor tė painjorueshėm, madje duke pėrfshirė edhe sfera si biznesi i vogėl, transporti, tregtia, shėrbimet e ndryshme etj.

Me pak fjalė, mund tė themi pa frikė se Shqipėria aktualisht ėshtė pėrfshirė nga njė ’revolucion’ masiv social dhe ekonomik i ngjashėm me Revolucionin Industrial qė ndodhi nė perėndim dy shekuj mė parė, duke i dhėnė shkas lindjes sė vetė kapitalizmit. Gjatė dekadės sė fundit, tė paktėn njė e treta e popullsisė sė vendit, e cila ka jetuar nė terrene tė veshtira malore, e ka abandonuar mėnyrėn tradicionale tė jetesės pėr t’u shpėrngulur nga zonat e izoluara rurale drejt qendrave tė mėdha urbane, dhe ekonomive me globale tė ndarjes dhe zgjerimit tė tregjeve tė punės, tė cilat u parashikuan nga Adam Smith dhe Karl Marks shekuj mė parė. Popullsia e Tiranės tashmė ėshtė 3-fishuar, Durrėsi ėshtė 2-fishuar, Kamza dhe Fushė-Kruja janė 10-fishuar, bregdeti shqiptar po pėrjeton sot njė bum demografik, e kėshtu me radhė. Nė mėnyrė tė ngjashme, gjatė dyzet vjetėve tė fundit 4 bilionė njerėz nga vendet ish-komuniste dhe nė zhvillim janė zhvendosur nga fshatrat drejt qyteteve. Kėta qindra-mijėra, madje miliona, njerėz tė sapoardhur, qė gėlojnė nė periferitė e qyteteve tė mėdha, janė aktorėt mė tė rinj nė skenėn kombėtare dhe globale tė ekonomisė. Jo rastėsisht ekonomia informale nė Rusi dhe Ukrainė sot okupon 50% tė GDP-sė. Tregu i zi nė Gjeorgji gjeneron rreth 62% tė tė ardhurave kombėtare. Vetė Organizata Botėrore e Punės (ILO) raporton se 85% e gjithė vendeve tė reja tė punės nė Amerikėn Latine dhe Karaibe pas vitit 1990 krijohen nga sektori informal/ekstraligjor. Nė mjaft vende tė Afrikės vetėm 10% e fuqisė punėtore ėshtė e punėsuar nė mėnyrė tė ligjshme.

Edhe pse migrantėt e rinj tė postkomunizmit jetojnė nė qytete fantazma dhe janė tmerrėsisht tė varfėr, nėse krahasohen me standardet perėndimore, ata nė fakt nuk janė ’proletarė’ dhe nuk janė pa asete. Madje eksperiencat botėrore, tė ngjajshme me atė tė Shqipėrisė aktuale, dėshmojnė se ata pėrfaqėsojnė njė klasė tė re tė ’sipėrmarrėsve’ qė po krijohet mbi bazėn e njė sistemi pronėsie tėrėsisht informal. Ashtu si nė Shqipėri, nė shumė qytete tė botės nė zhvillim, rregullat qė pėrcaktojnė se kush ka nė pronėsi njė objekt tė caktuar ndryshojnė nga lagja nė lagje, dhe nga rrugica nė rrugicė. Tė drejtat e pronėsisė nė kėto zona shpesh rrjedhin nga logjika ekstreme tradicionale dhe fetare, madje mund tė trashėgohen edhe nga sisteme mjaft primitive e gati mesjetare qė u ka kaluar tėrėsisht koha. Sidoqoftė, kėta ’sipėrmarrės’ tė heshtur qė zotėrojnė ’assete ekstraligjore’, tė cilat pėrllogariten me shifra tronditėse dhe madje tejkalojnė shumė herė ndihmat e huaja multi dhe bilaterale dhėnė vendit tonė, pėr hir tė vėrtetės nuk duan tė jetojnė jashtė ligjit. Prova pėr kėtė ėshtė fakti qė edhe pse janė tė detyruar tė operojnė jashtė sistemit ligjor, kėta njerėz kanė krijuar tashmė ’ligjet’ e tyre ekstra, tė cilat nuk janė aspak rregulla tribale-feudale sesa elemente fillestare tė mirėfilltė tė ekonomisė sė tregut qė po ravijėzohet. Pėr kėta njerėz ekonomia e tregut dhe kapitali nuk janė ’paragjykime borgjeze’ apo ’koncepte jashtė-tokėsore’, por qėllime dhe objektiva, pėr tė cilat ata sfiliten ēdo ditė me ambicien pėr t’i realizuar.

Nga ana tjetėr, nė mjaft vende, pėrfshi edhe Shqipėrinė, procedurat pėr tė siguruar pronėsinė zyrtare ligjore tė njė ndėrtesė apo tė njė biznesi shpesh janė mjaft tė gjata, tė kushtueshme, pėrjashtuese, burokratike, tė korruptuara dhe tepėr tė komplikuara, duke kontribuar me shumė pėr zgjerimin e sektorit informal sesa pėr minimizimin e tij. Pikėrisht kėtu qėndron problemi mė thelbėsor. Nė vend qė t’i ndihmojė njerėzit, ashtu siē ėshtė aktualisht ligji, i pėrjashton ata! Ėshtė saktėsisht ky kurth ligjor qė prodhon ndjenjėn e vetėpėrjashtimit pėr mjaft njerėz tė thjeshtė, tė cilėt ēdo ditė pėrfundojnė nė logjikėn e informalitetit dhe tė njė ’klase sociale’ tė dorės sė dytė. Kjo ndodh sepse nga vendimmarrėsit ende nuk po kuptohet qė sistemi/legjislacioni pėr evidentimin e pasurive tė paluajtshme dhe bizneseve janė esenciale pėr zhvillimin dhe prosperitetin e njė vendi. Akoma mė keq nuk po kuptohet se koncepti i pasurisė sė paluajtshme nuk ka tė bėjė thjesht me pronėsinė, por ėshtė ’arkitektura’ e fshehtė qė pėrcakton fatin e ekonomisė sė tregut nė njė vend. Pa sisteme dhe institucione profesionalisht ligjore pėr evidentimin e saktė dhe ligjor tė pasurive tė paluajtėshme dhe bizneseve, pėrpjekjet pėr tė krijuar njė ekonomi tė qėndrueshme tė tregut janė tė destinuara tė dėshtojnė tėrėsisht.

Lidhja midis njė sistemi zyrtar dhe tė ligjshėm tė pasurive tė paluajtshme dhe krijimit tė mirėqenies nė njė vend, bėhet edhe mė esenciale pėr rastin e Shqipėrisė po tė kuptojmė sė pėrveē posedimit fizik tė shtėpive dhe bizneseve, njė pjesė e mirė e shqiptarėve nuk mund tė gjenerojnė pasuri dhe mirėqenie, pasi asetet e tyre qėndrojnė tėrėsisht jashtė sistemeve ligjore, ose nė rastin mė tė mirė janė regjistruar me shumė pasaktėsi dhe deformime, duke krijuar probleme serioze pėr tė ardhmen. Fatkeqėsisht, pikėrisht institucioni i regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme – ai qė duhet tė garantojė funksionimin dhe suksesin e ekonomisė sė tregut nė Shqipėri – rrezikon tė degjenerojė nė njė institucion malinj, politikisht tė varur, dhe kryekėput kleptokratik, ndėrsa pėr tė ndryshuar gjendjen e tij tashmė nuk bėhet me fjalė pėr reformė, sesa pėr ta ringritur atė nga e para. Dikush mund tė pyesė: pse ky qėndrim kaq radikal. Sepse pronėsia nuk mund tė jetė krejtėsisht e pasigurtė siē ėshtė nė Shqipėri! Sepse nė kėtė mėnyrė nuk mund tė verifikohen dot sistematikisht adresat dhe tė mbildhen taksat! Edhe asetet nuk mund tė pėrshkruhen sipas standardeve tė biznesit! Njerėzit nuk mund tė detyrohen tė paguajnė borxhet! Autorėt e vjedhjeve dhe humbjeve financiare nuk mund tė identifikohen! Si rezultat, ndėrtesat dhe toka nuk mund tė pėrdoren pėr tė garantuar kreditė dhe kontratat! Pronėsia e njė biznesi nuk mund tė ndahet dhe tė paraqitet nė pjesė, tė cilat mund tė blihen nga investitorė tė ndryshėm! Pa ligje dhe institucione pėr pasuritė e paluajtshme, kapitali nė vetvete e ka tė pamundur tė rikrijojė mirėqenie dhe pasuri, pasi instrumentet qė shėrbejnė pėr tė depozituar dhe transferuar vlerėn janė tė gjitha tė pėrcaktuara nga arkitektura e marrėdhėnieve ligjore, me tė cilat njė sistem pronėsie ėshtė ndėrtuar.

Pas njė eksperience thuajse njė dekade nė Shqipėri, Co-PLAN Instituti pėr Zhvillimin e Habitatit ka arritur nė mėnyrė krejt tė pavarur nė konkluzione qė rivėrtetojnė edhe njėherė pėrgjigjen globale qė i ka dhėnė ekonomisti i mirėnjohur peruan Hernando De Soto (pėrmes dy veprave tė tij: Misteri i Kapitalit dhe Rruga Tjetėr) pyetjes sė shtruar nė nėntitullin e kėtij artikulli. De Soto e filloi nga supozimi se kapitalizmi ėshtė sistemi mė i mirė pėr tė garantuar mirėqenien. Mė tej, ai studioi se si mund tė bėhen kapitalizmi dhe ekonomia e tregut tė lirė tė mirėfunksionueshėm edhe nė vendet ish-komuniste dhe ato nė zhvillim. Pėr tė testuar supozimin se njerėzit e varfėr janė tė varfėr, sepse atyre u mungon pasuria materiale, De Soto dhe ekipi i tij (Instituti pėr Liri dhe Demokraci) ndėrmorėn gjatė viteve 90-tė studime tė thelluara nė disa nga kryeqytetet kryesore tė kėtyre vendeve. Studimi pėrfshiu vlerėsimin e vlerės sė tregut pėr ndėrtimet (dyqane, shtėpi, punishte, biznese etj.) nė disa nga lagjet mė tė varfėra, duke analizuar materialet e ndėrtimit tė pėrdorura, krahasuar me ēmimet e tyre aktuale tė shitjes nė treg.

Si rezultat i studimit, De Soto argumentoi se njerėzve mė tė ardhura tė ulėta dhe tė varfėrve nė vendet ish-komuniste dhe ato nė zhvillim, nė tė vėrtetė nuk u mungojnė aspak asetet. Nė tė kundėrt, vlerėsohet se kjo shtresė sociale zotėron mė sė paku rreth 10 trilionė US$ - ose pothuaj baraz me vlerėn totale tė tė gjitha kompanive tė listuara nė bursat e shkėmbimit tė stoqeve tė 20 vendeve mė tė pasura tė botės. Atėherė lind pyetja: pse aktualisht janė kaq tė varfėr njerėzit qė banojnė nė zonat e varfėra (psh., nė lagjet me ndėrtime tė paligjshme) tė vendeve nė zhvillim, edhe pse ata posedojnė njė pasuri tė tillė pronash tė patundshme? Pėrgjigjja ėshtė se kjo pasuri ėshtė efektivisht e ’vdekur’, pasi ėshtė e vėshtirė pėr poseduesit tė kuptojnė vlerėn e saj nėse do ta investonin atė nė njė biznes tė ligjshėm. Kėta tė fundit, as nuk mund ta shesin dhe as nuk mund ta pėrdorin kėtė lloj ’pasurie’ si siguri pėr tė marrė kredi. Kjo ndodh pėr shkak se shumica e pasurisė sė kėtyre ’pronave tė patundshme’ nuk ėshtė e njohur ligjėrisht dhe e formalizuar.

Nė pėrfundim, mund tė themi se pėrgjigjja mbi fatin i zhvillimit tė kapitalizmit pėr vendet nė tranzicion (pėrfshi edhe Shqipėrinė) varet tėrėsisht nga vetė qeveritė e kėtyre vendeve. Kėto tė fundit duhet tė marrin iniciativėn pėr tė konvertuar tė drejtat e pronėsisė nga gjendja informale nė atė ligjore. Pėr mė tepėr, kjo gjė duhet shtrirė nė mbarė territorin e vendit. Pėrvoja e vendeve mė tė zhvilluara nė perėndim dėshmon se vetėm tė drejtat e pronėsisė sė ligjshme janė grancia kryesore pėr zhvillimin e suksesshėm tė kapitalizmit – sistemit ekonomik, tė cilin e pranuam njėzėri nė fillim tė viteve 90-tė. Si konkluzion, tre janė rekomandimet kryesore tė Co-PLAN pėr Qeverinė shqiptare:

(Ri)ngritja e sistemeve zyrtare tė evidentimit tė pasurive tė paluajtshme, gjė qė i bėn njerėzit dhe bizneset mė tė besueshėm, pasi adresat e tyre mund tė verifikohen lehtėsisht. Kjo gjė ndihmon pėr forcimin e besimit midis palėve qė nuk njihen mė parė – kusht ky i domosdoshėm pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie biznesi nė kapitalizėm.

Njohja e plotė, ligjore dhe zyrtare e tė drejtės sė pronėsisė, pėrfshi rehabilitimin dhe kompensimin e plotė tė tė shpronėsuarve nė mėnyrė tė dhunshme gjatė komunizmit. Kjo gjė e bėn pasurinė e paluajtshme fleksibėl. Tė drejtat e formalizuara tė pronėsisė i mundėsojnė asaj aftėsinė pėr t’u ndarė nė pjesė midis individėve – gjė qė rezulton nė mė shumė fleksibilitet pėr tė marrė kredi, pėr tė investuar, apo pėr tė ndarė rriskun.

Dhėnia e titujve tė pronėsisė sė ligjshme sektorit informal/ekstraligjor tė strehimit, biznesit dhe pronėsisė, pėrmes procesit tė legalizimit me kushte dhe rregulla loje, gjė qė do tė sigurojė mėnyra tė besueshme pėr tė vėrtetuar pasuritė e tė tjerėve – dhe i jep ekonomisė njė hov tė paparė pėr shkak tė vėnies nė lėvizje tė kapitaleve tė ’vdekura’ tė cilat mund tė ’ngjallen’ vetėm pėrmes njė procesi ligjor formalizimi.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos