Dokumentet, nga leja e ndėrtimit deri...

24/01/2005  Pėr t'ju ardhur nė ndihmė, ja se ēduhet tė bėni pėr tė nisur njė ndėrtim tė ligjshėm



Fillimisht paraqitet nė sekretarinė e KRT-sė sė Bashkisė, kėrkesa pėr leje ndėrtimi. Ajo duhet tė jetė e shoqėruar me projekt-idenė e arkitektit dhe me aktin e pronėsisė nga firma ndėrtuese. Akti i pronėsisė shoqėrohet edhe me hartėn treguese. Ndėrkohė projekti duhet tė firmoset, tė bėhet azhornimi pėr rrjetin inxhinjerik nga Ndėrmarrja e ujėsjėllsit, ajo e e kanalizimeve tė ujrave tė zeza, elektrike, e telekomit, ndėrmarrja e mbrojtjes kundra zjarrit, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Inspektoriati Sanitar i Shėndetsisė dhe mendimi i zyrės sė urbanistikės pranė minibashkisė pėrkatse.

Ndėrkohė nga kufitarėt merret deklaratė noteriale qė pranojnė tė ngrihet ky ndėrtim. Firma duhet tė paraqesė studimin urbanistik tė zonės bėrė nga projektuesi. Katėr vitet e fundit projekt-idea kėrkohet i punuar nė kompjuter dhe tridimensional. Ndėrkohė duhet bėrė dhe studimi sizmik i zonės, pėr ndėrtesat deri nė 8 katėshe Bashkia e ka kėtė studim, pasi e ka bėrė Insituti Sizmik dhe nuk ėshtė i nevojshėm, por pėr ndėrtesat mbi 8 kate firma e ndėrtimit duhet tė paraqesė studimin e bėrė nga njė firmė, inxhinjer i specializuar nė sizmik. Dyzetė ditė pas marrjes sė lejes pėr shesh ndėrtimi ke tė drejtė tė kėrkosh lejen e ndėrtimit. Nė kėtė rast Bashkia shqyrton kryesisht projektin e ndėrtesės qė do tė ngrihet. Firma duhet tė paraqesė relacionin teknik shpjegues tė studimit tė projektit tė firmosur nga projektuesit, nga akritekti dhe konstruktori me firmė origjinale, nė tre kopje. Jepen tė dhėnat pėr ēdo apartament tė dnėrtesės dhe tipet e saj. Mė pas kur zbardhet leja e ndėrtimit kėrkohet projekti i plotė duk nisur nga aktitektura, rrjeti elektrik, hidrosanitar, ngrohtje deri dhe ventilim. Gjitnjė leja e dnėrtimit jepet duke patur parasysh kondicionet urbanistike, largėsinė mes dy ndėrtesave, qė kur janė njė katėshe duhet tė jenė 4 metra larg, mė pas me shtrimin e ēdo kati shtohen edhe dy metra. Ndėrkohė largėsia nga rruga ėshtė minimalisht 5 metra pėr ndėrtesa tė ulta.



Kondicionet urbanistike

Largėsia mes dy ndėrtesa 1-katėshe 4 metra

Mė pas pėr ēdo kat mbi largėsia shtohet me 2 metra

Largėsia mes dy ndėrtesa dykatėshe 6 metra

Largėsia nga rruga minimalisht 5 metra







Dokumentat e nevojshme pėr paisjen me leje pėr sheshe ndėrtimi

1. Formulari tip kėrkese Nr.1 dhe Nr.6 (pėr prerjen e drurėve) e Nr. 8 (pėr prishjen ndėrtimeve egzistuese) nė rast se nevojiten.

2. Vertetimin e pronėsisė shoqėruar me hartėn treguese.Ky dokument duhet tė jėtė i tre muajve tė fundit dhe origjinal.Nė tė tė jetė e shpehur nė m2 sipėrfaqja e pronės, numri i pronėsisė si dhe kufitarė.Ky dokument duhet tė shoqėrohet me prokurėn e kėrkuesit.Origjina e pronės - Vendimi i komisionit tė kthimit tė pronave

- Dhurim

- Akt trashėgimnie

- Kontratė shit- blerje

3. Gen –plan azhornimi me gjėndjėn faktike tė zonės nė shkallėn 1:500 nė format A3 i konfirmuar nga sektori i Kadstrės Urbane pranė Bashkisė sė Tiranės,ky gen-plan del me vulėn e Bashkisė (kundrejt tarifės prej 40 lek/m² ).

4. Formulari Nr.3/1 sė bashku me azhornimet e infrastrukturės te hedhura nė Gen-plan e pėrmėndur nė pikėn 3 ( i fotokpjuar )Ndėrrmarrjet ku merren kėto azhornime ndodhen si mė poshtė:

- Ndėrmarrja e ujėsjėllsit (rruga Maliq Muco )

- Ndėrmarrja e kanalizimeve tė ujrave tė zeza (rruga Maliq Muco 0

- Ndėrmarrja elektrike (rruga Reshit Petrela )

- Ndėrmarrja e telekomit (rruga Reshit Collaku )

- Ndėrmarrja e mbrojtjes kundra zjarrit (rruga Artan Lėnja )

- Agjensia Rajonale e Mjedisit (rruga Qemal Stafa )

- Inspektoriati Sanitar i Shėndetsis

- Mendimi i zyrės sė urbanistikės pranė minibashkisė pėrkatse.

5. Studimi urbanistik pjesor i zonės ku do tė ndėrtohet objekti.Ky studim do tė bėhet mbi fotokopjen e genplanit tė azhornuar nga Bashkia( pika 3) .Studimi do tė bėhet nga arkitekt i licensuar pėr kėtė kategori dhe tė jėtė i firmosur dhe vulosur me firmė origjinale nga ai. Bashkangjitur edhe licencen e noteruar tė arkitektit.

6.Planvendosja e objektit ne shkallė 1:500 me pėrmasa dhe distanca nga kufinjtė e pronės dhe aksi i rrugėse cila do tė punohet mbi fotokopje tė genplanit tė hartuar nga sektori i Kadastrės (pika 3).Kjo do tė jetė e firmosur nga arkitekti.Nė pjesėn ė sipėrme tė jetė shkruar qartė objekti ,numri i kateve,rruga ku ndėrtohet dhe pronarėt e truallit.

7. Projekt idea e objektit hartuar nga projektuesi dhe tredimensionali nė dy kopje tė firmosura nga projektuesi me firmė origjinale.Projekti i punuar nė kompjutėr.Fotokopje e noteruar e licences.

8. Relacion shpjegues i studimit dhe projektit pregatitur nga projektuesit firmosur nga ai ,me firmė origjinale.

9. Sistemet e jastme,gjelbėrim ,sheshe, parkime ,rrugė si dhe skemat e lėvizjeve tė kėmbėsorėve dhe makinave. (SH1:500 pėr studime ose SH1:200 pėr objekte ).

10.Fotomontazh i objektit mbi foton e gjėndjes egzistuese.

11.Marrėveshje me deklaratė noteriale me pronarin e pronė kufitare ku tė theksohen numri i pasurive tė pronarėve kufitarė tė cilėt japin kėtė deklaratė.Tė pėrputhen emrat e bashkpronarėve qė firmosin deklaratėn me emrat e vėrtetimeve hipotekore kur ky ndėrtimi propozohet me kallkan deri nė kufi tė pronėsisė.Deklaratat bėhen para noterit me vulė tė thatė.

12. Leja nga Insituti i Monumenteve tė Kulturės nė ato zona ose objekte qė janė nėn mbrojtjen e kėtij institucioni.

13. Studim nga Insituti i Sizmikės pėr objekte mbi 8 kate.

14. Vėrtetim nga Insituti gjeologo-inxhinjerik pėr ndėrtesa mbi 3 kate.

15. Dokument fotografik i zonės (fotografi 20x30).

16. Deklaratė noteriale e pronarit pėr personat e pastrehė qiramarrės nė ish pronė private nė se ka ose jo.Kjo shoqėrohet me nje vėrtetim nga drejtoria e Burimeve Njerėzore e cila konfirmon kėtė.

17. Brėnda 30 ditėve duhet kryer e plotėsuar plotėsimet qė kėrkohen . Pas kėsaj date dosja i rikthet Njėsisė Bashkiake.Marrja e pėrgjigjes jo mė pak se 60 ditė pas plotėsimit.Leja e sheshit do tė merret pas Miratimit nė KRRT dhe zbardhjes sė vendimeve.



Dokumentat e nevojshme pėr paisjen me leje ndėrtimi

1. Formulari Nr.3 .

2. Formulari Nr.2 i lejes sė aprovuar tė sheshit tė ndėrtimit.

3. Kontrata noteriale midis pronarit tė truallit dhe firmės sė ndėrtimit, si dhe licenca e noteruar e firmės sė ndėrtimit brėnda afatit tė pėrdorimit.

4. Relacion teknik shpjegues i studimit tė projektit i firmosur nga projektuesit me firmė origjinale, nė tre kopje.( arkitekt, konstruktor).

5. Fotokopje e noteruar e licencave tė projektuesve brėnda afatit tė pėrdorimit(arkitekt, konstruktor).

6. Tė dhėnat e studimit gjeologo –inxhinjerik , pėr sheshin ku do tė bėhet ndėrtimi.

7. Tė dhėnat e studimit inxhiniero –sizmologjik pėr sheshin ku do tė bėhet ndėrtimi ( pėr objekte mbi 8 –kat) ; ndėrsa pėr objekte nėn 8-kat, vėrtetim nga Insituti i Sizmikės.

Pėr zbardhjen e lejes sė ndėrtimit pas Vendimit tė Lejes sė Ndėrtimit nga KRRT-ja.

1. Projekt zbatimi i plotė nė tre kopje(sipas vendimit , formularit dhe genplanit tė Lejes sė Ndėrtimit) :arkitekturė,konstruksion, elektrik, hidrosanitar,ngrohje –ventilim(i firmosur nga projektuesit me firmė origjinale, i shoqėruar me tabelėn e fletėve pėr secilin projekt)

2. Nė projektin e zbatimit tė jepen tė saktėsuar tipet e apartamenteve, sipėrfaqet pėr secilin tip dhe sasia e tyre ,pėr cdo objekt me destinacion banese.Pėr objektet ,vizatimet e tė cilėve janė pėrpunuar nė kompjutėr,tė sillen nė disketė vizatimet e planimetrive tė objektit.

3. Llogaritjet bazė tė konstruksionit tė firmosura nga konstruktorėt me firmė origjinale.

4. Planimetria e sistemimeve tė jashtme e plotėsuar me kuota altimetrike, nė 3 kopje (bashkangjitur projekt zbatimit , e firmosur nga projektuesit me firmė origjinale.

5. Plani i organizimit tė punimeve + grafiku i punimeve, nė tre kopje(bashkangjitur projekt zbatimit,i firmosur nga drejtuesi teknik i subjektit ndėrtues me firmė origjinale.

6. Preventivi i hartuar mbi bazėn e cmimit mesatar pėr metėr katror ,deklaruar nga E.K.B.Ky nė tre kopje i firmosur nga projektuesit me firmė origjinale.

7. Certifikata e pastertisė nga Inspektoriati i Mjedisit Urban, dokument i cili jepet firmės ndėrtuese pėr tė vėrtetuar qė ky subjekt nuk ka detyrime tė pashlyera.

8. Vėrtetim nga Ndermarrja e Tregjeve Taksave pranė Bashkisė sė Tiranės, dokument i cili i jepet firmės ndėrtuese pėr tė vėrtetuar qė ky subjekt nuk ka detyrime tė pashlyera.





Kėrkesat pėr dhėnien e lejes sė shfrytėzimit

Kėrkesa pėr pėr leje shfrytėzimi bėhet nga investitori ose subjekti ndėrtues dhe shoqėrohet me dokumentacionin e poshtėshėnuar:

• Fotografi tė fasadave tė objektit, fletė A-4

• Relacion i kolaudatorit pėr zbatimin e projektit, ku tė reflektohen tė gjitha ndryshimet e bėra nė projektin e miratuar.(Tė evidentohen shkeljet nėse ka.dhe si janė plotėsuar punimet e maskuara).

• Liēensa e kolaudatorit.

• Relacion i supervizorit mbi zbatimin e objektit

• Liēensa e supervizorit

• Liēensa e drejtuesit teknik

• Vendimi i K.RR.T-sė pėr shesh ndėrtimi.

• Vendimi i K.RR.T-sė pėr leje ndėrtimi.

• Formularėt pėr shesh dhe leje ndėrtimi.

• Gen-plani i aprovuar sipas lejes sė ndėrtimit.

• Projekti i aprovuar nga Bashkia me vulat pėrkatėse. (Plani i katit tė podrumit, Plani i katit pėrdhe, Planet e katit tip, Plani i tarracės, Prerjet dhe Pamjet e objektit).

• Liēensat e projektuesve. (Arkitekt, konstruktor).

• Aktet e kontrollit pėr fazat e ndėrtimit tė objektit.

(Akti i piketimit, Akti i kontrollit tė 0.00, Akti i kontrollit tė karabinasė, Akti i kontrollit tė sistemimit )

• Akt- marrėveshja midis firmės ndėrtuese dhe pronarit tė truallit.

• Akt-kolaudimi nga ndėrrmarja e ujėsjellės- kanalizimit qė vėrteton se subjekti ndėrtues ka kryer zbatimin e punimeve tė furnizimit me ujė (spostim rrjeti) dhe shkarkimit tė rrjetit tė K.U.Z (spostim rrjeti) sipas projektit tė miratuar nga kjo ndėrrmarje.

• Proēes-verbal nga K.E.SH. sh.a, Filiali Elektrik i Qytetit Tiranė, i cili vėrteton se objekti ėshtė marrė nė dorėzim nga Filiali Elektrik.

• Vėrtetim nga Drejtoria e Pastrimit mbi vendosjen e pikave te hedhjes se mbeturinave.

• Deklarata e pastėrtisė nga Inspektoriati i Mjedisit.

• Situacioni pėrfundimtar i pnimeve te kryera.

• Vėrtetim nga Tatim-Taksat, sipas tė cilit vėrtetohet se subjekti ndėrtues i ka shlyer tė gjitha detyrimet ndaj tatim-taksave.

Njė kopje origjinale ose e noteruar e projektit konstruktiv, bashkė me tabelėn e fletėve, (nė rast se nuk janė tė depozituara nė dosjen e lejes), i cili do tė jetė i kapur veēantė nga dosja e aktit tė kolaudimi dhe do tė depozitohet nė arkivė.

Njė kopje origjinale ose e noteruar e projektit tė instalimeve elektrike te objektit dhe hidraulike, (nė rast se nuk janė tė depozituara nė dosjen e lejes), i cili do tė jetė i kapur veēantė nga dosja e aktit tė kolaudimi dhe do tė depozitohet nė arkivė.

Njė kopje e spostimit tė rrjetit tė ujėsjellės- kanalizimit, miratuar nga ndėrrmaraja e Ujėsjellės Kanlizimit, i cili do tė jetė i kapur veēantė nga dosja e aktit tė kolaudimi dhe do tė depozitohet nė arkivė.

Njė kopje e spostimit tė rrjetit elektrik, miratuar nga ndėrrmarja pėrkatėse, i cili do tė jetė i kapur veēantė nga dosja e aktit tė kolaudimi dhe do tė depozitohet nė arkivė.

SHĖNIM: Dokumentacioni duhet tė jetė nė dy kopje tė noterizuara sipas rrradhės nė listėn e sipėrpėrmėndur. Relacioni i kolaudatorit, duhet tė jetė i firmosur nga kolaudatori, zbatuesi dhe supervizori















 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos