Kualifikimi i mėsuesve, pėrcaktohen kriteret pėr testimin

Nis aplikimi, dokumentet dhe procedura e seleksionimit tė emrave. Paratestimi, orėt e mėsuesve tė pėrzgjedhur nėn mbikėqyrjen e inspektorėve

Jonida Tashi

Pėrcaktohen kriteret pėr testimin e mėsuesve pėr fitimin e tri shkallėve tė kualifikimit. Burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranės (DRA) bėjnė tė ditur se aktualisht kanė nisur aplikimet, tė cilat do tė pranohen deri nė datėn 31 dhjetor. Kushti kryesor qė njė arsimtar tė pranohet nė provimin e kualifikimit, qė do tė zhvillohet nė muajin mars tė vitit 2009, ėshtė vjetėrsia e punės nė arsim. Sektori i Trajnimit dhe Kualifikimit nė DRA sqaron se provimeve tė kualifikimit do t’u nėnshtrohen vetėm punonjėsit, tė cilėt, deri nė datėn 31 dhjetor 2008, plotėsojnė vjetėrsinė e mėposhtme tė punės nė arsim: nga 5 deri nė 9 vjet, pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit; nga 10 deri nė 19 vjet, pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit; 20 e mė shumė vjet, pėr shkallėn e parė tė kualifikimit. Nė bazė tė kėtij kategorizimi, mėsuesi pėrfiton shtesė nė pagė, qė pėr kategorinė e tretė ėshtė plus 5 pėr qind, pėr tė dytėn plus 10 pėr qind dhe pėr tė parėn plus 20 pėr qind. Mėsuesi, i cili s’kualifikohet nė provim, nuk kualifikohet pėr nivelin pėrkatės qė ka kėrkuar, por ka mundėsi tė aplikojė sėrish vitin e ardhshėm. Mėsuesit qė plotėsojnė vjetėrsinė e punės duhet tė depozitojnė pranė drejtorive arsimore pėrkatėse dokumentet e nevojshme pėr regjistrim, tė cilat pėrfshijnė: diplomėn e shkollės sė lartė, portofolin e zhvillimit profesional, certifikatė personale me fotografi, dokument qė vėrteton vjetėrsinė e tyre nė punė, vėrtetim nga drejtoria e shkollės ku japin mėsim etj. Portofoli i Zhvillimit Profesional tė Mėsuesit pėrgatitet nga vetė ata. Kjo ėshtė njė praktikė shumė e njohur perėndimore, e cila nė vendin tonė u aplikua pėr herė tė parė vitin e kaluar.
Seleksionimi
Pas depozitimit pranė 13 drejtorive arsimore pėrkatėse, kėrkesat dhe dokumentet e mėsuesve do t’i nėnshtrohen njė procesi seleksionimi qė kryhet nga specialistėt e burimeve njerėzore dhe atyre tė trajnim-kualifikimit. Pas verifikimit tė dokumentacionit tė ēdo mėsuesi, specialistėt e trajnim-kualifikimit nė ēdo drejtori arsimore do tė bėjnė pėrzgjedhjen e emrave pėrfundimtarė qė do t’i nėnshtrohen provimit pėr kualifikim. Vitin e kaluar, pėr kualifikimin e mėsuesve pranė zyrave tė 13 drejtorive arsimore rajonale u regjistruan 2426 mėsues, prej tė cilėve: nė fazėn e parė tė procesit tė kualifikimit u skualifikuan 39 mėsues, pėr arsye tė mospėrgatitjes sė portofolit sipas kėrkesave tė pėrcaktuara; 2288 mėsues hynė nė testim; 99 mėsues nuk u paraqitėn ditėn e testimit pėr arsye tė ndryshme.
Paratestimi
Paratestimi i mėsuesve qė do t’i nėnshtrohen provimit tė kualifikimit do tė nisė qė nė mbikėqyrjen e orėve tė tyre mėsimore nga inspektorėt. Kėtė vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, tė gjithė mėsuesit do tė pajisen pėrpara testimit me programe kualifikimi, me literaturė profesionale, si dhe do tė trajnohen pėr drejtime tė rėndėsishme tė reformės arsimore si: objektivat e tė nxėnit, kurrikula e lirė, planifikimi i mėsimdhėnies. Gjithashtu, mėsuesit do tė pajisen me modelet e testeve tė pėrdorura vitin e kaluar. Sipas specialistėve tė DRA-sė, njė element tjetėr me rėndėsi nė vlerėsim do tė jetė edhe vėzhgimi dhe vlerėsimi i orėve mėsimore i mėsuesve qė kualifikohen sivjet si nga drejtuesit e shkollės, edhe nga inspektorėt lokalė dhe ata tė MASH-it pėr testim. Provimet pėr kualifikimin e mėsuesve vitin e kaluar u zhvilluan vetėm me shkrim. Nė provimin e kualifikimit mėsuesit do tė vlerėsohen pėr: zotėrimin e programeve lėndore, zotėrimin e anės shkencore tė lėndės shkollore, zotėrimin e anės metodike tė lėndės. Procesi i kualifikimit tė mėsuesve do tė monitorohet nga pėrfaqėsues tė MASH-it dhe tė Institutit tė Kurrikulave dhe Tajnimit(IKT), si dhe nga administratorėt lokalė. Nga vlerėsimi sipas meritės mėsuesit do tė marrin edhe rritjen mbi pagė qė varion sipas tri shkallėve tė kualifikimit. Kjo mėnyrė u siguron atyre edhe njė pagė mė tė lartė dhe tė merituar. Nga vlerėsimi i kryer pėr 2288 kandidatėt e testuar me shkrim nė mars tė vitit 2008, 98.5 pėr qind e mėsuesve pėrfituan rritje mbi pagė. Nga kėta mėsues, 382 u vlerėsuan me “shumė mirė”. Ndėrsa mėsuesit e tjerė do tė mund tė japin provimin pėr kategorinė sėrish gjatė kėtij viti.



Kualifikimi, kush pėrfshihet
Sipas udhėzimit “Pėr organizimin e kualifikimit pėr punonjėsit arsimorė qė plotėsojnė vjetėrsinė nė sistemin arsimor parauniversitar” kanė tė drejtė t’i nėnshtrohen provimit pėr t’u kualifikuar mėsuesit:
Me diplomė mėsuesie, me emėrim definitiv ose nė pritmėri;
Pa diplomė mėsuesie, me arsim tė lartė, tė cilėt japin lėndėt profesionale nė shkollat e mesme profesionale ose tė pėrgjithshme dhe kanė kontratė individuale pune;
Pa diplomė mėsuesie, me arsim tė lartė, tė cilėt japin lėndėt profesionale nė shkollat profesionale me status kombėtar;
Pa diplomė mėsuesie, me arsim tė lartė, tė cilėt japin lėndėt e edukimit muzikor ose tė edukimit figurativ dhe kanė kontratė individuale pune.

Testimi
Nė provimin e kualifikimit mėsuesit do tė vlerėsohen pėr:
zotėrimin e programeve lėndore,
zotėrimin e anės shkencore tė lėndės shkollore,
zotėrimin e anės metodike tė lėndės.

Kushtet
Provimeve tė kualifikimit do t’i nėnshtrohen vetėm punonjėsit, tė cilėt, deri mė datėn 31 dhjetor 2008, plotėsojnė vjetėrsinė e mėposhtme tė punės nė arsim:
nga 5 deri nė 9 vjet, pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit;
nga 10 deri nė 19 vjet, pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit;
20 e mė shumė vjet, pėr shkallėn e parė tė kualifikimit.

Shtesa
Nė bazė tė kėtij kategorizimi, mėsuesi pėrfiton shtesė nė pagė qė pėr kategorinė e tretė ėshtė plus 5 pėr qind, pėr tė dytėn plus 10 pėr qind dhe pėr tė parėn plus 20 pėr qind. Mėsuesi, i cili skualifikohet nė provim, nuk kualifikohet pėr nivelin pėrkatės qė ka kėrkuar, por ka mundėsi tė aplikojė sėrish vitin e ardhshėm.



25 Nentor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos