Zgjedhjet, zbardhet numri i deputetėve pėr secilin prej qarqeve

Harta e zgjedhjeve, si do tė shpėrndahen mandatet e Kuvendit tė Shqipėrisė. Tirana do tė ketė numrin mė tė madh tė deputetėve (33), Kukėsi mė tė voglin (3)

Shaban Sulēe


Kodi i ri Zgjedhor ka sanksionuar edhe ndryshime pėrsa i pėrket numrit tė mandateve qė do tė ketė secili nga 12 qarqet zgjedhore, ku do tė konkurrohet nė zgjedhjet e ardhshme. Sipas formulės sė pėrdorur, qarku i Tiranės do tė ketė numrin mė tė madh tė deputetėve (33), ndėrsa qarku i Kukėsit do tė ketė numrin mė tė vogėl tė deputetėve, vetėm 3 tė tillė. Pėrcaktimi i numrit tė deputetėve nė qarqe ėshtė bėrė sipas njė formule pėrllogaritėse nga pėrfaqėsuesit e Komisionit Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore. Gjithsesi, do tė jetė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qė tashmė, pas miratimit pėrfundimtar tė Kodit tė ri Zgjedhor, do tė pėrcaktojė zyrtarisht numrin e deputetėve nė secilin prej 12 qarqeve.


Formula
Formula pėr pėrcaktimin e numrit tė deputetėve nė secilin prej 12 qarqeve vijon si mė poshtė. Llogaritja bėhet duke marrė numrin total tė votuesve dhe ai pjesėtohet me numrin 140. Nėse janė 2.8 milionė votues, do tė dilte njė kuotė prej 20 mijė votuesish. Mė pas shkohet nė ēdo qark dhe kalohet nė pjesėtimin e numrit tė votuesve tė kėtij qarku me kėtė kuotė. Pėr shembull, nė qarkun e Tiranės janė 660 mijė votues dhe pas pjesėtimit del numri 33 qė pėrkon me numrin e mandateve tė deputetėve qė do tė ketė nė kėtė qark.

Qarqet
Sipas formulės sė sipėrpėrmendur del pėrafėrisht numri i deputetėve qė do tė ketė secili prej 12 qarqeve zgjedhore. Kėshtu, nė qarkun e Shkodrės do tė konkurrohet pėr 11 vende nė Parlament, nė qarkun e Kukėsit pėr 3 deputetė, nė qarkun e Lezhės pėr 6 deputetė, nė qarkun e Dibrės pėr 5 deputetė, nė qarkun e Durrėsit pėr 13 deputetė, nė qarkun e Tiranės pėr 33 deputetė, nė Qarkun e Elbasanit pėr 14 deputetė, nė qarkun e Fierit pėr 16 deputetė, nė qarkun e Beratit pėr 8 deputetė, nė qarkun e Korēės pėr 12 deputetė, nė qarkun e Gjirokastrės pėr 5 deputetė, nė qarkun e Vlorės pėr 12 deputetė. Pra, konfirmohet edhe njė herė se qarku i Tiranės do tė ketė numrin mė tė madh tė deputetėve, 33, gjė qė do tė bėjė qė liderėt e PD-sė, PS-sė dhe LSI-sė ta pėrqendrojnė fushatėn dhe energjitė e tyre pikėrisht nė kėtė qark.

Presjet
Sipas formulės dhe rezultateve tė mėsipėrme, numri i deputetėve nė qarqe del 136, sipas pjesėtimit tė plotė. Por ēfarė do tė ndodhė me katėr vendet e tjera nė Parlament? Zgjidhja do tė jetė sipas presjeve dhjetore dhe katėr vendet do t’u ndahen atyre qarqeve qė kanė presjet mė tė larta. Sipas kėsaj skeme, pėrfituesit e katėr vendeve nė Parlament do tė jenė qarqet Berat, Dibėr, Gjirokastėr dhe Vlorė, tė cilėt kanė numrin mė tė lartė tė presjeve dhjetore.

Qarku Numri i votuesve Numri i deputetėve

1-Shkodėr 218560 11
2-Kukės 66375 3
3-Lezhė 135890 6
4-Dibėr 116431 5 (6 me presjet)
5-Durrės 265180 13
6-Tiranė 660505 33
7-Elbasan 282528 14
8-Fier 327918 16
9-Berat 150871 8
10-Korēė 246700 12
11-Gjirokastėr 112728 5 (6 me presjet)
12-Vlorė 257258 12 (13 me presjet)

Total 136 (140)






22 Nentor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos