Sistemi kushtetues dhe roli i individit

REXHEP MEIDANI:Midis vendeve demokratike, dallohen pamje tė ndryshme tė organizimit tė sistemit politik pluralist. Nė njė skicim tė parė mund tė veēohen, demokracia monarkike kushtetuese (parlamentare), republika parlamentare, republika gjysmė-presidenciale dhe ajo presidenciale. Monarki kushtetuese nė Evropė, me monarkun (mbretin, mbretėreshėn, dukėn apo princin) si kryetar shteti dhe kryeministrin nė krye tė qeverisė, si rrjedhojė e zgjedhjeve tė pėrgjithshme, janė: krahas Britanisė sė Madhe, Belgjikės, Danimarkės, Holandės, Norvegjisė, Spanjės, Suedisė, edhe Luksemburgu, Monako, Lihtenshtajni e Andora. Variant tjetėr i sistemit politik demokratik nė Evropė ėshtė republika gjysmė-presidenciale franceze. Ajo, nė kushte koabitacioni tė vėshtirė midis shumicės parlamentare qė prodhon qeverinė dhe presidentit tė zgjedhur nga populli nėn njė "sigėl" tė kundėrt politike, ėshtė konvertuar praktikisht nė raste tė tilla, deri nė njė sistem mė tepėr parlamentar; apo e kundėrta, p.sh., me presidencėn e fortė Sarkozi, ku vihet re njė zbehje e qartė e peshės ekzekutive e legjislative qeveritare. Njė situatė gjysmė-presidenciale ndeshet nė Rusi (qė nė bazė tė kushtetutės sė vitit 1993), me njė dyshe ekzekutive: Presidentin dhe Kryeministrin, ku figurė dominuese ėshtė ajo e presidentit. Bile, presidenca e fortė ruse, sidomos e kohės sė Putinit, mund tė krahasohet me atė tė de Golit (Charles de Gaulle), nė vitet 1958-69 tė Republikės sė Pestė Franceze. Megjithatė, edhe nė tė tilla raste, formalisht, pushteti ekzekutiv ndahet midis kryetarit tė shtetit dhe kryetarit tė qeverisė, ndėrkohė qė nė sistemin presidencial amerikan, presidenti ėshtė kryetari i qeverisė dhe i shtetit, i zgjedhur me anė tė zgjedhjeve presidenciale. Nė vende tė tjera, si Greqia, Italia, Gjermania, Australia, etj., sistemi politik demokratik shfaq njė variant apo tjetrin tė njė republike parlamentare, diku me kryetar shteti (president) me detyra tė konsiderueshme, diku me profil mė tepėr honorifik. Republika parlamentare janė dhe tė gjitha vendet ish-socialiste tė Evropės Lindore. Nė ndryshim nga vende tė tilla si, Greqia, Italia, Gjermani, etj., ku presidenti zgjidhet nga Parlamenti, nga Parlamenti dhe senati, apo nga konventa federative, etj.; nė vendet ish-socialiste, nė shumicėn e rasteve, zgjedhja e presidentit bėhet drejtpėrsėdrejti nga populli, por, praktikisht, pa prekur thelbin e njė republike parlamentare.

Ndryshe ėshtė procesi i zgjedhjes sė presidentit nė praktikėn legjislative shqiptare tė tranzicionit. Ky proces, pavarėsisht ndryshimeve aktuale, ėshtė realizuar nė Kuvend, sipas paketės kushtetuese nė fillim tė kėtij tranzicioni deri nė zgjedhjen e vitit 1997, dhe nė vitet 2002 dhe 2007, sipas Kushtetutės sė vitit 1998. Megjithatė, pas hedhjes sė poshtė tė draftit tė Kushtetutės sė vitit 1994, ku u synua tė formulohej nė mėnyrė shumė mė eksplicite praktika e viteve 1992-1994 e paketės kushtetuese (e vazhduar dhe tre vitet e mėvonshme, brenda skemės politike me president tė fortė dhe kryeministėr tė dobėt, me tė drejtėn kushtetuese pėr iniciativė legjislative tė presidentit dhe tė drejtė tė tij pėr tė drejtuar kabinetin qeveritar), nė pėrgatitjen e kushtetutės sė vitit 1998 u arrit nė gjykimin se, njė skemė e tillė me president tė fortė, mund tė krijonte po ato deformime tė ndeshura tė procesit demokratik tė 5 viteve tė para tė tranzicionit. Aq mė tepėr, duke parė dhe shembjen e godinės sė shtetit gjatė krizės sė piramidave, brenda asaj "logjike dramatike" tė individit tė fortė! Bile, po tė studiohen prodhime tė tilla negative si, nė Rusi apo Bjellorusi, arrihet nė pėrfundimin se forma e zgjedhur e republikės parlamentare shqiptare, nė vende tė tilla ku ka shqetėsime tė zhvillimit demokratik, pėrfshirė nivelin e ulėt tė opinionit publik, janė mė se tė domosdoshme.

Edhe brenda kėsaj zgjedhjeje parlamentare shqiptare mund tė veēohen dallime, qė lidhen me specifikat apo situatat konkrete tė konsideruar tė "profilit presidencial", pas miratimit tė Kushtetutės sė vitit 1998. Sipas saj, me iniciativėn e shembullin tim personal, individi qė duhet tė marrė detyrėn e kryetarit tė shtetit ka detyrimin kushtetues tė "ngrijė" funksionet e mėparshme partiake pėr t'iu pėrshtatur nga ana ligjore pozicionit neutrale tė kryetarit tė shtetit. Pas njė pjekurie tė mėtejshme tė demokracisė shqiptare, mund tė bėhet fare normale njė "shkrirje" e njė praktike tė tillė, qė nė momente tė caktuara ka krijuar jo pak ngėrēe nė kryerjen e detyrės sė kryetarit tė shtetit.

Pra, ndryshe nga praktika presidenciale e njė republike gjysmė-presidenciale tė viteve 1992-1997, qė nė vitin korrik 1997 unė kam imponuar praktikėn presidenciale tė njė republike parlamentare, edhe pse paketa kushtetuese mė mundėsonte tė kundėrtėn deri nė 28 nėntor 1998. Ndoshta dhe pėr kėtė arsye fillestare, gjatė detyrės sime ka qenė fare normale njė praktikė pune e vazhdueshme, njė kontakt e bashkėpunim intensiv i institucionit tė presidentit me anėtarė tė kabinetit qeveritar apo me Kuvendin, dhe mbi tė gjitha njė komunikim sistematik me Kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Po ashtu, njė praktikė shumė e vlefshme ka qenė dhe ajo konsultimit dhe bashkėpunimit tė ngushtė midis Presidentit me Kryeministrit, nė ndėrtimin apo ndryshimin e kabinetit qeveritar, sidomos pėr emėrimin e ministrave (p.sh. ministrit tė Jashtėm, ministrit tė Mbrojtjes, ministrit tė Drejtėsisė, etj.), lidhur ngushtė me detyrat kryesore kushtetuese tė Presidentit tė Republikės. Nė gjykimin tim, kjo praktikė edhe pse jo e shkruar nė mėnyrė eksplicite nė nenet pėrkatėse tė kushtetutės, duhet tė ishte sanksionuar nė praktikėn tonė shtetėrore, ligjore e funksionale. Dhe, me gjithė pėrpjekjet e Presidentit Moisiu pėr ta ruajtur kėtė dinamikė tė mėparshme nė ndėrtimin e njė kabineti qeveritar, ajo u mėnjanua fillimisht nga Nano nė qeverisjet e tij pasuese (2002-2005), apo nga Berisha (pas 2005). Solla kėtė shembull pėr tė treguar se "profili presidencial", jo vetėm shpreh aspektin kushtetues tė detyrės sė kryetarit tė shtetit, por ai mishėron edhe konceptin e pasionin, integritetin e fuqinė e tij individuale. Nga ana tjetėr, edhe numrat apo procedurat e zgjedhjes kanė vlerėn dhe rėndėsinė e tyre, gjė qė me ndėrhyrjet e fundit kushtetuese, madje me shmangien e referendumit popullor, nuk duken tė pėrputhshme, bile tė rrezikshme, nė kushtet e demokracisė shqiptare. Dhe, mbi tė gjitha, ky profil lidhet edhe me situatat e ndryshme, me mundėsitė konkrete hapėsinore e kohore, nė tė cilat mund tė realizohen aspekte tė veēanta tė vizionit e misionit tė kryetarit tė shtetit. Gjithmonė me detyrimin e madh, njerėzor e ligjor, pėr t'u shėrbyer interesave tė vendit e qytetarėve, jo interesave personale apo etheve tė pushtetit. Pėr kėtė "profil presidencial", nė shėrbim tė qytetarit, unė do tė imponoja pėrvojėn dhe energjinė, pėr atė do tė jepja mbėshtetjen apo votėn time...

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos