Kualifikimi i mėsuesve, programi i testimit sipas profileve



Jonida Tashi

Testimi i mėsuesve nė sistemin arsimor parauniversitar pėr fitimin e tri shkallėve tė kualifikimit do tė kryhet sipas programit tė hartuar nga Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit pėr Arsimin. Kjo qendėr ka pėrgatitur njė botim me programet e kualifikimit tė mėsuesve tė tė gjitha hallkave tė arsimit parauniversitar, tė cilat mund tė pėrdoren edhe pėr testimin e mėsuesve pėr fitimin e shkallėve III, II, I tė kualifikimit. Pjesa e pėrgjithshme e programit ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjithė mėsuesit, pavarėsisht nga lėnda/lėndėt qė zhvillojnė. Gazeta boton sot programet lėndore me tematikat pėrkatėse pėr tė cilat mėsuesit duhet tė pėrgatiten pėr testim pėr shtatė profile mėsuesish. Pėrkatėsisht, kėto shtatė profile janė: mėsues i Kimisė dhe Biologjisė, mėsues i Sociologjisė, Edukimit Qytetar, Njohurive Ekonomike dhe Filozofisė, mėsues i Historisė dhe i Gjeografisė, Suplement pėr mėsuesit qė zhvillojnė edhe lėndėn e Informatikės nė shkollėn e mesme, Suplement pėr mėsuesit e Edukimit Teknologjik nė shkollėn 9-vjeēare (mėsimet e punės), mėsues i Edukimit Artistik nė shkollėn 9-vjeēare si dhe mėsues i Edukimit Fizik. Mėsuesit qė plotėsojnė vjetėrsinė e punės, sipas tri shkallėve tė kualifikimit deri mė 31 dhjetor tė kėtij viti, do t’i nėnshtrohen njė provimi pėr dijet e tyre. Drejtoria Arsimore e Tiranės ka pėrgatitur formularin qė duhet tė plotėsojnė mėsuesit e arsimit parauniversitar, tė cilėt do t’i nėnshtrohen testimit, me synim kualifikimin nė kategoritė e dytė, e tretė dhe e katėrt.
Programi
B.8. Profili: mėsues i Kimisė dhe Biologjisė
Kompetenca profesionale tė mėsuesve tė Kimisė dhe Biologjisė
Kompetenca profesionale qė lidhet me pėrdorimin e strategjive mėsimore tė pėrshtatshme pėr lėndėn, menaxhimin dhe organizmin e klasės
Kompetenca profesionale pėr realizimin e vlerėsimit nė lėndėt Kimi dhe Biologji
B.9. Profili: mėsues i Sociologjisė, Edukimit Qytetar, Njohurive Ekonomike dhe Filozofisė
Nė kėtė program orientues, grupi i punės ka mbajtur nė vėmendje punėn qė duhet tė bėjnė mėsuesit lidhur me kompetencat profesionale nė kėto drejtime kryesore:
Rėndėsia e konceptimit bashkėkohor arsimor dhe vlerat e tij pėr perceptimin koherent dhe tė detajuar tė procesit mėsimor.
Nė zotėrimin e programeve lėndore dhe tė teksteve mėsimore pėrkatėse dhe nė harmonizimin e kėrkesave tė tyre.
Nė zotėrimin nga ana e mėsuesit dhe pėrdorimin e procedurave didaktike tė pėrshtatshme, tė cilat ndihmojnė pėr tė ēuar informacionin te nxėnėsi.
Nė pėrdorimin e formave dhe mjeteve tė pėrshtatshme qė i shėrbejnė vlerėsimit dhe vetėvlerėsimit tė nxėnėsve.
Tematika
Probleme qė lidhen me konceptimin bashkėkohor arsimor
Probleme tė pėrmbajtjes sė lėndės
Pedagogjia e mėsimdhėnies
Kompetenca nė fushėn e vlerėsimit
B.10. Profili: mėsues i Historisė dhe i Gjeografisė
Ky program, qė u dėrgohet drejtorive arsimore, sė bashku me modulet dhe literaturėn pėrkatėse, ėshtė i hapur dhe fleksibėl. Ai ofron njė gamė tė gjerė problemesh, por ēdo drejtori arsimore mund tė zgjedhė dhe tė trajtojė ato qė janė mė tė nevojshme pėr formimin e mėtejshėm profesional tė mėsuesve tė rrethit ose mund ta plotėsojė me problemet e specifikat e rrethit, me pėrvojat e krijuara, duke shfrytėzuar bashkėpunimet me organizma shtetėrorė dhe joqeveritarė, si dhe potencialet shkencore tė rrethit.
Programi ėshtė i konceptuar dhe i ndėrtuar mbi bazėn e sistemit tė kompetencave profesionale tė mėsuesve nė punė.
Pėrmbajtja e programit
1. Kompetenca profesionale qė lidhet me zotėrimin e njohurive tė lėndės dhe organizimin e tyre nė funksion tė tė nxėnit.
2. Kompetenca profesionale qė lidhet me pėrdorimin e strategjive mėsimore tė pėrshtatshme pėr lėndėn, manaxhimin dhe organizimin e klasės.
3. Pėrdorimi i formave tė ndryshme pėr vlerėsimin e nivelit tė nxėnėsve.
B.11. Suplement pėr mėsuesit qė zhvillojnė edhe lėndėn e
Informatikės nė shkollėn e mesme
Lėnda e Informatikės ka filluar tė jepet nė klasat e treta e tė katėrta tė shkollės sė mesme nė vitin 1996, kur u ngritėn edhe 14 kabinetet e para tė informatikės.
Nė vitin 1998 u fut si lėndė qė nga viti i parė vetėm nė shkollat e mesme tė profilizuara, ndėrsa nė vitin 2002 nė tė gjithė shkollat e mesme tė republikės.
Mungesa e kabineteve tė informatikės, si dhe e kurseve tė kualifikimit pėr mėsuesit e kėsaj lėnde ka qenė njė boshllėk nė arsimin e mesėm.
Mėsuesi duhet tė ketė kryer tė paktėn njė kurs pėr punėn nė kompjuter.
Tė ketė dhėnė lėndėn e informatikės tė paktėn 2 vjet nė njė nivel klase.
Duke patur parasysh programin e informatikės qė zhvillohet nė shkollat e mesme, mėsuesi duhet tė jetė i pėrgatitur dhe tė njohė problemet si mė poshtė:
B.12. Suplement pėr mėsuesit e Edukimit Teknologjik nė
shkollėn 9-vjeēare (mėsimet e punės)
Programi, qė u dėrgohet drejtorive arsimore, ėshtė orientues dhe pėrfshin pėrgatitjen lėndore dhe profesionale tė mėsuesve qė do tė testohen. Krahas kėsaj, ai i jep rėndėsi pėrgatitjes konkrete tė mėsuesve pėr orėt e mėsimit, mbėshtetur nė mjete e lėndė tė parė, qė mund tė sigurohen nė mjedisin ku ndodhet shkolla, kur dihet qė nė kushtet aktuale jo tė gjitha shkollat janė tė pajisura me mjedise tė punės me dru dhe me metal dhe aq mė pak me mjete e lėndė tė para pėr kėtė qėllim. Nisur qė kėtej, pėrgatitja e njė ore mėsimi tė punės me mjete rrethanore dhe nė tė njėjtėn kohė kryerja e veprimtarive praktike me mėsuesit, si dhe kontrollimi i pėrvetėsimit tė tyre, merr rėndėsi tė veēantė. Po ashtu, rekomandohet literaturė si dhe burime tė tjera tė mundshme, qė ndihmojnė pjesėmarrėsit pėr njė pėrgatitje sa mė efektive gjatė veprimtarive testuese.
Programi ėshtė i ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė tė ketė pėr bazė kompetencat profesionale tė mėsuesve tė edukimit teknologjik, aftėsitė pėr tė siguruar bazėn materialo-didaktike nė funksion tė realizimit tė mėsimeve tė larmishme nė formė dhe me sens praktik, qė do tė ishin nė dobi tė pėrgatitjes mė efektive e pėrfituese tė nxėnėsve.
Pėrmbajtja e programit
1.Kompetencat profesionale nė rrafshin lėndor
2.Kompetencat profesionale nė rrafshin didaktik
3. Veprimtaritė praktike dhe vlerėsimi i nxėnėsve
B.13. Profili: mėsues i Edukimit Artistik nė shkollėn 9-vjeēare
A) pėr mėsuesit e Muzikės nė shkollėn 9-vjeēare
1. Kompetenca: tė pėrshkruash ndryshimet qė janė planifikuar pėr tė ardhmen nė pėrmbajtjen dhe metodologjinė e mėsimit tė Edukimit Muzikor.
2. Kompetenca: sipas programit aktual tė Edukimit Muzikor tė shkollės 8-vjeēare, tė renditėsh hapat e zhvillimit tė programit tė ri tė shkollave 9 -vjeēare. (sipas vizionit)
3. Kompetenca: formulimi i objektivave
4. Kompetenca: tė shpjegosh saktė dhe kuptueshėm
5.Kompetenca: pėr njė temė qė tė jepet nga programi i sotėm i edukimit muzikor, rendit veprimtaritė qė duhet tė kryejė nxėnėsi pėr pėrvehtėsimin e objektivave tė temės.
6.Planifikimi i mėsimdhėnies
7.Kompetenca pėr vlerėsimin e nxėnėsve
8.Kompetenca pėr kritikė metodologjike
B) pėr mėsuesit e Edukimit Figurativ nė shkollėn 9-vjeēare
1.Kompetenca: tė pėrshkruash ndryshimet qė janė planifikuar pėr tė ardhmen nė pėrmbajtjen dhe metodologjinė e mėsimit tė edukimit figurativ.
2.Kompetenca: sipas programit aktual tė edukimit muzikor tė shkollės 8-vjeēare, tė renditėsh disa nga hapat e zhvillimit tė programit tė ri tė shkollave 9-vjeēare. (sipas vizionit)
3.Kompetenca: formulimi i objektivave
4.Kompetenca: tė shpjegosh saktė dhe kuptueshėm
5.Kompetenca: pėr njė temė qė tė jepet nga programi i sotėm i edukimit figurativ, rendit veprimtaritė qė duhet tė kryejė nxėnėsi pėr pėrvetėsimin e objektivave tė temės.
6.Planifikimi i mėsimdhėnies
7.Kompetenca pėr vlerėsimin e nxėnėsve
8.Kompetenca pėr kritikė metodologjike
B.14. Profili: mėsues i edukimit fizik
Pėr mėsuesit e edukimit fizik nė shkollat 9-vjeēare dhe tė mesme
Kompetencat:
1.Argumenton nė parim skemėn psikomotore tė tė mėsuarit tė veprimeve tė thjeshta dhe tė ndėrlikuara lėvizore.
2.Formulon objektivat specifike tė pėrmbajtjes sė orės sė mėsimit, pėr ēdo pjesė tė saj.
3.Operon me lehtėsi dhe argumenton procesin e organizimit tė orės sė mėsimit nė 3 pėrbėrėsit e saj.
4.Diferencon qartė metodat e transmetimit tė dijeve (mėsuesi) nga ato tė tė ushtruarit (nxėnėsi) e i pėrdor drejt nė orėn e mėsimit.
5. Shpjegon e argumenton dallimet metodike tė zhvillimit tė cilėsive fizike dhe aftėsive motore nė linjat sportive tė programit.
6.Zgjedh e pėrdor ushtrime tė pėrshtatshme pėr pjesėn pėrgatitore tė orės sė mėsimit, nė pėrputhje me specifikat e tė mėsuarit tė linjave tė ndryshme tė programit.
7.Formulon me saktėsi rrugėt metodike dhe format e organizimit tė orės sė mėsimit (pjesa themelore) nė linjat kryesore tė programit.
8.Njeh e pėrdor llojet e evidencave nė edukimin fizik.
9.Njeh e argumenton vlerat e pėrdorimit nė orėn e mėsimit tė mjeteve mėsimore didaktike dhe atyre ndihmėse.
10.Njeh tipet e orės sė mėsimit e i pėrshtat ushtrimet, metodat e ngarkesat fiziologjike objektivave karakteristike tė secilit prej tyre.
11.Di tė diferencojė llojet e ushtrimeve, metodave dhe ngarkesave fiziologjike, moshės, gjinisė dhe nivelit tė pėrgatitjes sė pėrgjithshme fizike dhe psikologjike tė nxėnėsve tė klasave tė ndryshme.
12.Harton teste pėr cilėsitė dhe aftėsitė motore dhe di tė nxjerrė nivelet pėrkatėse.
13.Njeh mirė, planifikon e pėrdor ecuritė metodike, gjatė procesit mėsimor tė edukimit fizik.
14.Zbaton teknikat e kontrollit e tė vlerėsimit tė nxėnėsve, nė pėrputhje me etapat e tė mėsuarit, nė linjat kryesore tė programit.
15.Argumenton vlerat e rendit metodat e punės sė pavarur tė nxėnėsve, nė orėn e mėsimit e jashtė saj.
16.Zgjedh e pėrdor metodat bazė tė edukimit tė aftėsive bashkėrenduese tė nxėnėsve, nė linjat kryesore tė programit.
17.Formulon elementet pėrbėrės tė cilėsisė sė orės sė mėsimit e argumenton lidhjet qė kanė ato ndėrmjet tyre.
18.Njeh, evidenton e vlerėson karakteristikat anatomike, fiziologjike, psikologjike dhe motore tė nxėnėsve me prirje dhe predispozita sportive.
19.Njeh e pėrdor nė orėn e mėsimit rregulloret teknike tė linjės veprimtari sportive tė programit tė edukimit fizik.
20.Njeh e pėrdor nė praktikė format organizative tė veprimtarive lėvizore sportive, brenda dhe jashtė shkollės.


Box
Pjesa lėndore pėrmban programet e kualifikimit sipas

Arsimi parashkollor
Cikli fillor
Gjuhė shqipe, lexim letrar, letėrsi
Gjuhė e huaj
Edukatė qytetare (shkolla 9-vjeēare)
Matematikė
Fizikė
Kimi-Biologji
Sociologji, Edukim qytetar, Njohuri Ekonomike, Filozofi,
Histori-Gjeografi
Suplement pėr mėsuesit qė zhvillojnė lėndėn e informatikės
Suplement pėr mėsuesit qė zhvillojnė lėndėn e edukimit teknologjik nė shkollėn 9-vjeēare
Edukim artistik nė shkollėn 9-vjeēare
Edukimi fizik

Box
A. PJESA E PĖRGJITHSHME
(E njėjtė pėr tė gjitha programet pėr fitimin e shkallėve tė kualifikimit tė mėsuesve nė arsimin parauniversitar)
Meqė njohja e akteve ligjore, e strategjisė kombėtare pėr arsimin, si dhe e akteve kryesore normative pėr shkollėn, janė tė nevojshme qė tė njihen nga tė gjithė mėsuesit, pavarėsisht nga lėndėt qė ata zhvillojnė, u konsiderua e dobishme qė tė hartohet kjo pjesė e pėrgjithshme e pėrbashkėt pėr tė gjithė mėsuesit, qė do tė pėrfshihen nė fitimin e shkallėve tė kualifikimit, e cila do tė jetė pjesa e parė (pjesa a) e tė gjitha programeve tė orientuara nga QTKA.
A.1 EDUKATA LIGJORE E SHTETASVE
Njohja me “Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė”
A.2 STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TĖ ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, 2004-2015
Struktura e re e arsimit
Institucionet e reja nė nivel kombėtar
Integrimi vertikal dhe horizontal
Zgjedhja e lėndėve nga nxėnėsit dhe kurrikula gjithėpėrfshirėse
Procesi i kurrikulės pėr trajnimin e mėsuesve
Sigurimi i cilėsisė/licencimi i mėsuesve
Trajnimi i mėsuesve gjatė punės dhe rrjetet profesionale
Zhvillimi i teksteve shkollore
Burimet alternative tė mėsimdhėnies
Trajnimi dhe kualifikimi i personelit
A.3 DISPOZITAT NORMATIVE PĖR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR, TIRANĖ 2002.







23 Nentor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos