Banda e Zan Caushit, prokuroria kėrkon dėnimin me 102 vjet burg



Gjyqi zgjati 8 vjet, pas rikthimit pėr gjykim nga Gjykata e Lartė. I dėnuar me njė “burgim tė pėrjetshėm” pėr vrasje tė trefishtė, Zan Caushi kėrkon pafajėsi nga gjykata



Pas rigjykimit tė ngjarjeve tė ‘97-s, tė organizatės kriminale tė drejtuar nga Myrteza Caushi nė Vlorė, mė nė fund pėrfundoi shqyrtimi gjyqėsor dhe prokuroria kėrkoi dje deklarimin fajtorė dhe dėnimin me 102 vjet burg nė total pėr 5 tė pandehurit e mbetur tė kėsaj bande. Para se tė kėrkoheshin masat e dėnimit pėr secilin tė pandehur, vetė Myrteza Caushi kėrkoi pafajėsi para togave tė zeza, duke rrėzuar pretendimet e prokurorit qė e akuzojnė pėr krime tė ndryshme. Mė pas e mori fjalėn prokurori i ēėshtjes, Ervin Karanxha, i cili lexoi akuzat lidhur me episodet kriminale pėr tė cilat akuzohen pesė tė pandehurit e mbetur gjallė tė kėsaj bande, kėrkoi dėnimin me 25 vjet burg pėr tre nga tė pandehurit, konkretisht Zan Caushin, Dorian Saliun e Skerdian Bajramin, njė dėnim me 22 vjet pėr Renato Cerēizin dhe 5 vjet burg pėr Hair Hiraj. I forti i Vlorės ka kėrkuar dje pafajėsinė nė Gjykatėn e Tiranės. Myrteza Caushi ka shpjeguar dje para gjyqtarit Altin Abdiu, pėrse ka marrė armėn nė vitin 1997, ndėrsa ka mohuar kategorikisht se ka kryer vrasje. Sipas tij, tė tjerė persona kanė vrarė nė emėr tė tij, ndėrsa ai ishte i mbyllur nė qeli. Jo vetėm kaq. Zani ka treguar edhe emra konkretė tė personave qė realisht, sipas tij, janė fajtorė. Dje nė sallėn e gjyqit, pasi ėshtė sjellė nga Burreli, Zani i Vlorės, banues nė lagjen “Ēole”, ka vendosur tė flasė lirshėm. “Unė i kundėrshtoj me pėrbuzje tė gjitha akuzat e organit tė prokurorisė. Nuk kam kryer krime nė vitin 1997, por kam mbrojtur Vlorėn nga personat e armatosur. Ishte njė vit i mbrapshtė, ashtu siē e dini edhe ju, dhe pėr kėtė qėllim mora pėrsipėr tė mbroja qytetin tim. Unė nuk kam vrarė njeri. Tė tjerėt kanė vrarė nė emrin tim dhe tashmė jam unė ai qė vuan pasojat e krimeve tė kryera me barbarizėm. Tė gjithė ata qė kanė dėshmuar kundėr meje kanė qenė nėn presion, pasi unė kurrė nuk kam vrarė njeri dhe nuk kam dhėnė urdhėr pėr tė vrarė njerėz. Unė nuk kam dhėnė urdhėr pėr tė vrarė asnjė person nė Vlorė. Nė emrin tim kanė vrarė persona tė tjerė. Armando Grabova ėshtė njeriu qė ka vrarė nė Vlorė shumė djem nėnash. Ky ka vrarė nė emrin tim dhe tani ndodhet i lirė. Prokuroria dhe policia e dinė shumė mirė se ku ndodhet Grabova dhe pėr kėtė arsye duhet ta arrestojnė. Por ato duket se po bashkėpunojnė me krimin. Unė mund tė marr pėrsipėr ato gjėra qė kam bėrė, por nė asnjė mėnyrė nuk kam dhėnė urdhėr pėr tė vrarė”, - pėrfundoi ai deklarimet e fundit para gjykatės. Zan Caushi dhe shokėt e tij janė hetuar dhe gjykuar pėr veprat penale tė kryera gjatė vitit 1997. Vetė kapobanda e Vlorės, Myrteza Caushi, vuan dėnimin me burg tė pėrjetshėm pėr krimin e vrasjes sė dy personave nė vitin 1999, pak kohė pasi u la i lirė nga Gjykata e Shkallės sė Parė Tiranė. Gjyqi nė ngarkim tė ish-kapos sė Vlorės, i vetmi nė qeli, i akuzuar pėr ngjarjet e vitit 1997 nė qytetin e tij, nisi nė vitin 2000, kur Prokuroria e kryeqytetit kishte marrė kompetencėn e kėsaj dosje pėr arsye sigurie, ngriti ndaj Zanit dhe pesė shokėve tė tij Hair Hiraj, Pėllumb Bajrami, Renato Ēerēizi, Skerdian Bajrami dhe Dorian Saliu, akuzat pėr vrasjen e Bernard Duēkės, Niko Borakut dhe kushėrinjve Neritan e Edmond Dedenika, si dhe rrėmbimin e Artur Gjoshit, Pėllumb Petritit, Foto Kolės dhe Sokol Kamberit. Tė gjitha kėto akuza, Myrteza Caushi, qė tashmė ndodhet nė qelitė e Burrelit akuzohet t’i ketė kryer nė kuadėr tė organizatės kriminale. Kjo bandė, qė pushoi sė ekzistuari kur u godit nga shteti nė fund tė 1997-s, njihej si banda e “Ēoles” dhe nė krye tė saj qėndronte Myrteza Caushi dhe qė ishte rivale me bandėn tjetėr qė funksiononte nė atė kohė, atė tė drejtuar nga Gazmend Brraka (Gaxhai). Procesi gjyqėsor u drejtua nga gjyqtari Altin Abdiu, ndėrkohė qė pėr afro 8 vjet akuza u mbrojt nga prokurori Elio Mazreku. Gjatė procesit gjyqėsor janė thirrur dėshmitarė, janė lexuar thėnie tė personave qė nuk jetojnė mė, si dhe janė lexuar deklarime tė ndryshme nga familjarėt e viktimave tė bandės sė Caushit.



Akuzat



Sipas organit tė akuzės, Myrteza Caushi, i vitlindjes 1969, banor i lagjes “Ēole” nė Vlorė, para vitit 1997 ka jetuar jashtė vendit, ndėrsa pas rrėmujave tė atij viti ėshtė kthyer nė Shqipėri, ku duke pėrfituar nga gjendja kaotike, si pasojė e rrėzimit tė firmave piramidale dhe shkatėrrimit tė ushtrisė, u pajis me armė. Duke pasur influencė dhe ndikim nė rrethin miqėsor dhe shoqėror pranė tij janė grumbulluar shumė persona tė armatosur, tė cilėt i kanė qėndruar besnikė dhe e kanė shoqėruar pėr njė kohė tė gjatė nė aktivitetin e tij kriminal. Pas kėsaj, sidomos gjatė muajve maj dhe qershor 1997, anėtarėt e kėsaj bande, tė cilėt numėroheshin rreth 20 vetė, kanė kryer krime tė ndryshme, duke filluar qė nga vrasjet pėr hakmarrje, pengmarrjet pėr qėllime pėrfitimi, torturimin e pengjeve dhe deri djegien e tyre tė gjallė nė rast se nuk paguheshin gjobat. Pėr kėto akuza, ish-kapoja i Vlorės nė vitin 1997 ėshtė gjykuar mė parė nė Tiranė nė vitin 1998, por atėherė mundi t’ia hidhte vetėm me kohėn e paraburgimit, pasi nuk u vėrtetuan akuzat ndaj tij. Po kėshtu, gjykata vendosi atėherė lirimin nga qelia edhe tė gjithė anėtarėve tė bandės sė tij, tė cilėt u rikthyen nė qytetin e Vlorės pas lirimit. Apeli e la nė fuqi kėtė vendim, ndėrsa Gjykata e Lartė e riktheu pėr rigjykim, nė kohėn qė Zan Caushi ndodhej i burgosur, pasi u dėnua pėrjetė pėr njė vrasje tė trefishtė tė kryer nė periferi tė Vlorės. Tre muaj pas lirimit nga Gjykata e Tiranės, mė 7 korrik 1999, Zani u bė protagonist nė njė ngjarje, ku mbetėn tė vrarė tre persona. Mes viktimave ishte dhe krahu i djathtė i tij, Afrim Rami, i njohur me nofkėn “Luēiano”. Vetė Zani u plagos dhe arriti t’i shpėtonte njė operacioni tė policisė sė Vlorės. Ai u arrestua dy muaj mė vonė, nė shtator 1999, pas njė incidenti me armė nė fshatin Mifol. Pėr ngjarjen e 7 korrikut 1999, Gjykata e Vlorės e dėnoi Zanin me burgim tė pėrjetshėm pėr vrasjen e Robert Shehut dhe dajės sė tij, Luan Bedini, ēka ishte shkak qė ai tė qėndrojė nė burg. Ndėrsa procesi gjyqėsor pėr ngjarjet e ’97-s ka nisur nė vitin 2000 dhe pėr tetė vjet me radhė janė zhvilluar mbi 200 seanca gjyqėsore nė kryeqytet, ku u pyetėn qindra dėshmitarė dhe u administruan mijėra faqe dokumente shkresore.



Krimet e bandės sė “Ēoles”



• 7 maj 1997, ėshtė marrė peng tregtari nga Tepelena Artur Gjoshi dhe miku i tij, Pėllumb Petriti.

• 9 maj 1997, vritet Bernard Duēka me nofkėn “Kuqo”, qė kishte shkuar pėr tė ndėrmjetėsuar pėr lirimin e Gjoshit.

• 8 maj 1997, rrėmbehet tregtari Foto Kola, pas torturave lirohet pėr 500.000 lekė.

• 9 maj 1997, kundėrshtarėt pėr t’u hakmarrė rrėmbejnė vėllanė e ushtarit tė Zanit, Avdyl Bajrami, tė cilin e vrasin.

• 11 maj 1997, vriten Neritan dhe Edmond Dedenika.

• 19 maj 1997, vritet Arben Latifi dhe Gjergj Cukalla.

• 19 maj 1997, vritet Niko Boraku pasi ėshtė torturuar.

• Korrik 1997, rrėmbehet Sokol Kamberi.

• 29 shtator 1997, kapen armėt e Zani Caushit.

• 5 gusht 1997, tentohet tė vilet njė gjobė 10 milionė lireta italiane nė Laprakė, Tiranė.

• 23 qershor 1997, rrėmbehet kryetari i Komunės Novoselė, Kanan Shakaj, lirohet i torturuar pasi u paguan 200 milionė lekė.



“Banda e Ēoles”, 9 tė vdekur

Dy vjet mė parė gjykata vendosi tė pushonte akuzat pėr nėntė anėtarė tė bandės sė Zanit: Afrim Rami, Pėllumb Bajrami, Gjikė e Kastriot Gėrdhuqi, Leonard Idrizi, Edison Mamo, Taulant Shyti, Edmond Dule dhe Ferdinand Tafili, tė cilėt rezultuan tė vrarė. Nėn akuzė, bashkė me kapon Myrteza Caushi mbetėn: Dorian Saliu, Hair Hiraj, Renato Ēerēizi e Skerdiljan Bajrami.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos