Kurmema, avokati sjell dėshmitarėt kundėr akuzės

09/12/2004  TIRANĖ – Para tė pandehurit Astrit Kurmemaj dje, erdhėn dy dėshmitarė. Kujtim Basha ka qenė nė momentin e vrasjes sė Luan Muēės, nė datė 13 prill 2003, por shpjegoi se nuk ka njohur njeri, edhe pse ka parė dikė qė kishte kaluar shumė shpejt. "Unė isha nė dyqan, gati 30 metra nga vendi i ngjarjes. Dėgjova krisma dhe menjėherė u fsheha prapa frigoriferit. E di qė u vra Luan Muēa, qė pak sekonda para se tė shtrihej nė rrugė mė pėrshėndeti". Ndėrsa dėshmitari i dytė, Fatos Prizreni, deklaroi se erdhi nė gjykatė vetėm pėr tė respektuar trupin gjykues. Ai ėshtė pronar i njė lokali nė Shkodėr. Nga ky lokal, qė nė prill tė vitit tė kaluar nuk punohej, ėshtė qėlluar pėr vdekje Luan Muēa. "Unė kam qenė nė Greqi sė bashku me gruan dhe lokalin e kam patur tė mbyllur. Ēelėsat i kam patur vetėm unė. Nuk e di pse mė kanė thirrur. Pėr vrasjen nuk kam dijeni". Kaq ishte dėshmia e Prizrenit. Pėr tė dėshmuar ėshtė thirrur edhe shtetasi Leandro Matia, i cili nė momentin e vrasjes ka qenė nė dyqan, duke blerė njė paketė. Por adresa e tij nuk gjendet. Dje u tha se dėshmitari ka shitur shtėpinė dhe ėshtė larguar nga Shkodra.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos