Numrat dhe kodet e llogarive bankare gati pėr ndryshim, disa banka nisin procedurat

BSH-ja u kėrkon subjekteve private tė informojnė klientėt

Ervin Koēi

Bankat private nė Shqipėri kanė nisur nga ndryshimi i numrave dhe kodeve tė llogarive bankare, tė cilat janė tashmė nė njė proces rimodelimi pėr arsye sigurie. Nė kėtė proces do tė futen kodet dhe numrat e kodifikimit tė tė gjitha llogarive bankare (rrjedhėse apo depozita), kartave tė kreditit dhe debitit dhe tė tė gjitha llojeve tė shėrbimeve tė tjera tė koduara personale tė klientit. Edhe pse procesi ka mė tepėr lidhje me sigurinė e brendshme tė sistemit bankar privat dhe jo me krizėn globale financiare, pėrsėri Banka e Shqipėrisė ka kėrkuar nga bankat private qė tė tregojnė kujdes nė transparencėn dhe nė informimin pėr kėtė proces. Rregullorja e miratuar nė korrik tė kėtij viti nga BSH-ja detyron tė gjitha bankat e nivelit tė dytė nė vendin tonė tė njoftojnė klientėt e tyre pėr ndryshimin e numrit tė tyre tė kodit tė llogarisė bankare. Ky ndryshim, afati i tė cilit ėshtė deri nė 30 qershor tė 2009-s, nėnkupton unifikimin e sistemit tė llogarive bankare, duke bėrė qė nė ēdo cep tė botės llogaritė bankare tė jenė lehtėsisht tė identifikueshme pėr tė eliminuar rastet e pastrimit tė parave apo pėr tė konstatuar llogaritė bankare tė terroristėve dhe kriminelėve ndėrkombėtarė.

Ndryshimet nė kode

Nė vendin tone, kodet e sigurisė dhe numrat e llogarive bankare do tė kenė 28 shifra nga 16 qė kanė aktualisht. Rregullorja e Bankės sė Shqipėrisė pėrcakton se periudha zyrtare e informimit tė publikut do tė jetė nga qershori deri nė dhjetor tė vitit 2009. Nė kėtė mėnyrė, qė nga data 1 janar e vitit 2010, numrat e llogarive pėr klientėt e bankave private nė Shqipėri do tė jenė tė ndryshme nga ato qė janė aktualisht. Qė prej kėsaj date, asnjė klient nuk do tė ketė mundėsi tė kryejė veprime bankare nėse nuk e di numrin e ri tė llogarisė. BSH-ja pėr herė tė parė do tė kryejė edhe njė vlerėsim tė sistemit tė pagesave. Pėr kėtė qėllim po kėrkohet asistencė nga kompanitė e huaja qė e ofrojnė kėtė shėrbim pėr tė mundėsuar njė vlerėsim pėrfundimtar tė sistemit tė pagesave nė vendin tonė. Qė prej vėnies nė funksion tė tij nė vitin 2004, ėshtė kryer vetėm njė raport pėr pėrputhshmėrinė e standardeve tė sistemit, por jo njė vlerėsim kontrollues pėr rrisqet qė sistemi mund tė ketė.

Kodi IBAN

Deri tani janė rreth 40 shtete qė funksionojnė me kėtė sistem, por qė pas hyrjes nė fuqi nga janari 2010 kjo praktikė do tė jetė e detyrueshme pėr tė gjitha vendet e BE-sė. Nė kėtė drejtim vendi ynė ėshtė mė i favorizuar, sepse nga numrat bankarė po kalon direkt nė numrat ndėrkombėtarė tė llogarive. Vendet e tjera ndėrkohė kanė zbatuar edhe sistemin e numrave kombėtarė tė llogarive, qė do tė thotė se duhet tė bėjnė konvertimin nga “BBAN” nė “IBAN”. Ekspertėt e BSH-sė rendisin avantazhet qė krijon ky numėr ndėrkombėtar. Sipas tyre, dėrgesat bėhen direkt nga sistemi dhe nuk ka mė nevojė pėr ndėrhyrje manuale nga punonjėsit e bankave. Kjo do tė thotė edhe shmangie tė vonesave, pasi duke qenė nė sistem ky numėr ėshtė mė i thjeshtė dhe saktėsia e tij verifikohet menjėherė. Po kėshtu edhe komisionet shtesė tė klientit, qofshin ato tė njė individi apo pėrfaqėsuesi biznesi, shmangen pasi shkurtohet rruga e instruksioneve bankare. Sipas ekspertėve tė Departamentit tė Sistemit tė Pagesave nė BSH, “ndryshimi i numrave ėshtė njė proces qė po ndodh nė tė gjithė Europėn”.

Detyrimi pėr informim

Bankat private nė vendin tonė janė tė detyruara tė punojnė dhe tė udhėzojnė tė gjithė klientėt e tyre pėr ndryshimet qė do tė bėhen nė kodet e numrave tė llogarive bankare. Kjo gjė ėshtė e detyrueshme pėr mė tepėr sepse disa banka private nė vend kanė nisur ta aplikojnė njė veprim tė tillė. Bankat krijojnė “IBAN”-in pėr ēdo klient tė tyre dhe ia komunikojnė atė atij brenda datės 1 qershor 2009. Bankat pranojnė deri nė datėn 31 dhjetor 2009 instruksione pagesash, ku numrat e llogarive specifikohen sipas formatit “IBAN” ose sipas strukturave ekzistuese tė llogarive. Pėr ecurinė e masave tė marra, bankat informojnė Bankėn e Shqipėrisė ēdo 6 muaj. Por disa banka kanė shprehur rezerva nė lidhje me periudhėn e informimit, pėr shkak se njė pjesė e mirė e klientėve tė tyre nuk janė tė gjithė nė zona tė arritshme, ose mund tė ndodhen jashtė territorit tė Shqipėrisė. Nė kėtė aspekt, edhe pėr klientėt lind detyrimi qė duhet tė shkojnė vetė tė interesohen pėr ndryshimet qė do tė ketė nė numrin e tyre tė llogarisė.


BOX/////////////////////
Pėr bankat qė nuk informojnė klientin, ligji parashikon sanksione

Me anėn e Nenit 16 tė Rregullores sė Bankės sė Shqipėrisė janė parashikuar sanksionet nė rast tė mosrespektimit apo shkeljes sė dispozitave tė kėsaj rregulloreje nga ana e bankave tė nivelit tė dytė ose degėve tė bankave tė huaja. BSH-ja ka tė drejtė tė vendosė njė ose disa nga masat mbikėqyrėse, masat parandaluese ose masat ndėshkimore, tė pėrcaktuara nė ligjin “Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Pėrdorimi i ēeqeve, Shqipėria e pasuksesshme

Pėrdorimi i ēeqeve nė vendin tone, ashtu si edhe nė eurozonė apo nė tė gjithė botėn, nuk ka qenė i suksesshėm. Kjo pėr shkak tė kohės mė tė gjatė qė kėrkon shlyerja e njė ēeku. Sipas tė dhėnave tė BSH-sė, kjo shifėr ka ardhur duke u ulur. Nė 2006-n rezultonin 994 ēeqe tė shlyera me njė vlerė prej 3,76 miliardė lekėsh, ndėrsa deri nė shtator tė kėtij viti janė shlyer vetėm 291 ēeqe me njė vlerė prej 0.54 miliardė lekėsh.

Paraja, BSH-ja kėrkon tė nxisė pėrdorimin elektronik

Objektivi i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė qė tė rrisė pranueshmėrinė e pagesave elektronike nėpėrmjet sistemit bankar, si dhe rritjen e terminaleve ‘POS” pėr blerjen nė dyqane me anėn e kartave bankare. Kjo pasi, sipas studimeve tė ndryshme, kostoja e parasė kesh, pra paraja nė dorė, ėshtė mė e madhe nė krahasim me paranė qė pėrdoret nė mėnyrė elektronike.






BERZH-i premton vazhdimin e mbėshtetjes financiare pėr Shqipėrinė

Drejtorja nė Bankėn Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, K. G. Hueckel, konfirmoi gjatė njė takimi me Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, se “BERZH-i do tė vazhdojė mbėshtetjen financiare dhe investimet nė Shqipėri”.
Zyra e shtypit e BSH-sė bėri tė ditur se Hueckel zhvilloi njė vizitė nė Bankėn e Shqipėrisė, ku vlerėsoi progresin e vendit tonė vitet e fundit, sidomos nė drejtim tė zbatimit tė reformave ekonomike strukturore dhe sektoriale, tė cilat kanė ndikuar nė krijimin e njė mjedisi tėrheqės pėr investitorėt e huaj. Njėkohėsisht, Hueckel shprehu angazhimin e BERZH-it pėr tė vazhduar mbėshtetjen financiare dhe investimet nė Shqipėri, nė pėrputhje me fushat prioritare tė pėrcaktuara nė strategjinė e kėtij institucioni. Sipas burime nga BSH-ja, kjo vizitė u zhvillua nė kuadėr tė nxitjes sė marrėdhėnieve tė bashkėpunimit midis Shqipėrisė dhe BERZH-it. Shqipėria ėshtė anėtare e Bankės Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim qė prej vitit 1992. Deri nė janar tė 2008-s, BERZH-i ka ofruar asistencė financiare pėr Shqipėrinė pėr rreth 40 projekte, tė cilat kapin njė shifėr prej 1.2 miliardė eurosh. Nėpėrmjet investimeve, kjo bankė ka nxitur zhvillimin e sektorit privat, forcimin e institucioneve financiare, pėrforcimin e sistemit ligjor dhe zhvillimin e infrastrukturės nė vend.




4 Dhjetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos