Rastet e reja me HIV, nė rritje numri i femrave

Psikoza se shqiptarėt preken nga HIV/AIDS pasi emigrantėt dhe udhėtarėt e importojnė atė gjatė qėndrimit apo udhėtimit nuk qėndron mė. Njė tjetėr fakt qė ėshtė bėrė publik dje nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Luftės kundėr HIV/AIDS ėshtė edhe shtimi i rasteve tė femrave tė prekura nga sėmundja e shekullit. Ndėrsa sensibilizimi pėr pėrdoren e prezervativit, dhe marrėdhėnieve seksuale tė mbrojtura nuk del asnjėherė nga "moda".

Lajmi mė i mirė qė ėshtė publikuar dje nga pėrfaqėsuesit e qeverisė ėshtė programi i ri qė pritet tė futet nė shkollat 9-vjeēare. Kjo nė mėnyrė pėr tė mos pėrsėritur mė asnjėherė diskriminimin e fėmijėve tė prekur nė ambientet shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencės nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė, nė kuadėr tė luftės kundėr sėmundjes sė HIV/AIDS, kanė hartuar njė rregullore tė re tė shėrbimit shėndetėsor nė sistemin parashkollor dhe shkollor, qė ofron zgjidhje tė pėrshtatshme pėr ndjekjen dhe trajtimin e nxėnėsve tė prekur nga kjo sėmundje. Hartimi i standardeve normative pėr institucionet arsimore qė kanė pranė tyre nxėnės me sėmundjen e HIV/AIDS, janė shtojcė e dispozitave normative ekzistuese pėrmes kėtij udhėzimi tė veēantė. Tė dhėnat e konfirmuara nga Instituti i Shėndetit Publik tregojnė se 12 nga 17 fėmijėt e prekur nga sėmundja e HIV/AIDS, e transmetuar qė nė lindje prej nėnave, janė nė moshė shkollore. Dje nė ditėn kundėr luftės ndaj HIV/AIDS ministrja e Shėndetėsisė u ndal te miratimi i ligjit tė ri, kėtė vit nga Kuvendi i Shqipėrisė, si dhe nė rishikimin e Strategjisė Kombėtare 2008-2014, kundėr sėmundje sė shekullit. "Ministria e Shėndetėsisė e sheh hartimin e kėtij ligji dhe rishikimin e strategjisė vetėm si fillimin e njė procesi, qė po shoqėrohet me masa tė tjera shumėplanėshe dhe politika tė caktuara, tė cilat pėrfshijnė angazhimin e strukturave vendimmarrėse dhe tė gjitha nivelet shoqėrore qeveritare dhe joqeveritare", theksoi ministrja e Shėndetėsisė. Sipas saj, janė ngritur dhe po fuqizohen mė tej Qendrat e Kėshillimit dhe Testimit Vullnetar Konfidencial, si porta e parė e parandalimit dhe kujdesit pothuaj nė tė gjitha prefekturat e vendit, duke bėrė tė mundur ofrimin e shėrbimeve tė testimit dhe kėshillimit pėr HIV dhe infeksioneve tė tjera, qė transmetohen me rrugė seksuale.

Brenda mė pak se njė viti janė raportuar plot 35 tė infektuar me HIV/AIDS. Sot, nė ditėn ndėrkombėtare tė luftės kundėr sėmundjes sė shekullit, njė sėrė aktivitetesh do tė mbahen nga pėrfaqėsuesit e shėndetėsisė, OJF nė kuadėr tė parandalimit nga kjo sėmundje. Sipas shifrave, shumica e tė prekurve janė infektuar nga kontakti seksual, marrėdhėniet e pambrojtura, njė pjesė ėshtė transmetuar nga nėna te fėmija. Nuk mbeten tė veēuara rastet e kalimit tė sėmundjes nga transfuzioni i gjakut. Problemet e kategorisė sė pacientėve me HIV/AIDS asnjėherė nuk i kanė mbaruar problemet, njė herė ilaēet e munguara, mė pas reagentėt e vonuar. Ilaēe tė pazhdoganuara qė kanė lėnė pacientėt nė radhėn e pritjes, receta, udhėtime, shpenzime shtesė nė kurriz tė tė sėmurėve qė i shtojnė mė tepėr shqetėsimet e tyre.

Rimbursimi


Mė shumė se 100 persona

trajtohen me ilaēe falas



100% e personave qė jetojnė me HIV/AIDS nė nevojė pėr trajtim me antiretroviral marrin mjekimin e nevojshėm. Janė 98 tė rritur dhe 12 fėmijė qė trajtohen aktualisht me ARV, trajtim i cili jepet falas qysh prej vitit 2004 nga shteti.

"Vazhdon bashkėpunimi i suksesshėm me fondin global nė luftėn kundėr HIV/AIDS, tuberkulozit dhe malaries, ku ky fond ėshtė njė mekanizėm financiar i rėndėsishėm pėr tė mbėshtetur politikat programet dhe aktivitete nė fushėn e HIV/AIDS.

"Tė gjithė sė bashku duhet tė solidarizohemi pėr trajtimin dhe kujdesin e personave qė jetojnė me HIV/AIDS, duke qėndruar larg stigmės dhe diskriminimit. Sot, mė 1 dhjetor, nė ditėn botėrore kundėr HIV/AIDS ėshtė momenti qė tė reflektojmė dhe tė kujtojmė ata qė kanė humbur jetėn dhe ata persona qė jetojnė me kėtė sėmundje", tha dje ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos