Migrimi, rriten qytetet dhe zvogėlohen fshatrat

26/01/2005  20 pėr qind

ėshtė zvogėluar

popullsia nė fshat



8 pėr qind

ėshtė rritur

popullsia nė qytet



51% tė shpėrngulurve

Nga Malėsia e Madhe

kanė ardhur nė Shkodėr



338 mijė banorė

numri i banorėve

tė Qarkut tė Shkodrės









Fatkeqėsi pėr Shkodrėn largimi i elitės intelektuale drejt Tiranės apo jashtė







SHKODER - Migrimi i popullsisė nė Qarkun e Shkodrės, ėshtė tashmė njė fenomen i pashmangshėm. Biznesmenet dhe intelektualėt, nė mė tė shumtėn e rasteve janė ata qė ikin drejt kryeqytetit.

Deri nė vitin 1997, Qarku i Shkodrės radhitej si Qarku me migrimin mė tė vogėl tė popullsisė drejt qyteteve tė tjera. Pas kėtij viti, kėto raporte janė pėrmbysur dhe vitet e fundit migrimet nga ky qark janė rritur ndjeshėm.

Ngjarjet e vitit 1997 ishin njė goditje pėr qytetin e Shkodrės, ku pjesa mė e madhe e tregtarėve u larguan nga qyteti drejt Tiranės, pėr shkak tė gjobave tė vėna nga grupe tė ndryshme kriminale qė kontrollonin qytetin nė atė kohė. Kjo bėri qė qyteti i Shkodrės tė mbetet pa investitorė, ēka ndikoi ndjeshėm nė ekonominė e qytetit dhe mė pas favorizoi edhe migrimin e pjesės tjetėr drejt Tiranės.



Migrimi

Migrimi ėshtė njė dukuri tipike e kėtij qarku nė kėto vite. Gjatė kėtyre viteve popullsia ėshtė zvogėluar me rreth 20 pėr qind nė fshat dhe ėshtė rritur me rreth 8 pėr qind nė qytete, qė tregon se largimet nga zonat e thella malore nga Dukagjini, Shllaku, Vermoshi dhe fshatrat e tjerė kanė qenė tė shumta, veēanėrisht drejt Shkodrės. Kjo lidhet dhe pamundėsitė pėr jetesė nė kėto zona tė thella.

Ndėrkohė, largimet nga Qarku i Shkodrės drejt Tiranės, Durrėsit dhe Lezhės, pėrbėjnė 20 pėr qind tė popullsisė sė kėtij qarku.

Nga tė largurit nga Shkodra, 87 pėr qind e tyre janė vendosur nė Tiranė, Durrės dhe Lezhė, ndėrsa nė Malėsi tė Madhe 12 pėr qind, nė Pukė vetėm 1 pėr qind.

Nga ana tjetėr, vetėm nga qyteti i Pukės, mėsohet se ka migruar drejt Tiranės rreth 50 pėr qind e numrit tė banorėve tė tij. Nga rrethi i Pukės kanė migruar nė Shkodėr vetėm 10 pėr qind.

Ndėrkohė bie nė sy shpėrngulja e madhe e popullsisė nga Malėsia e Madhe drejt Shkodrės, ku kanė emigruar, nė Shkodėr rreth 51 pėr qind e tė shpėrngulurve gjithsej.

Sipa kryetarit tė Qarkut, Lorenc Luka, mėsohet se “migrimi i theksuar i popullsisė sė Shkodrės, kryesisht drejt kryeqytetit lidhet drejtpėrdrejtė me situatėn e pastabilizuar ku ndodhet Shkodra. Kjo ka tė bėjė me mungesen e energjise elektrike, infrastrukturės dhe megjithėse rendi ėshtė pėrmirėsuar, ende ekziston frika e disa biznesmenėve pėr t’u kthyer nė Shkodėr. Shkodranėt qė kanė lėnė Shkodrėn, e kanė bėrė nga halli e jo nga dėshira, sepse shkodranėt historikisht nuk e kanė pasur zakon tė migrojnė. Njė ditė edhe ata do tė kthehen, sepse ėshtė qyteti i tyre”, shprehet me optimizėn Luka.



Popullsia

Qarku i Shkodrės, ėshtė i pesti nė renditje nė shkallė Republike, pėr sa i pėrket numrit tė popullsisė. Ky qark ėshtė i dyti nė renditje, pėr nga sipėrfaqja.

Sipas tė dhėnave adiministrative, Qarku i Shkodrės ka njė popullsi prej 338 mijė banorė.

Sipas ndarjes administrative, popullsia e qarkut ėshtė shpėrndarė nė tre rrethe qė pėrfshijnė 5 bashki, 29 komuna dhe 269 fshatra. Rreth 2/3 e popullsisė jeton nė rrethin e Shkodrės.

Dendėsia e popullsisė nė kėtė qark ėshtė 71.8 persona pėr kilometėr katror, dendėsi kjo mė e vogėl se mesatarja e vendit.

Nė Qarkun e Shkodrės, pjesa mė e madhe popullsisė jeton nė fshat rreth 63 pėr qind e saj, kundrejt 58 pėr qind qė ėshtė kjo shifėr nė shkallė vendi. Nė rrethin e Shkodrės, nė fshat banon 53 pėr qind e popullsisė, ndėrsa nė rrethet Pukė dhe Malėsi e Madhe mibzotėron popullsia fshatare.

Sipas pjesės sė popullsisė rurale, rrethi i Malėsisė sė Madhe nė Qarkun e Shkodrės, renditet i pari nė shkallė vendi me 89 pėr qind tė popullsisė fshatare, i ndjekur nga Librazhdi, Dibra dhe Hasi.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos