Mėsuesit, programi i plotė i kualifikimit sipas profileve pėr testim

Testimi do tė bėhet pėr fitimin e tri shkallėve tė kualifikimit. Botohen programet lėndore sipas profilit tė mėsuesve nė sistemin parauniversitar

Jonida Tashi

Zbardhet programi i plotė mbi bazėn e tė cilit do tė kryhet testimi i mėsuesve pėr fitimin e tri shkallėve tė kualifikimit. Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit pėr Arsimin ka pėrgatitur njė botim me programet e kualifikimit tė mėsuesve tė tė gjitha hallkave tė arsimit parauniversitar, tė cilat mund tė pėrdoren edhe pėr testimin e mėsuesve pėr fitimin e shkallėve III, II, I tė kualifikimit. Pjesa e pėrgjithshme ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjithė mėsuesit, pavarėsisht nga lėnda/lėndėt qė zhvillojnė. Gazeta boton sot programet lėndore me tematikat pėrkatėse pėr tė cilat mėsuesit duhet tė pėrgatiten pėr testim pėr shtatė profile mėsuesish. Pėrkatėsisht, kėto shtatė profile janė: mėsues i arsimit parashkollor, mėsues i ciklit fillor, mėsues i gjuhės shqipe, i leximit letrar dhe i letėrsisė, mėsues i gjuhės sė huaj, mėsues i edukatės qytetare, mėsues i matematikės pėr shkollėn 9-vjeēare dhe mėsues i matematikės pėr shkollėn e mesme, mėsues i fizikės nė shkollėn 9-vjeēare dhe mėsues i fizikės nė shkollėn e mesme. Mėsuesit e arsimit parauniversitar nė varėsi tė lėndėve qė japin mėsim janė ndarė nė 14 profile kryesore.
Tė gjithė mėsuesit qė plotėsojnė vjetėrsinė e punės, sipas tri shkallėve tė kualifikimit deri mė 31 dhjetor tė kėtij viti, do t’i nėnshtrohen njė provimi pėr dijet e tyre. Drejtoria Arsimore e Tiranės ka pėrgatitur formularin qė duhet tė plotėsojnė mėsuesit e arsimit parauniversitar, tė cilėt do t’i nėnshtrohen testimit, me synim kualifikimin nė kategoritė e dytė, tė tretė dhe tė katėrt.
B.PROGRAMET LĖNDORE
B.1 Profili: mėsues i arsimit parashkollor
Ky program mbėshtet politikat arsimore, shtetėrore dhe, nė mėnyrė tė veēantė, strategjinė e arsimit parauniversitar, lidhur me ēėshtjet e trajnimit e tė kualifikimit tė mėsuesve nė punė. Nė program, mėsuesit do tė gjejnė tė pasqyruar ēėshtje, probleme dhe aspekte tė ndryshme tė arsimit parashkollor, tė tilla si: kėrkesat dhe prirjet e arsimit parashkollor; treguesit cilėsorė tė tij; modele e metodologji tė zbatuara nga projekte tė ndryshme nė kopshte; standardet e pėrmbajtjes e tė arritjes; veprimtari tė larmishme me fėmijėt e ciklit parashkollor; njohja me veēori e aspekte tė ndryshme tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė fėmijėve nė kėtė moshė; partneriteti prind-edukator; vlerėsimi i punės sė fėmijės parashkollor.
Tematika
Nė fokus tė politikave arsimore
Metodologji e modele tė projekteve dhe programeve tė zbatuara nė arsimin parashkollor nė Shqipėri
Veēori tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė fėmijėve tė moshės 3-5 vjeē
Standardet nė arsimin parashkollor
Bashkėpunimi dhe partneriteti kopsht-familje
Vlerėsimi nė arsimin parashkollor
B.2 Profili: mėsues i ciklit fillor
Ky program mbėshtet politikat arsimore, shtetėrore dhe, nė mėnyrė tė veēantė, strategjinė e arsimit parauniversitar, lidhur me ēėshtjet e trajnimit dhe tė kualifikimit tė mėsuesve nė punė. Programi qė sugjerohet mbėshtetet nė kėrkesat e sotme tė arsimit fillor pėr pėrgatitjen e mėsuesve, si dhe nė pėrvojat e pėrparuara perėndimore, qė vlejnė pėr tė krijuar kompetenca profesionale tė qėndrueshme. Kjo ėshtė parė dhe nė mundėsitė qė kanė mėsuesit pėr tė shfrytėzuar bazėn materiale profesionale dhe didaktike qė ndodhet nė ēdo drejtori arsimore.
Tematika
Kompetenca profesionale qė lidhet me pėrmbajtjen lėndore dhe tė mėsuarit
Kompetenca profesionale qė lidhet me planifikimin mėsimor, me manaxhimin dhe organizimin e klasės
Kompetenca profesionale qė lidhet me shkollėn ku ai punon
B.3 Profili: mėsues i gjuhės shqipe, i leximit letrar dhe i letėrsisė
Programi i kualifikimit tė mėsuesve tė gjuhės shqipe dhe leximit letrar u drejtohet mėsuesve, qė kalojnė shkallėn e parė dhe tė dytė tė kualifikimit 5 dhe 10-vjeēar. Programi synon t’u pėrgjigjet nevojave pėr njė formim tė njė shkalle mė tė lartė profesionale tė mėsuesve tė gjuhės shqipe, qė kėrkojnė rritjen dhe ngritjen e shkallėve dhe tė kategorive tė formimit tė tyre profesional. Programi i lejon specialistėt e drejtorive arsimore rajonale tė rekomandojnė, tė shtojnė ose tė zėvendėsojnė module, tema apo problematikė tė nevojshme, pėr tė cilat ata mendojnė se mund tė pėrfshihen nė kėtė program. Programi i kualifikimit pėr mėsuesit, qė i drejtohet kėtij kualifikimi, mbėshtetet nė zhvillimet bazė dhe nė ato mė tė reja pėr problemet e mėsimdhėnies sė gjuhės amtare dhe tė leximit letrar nė shkollėn 9-vjeēare dhe tė letėrsisė nė shkollėn e mesme.
Problematika e programit lidhet me:
Zhvillime tė pėrgjithshme nė fushėn e arsimit
Zhvillime specifike nė shkencat gjuhėsore dhe ato letrare
Zhvillime nė fushėn e politikave arsimore, si dhe me udhėzimet e MASH-it pėr vazhdimėsinė e reformės arsimore pėr vitet nė vazhdim
Zhvillime nė fushėn e didaktikės sė mėsimit tė gjuhės amtare.
Programi pėrbėhet nga kėto pjesė:
Arsimi shqiptar nė procesin e politikave pėr ndryshim dhe tė reformės nė pėrmbajtje.
Probleme tė pėrgjithshme tė mėsimit tė gjuhės dhe tė leximit letrar nė arsimin 9-vjeēar.
Probleme tė mėsimdhėnies sė gjuhės dhe tė leximit letrar.
Veprimtari praktike tė mėsuesve.
B.4 Profili: mėsues i gjuhės sė huaj
Pėrmbajtja e programit
1.Kompetenca profesionale qė lidhen me zotėrimin e njohurive tė lėndės dhe organizimin e tyre nė funksion tė tė nxėnit.
2.Kompetenca profesionale qė lidhen me pėrdorimin e strategjive mėsimore tė pėrshtatshme pėr lėndėn, manaxhimin dhe organizimin e klasės.
3.Pėrdorimi i formave tė ndryshme pėr vlerėsimin e kompetencės sė nxėnėsve.
B.5 Profili: mėsues i edukatės qytetare
Tematika
I.Pjesa rajonale dhe kombėtare
II.Edukimi qytetar si lėndė dhe si proces garanton cilėsi kur ndėrtohet mbi objektiva kros dhe ekstrakurrikulare
III.Probleme qė lidhen me pėrthyerjen dhe pėrditėsimin e programit
IV.Metodologjitė e mėsimdhėnies nė lėndėn e edukimit qytetar
V.Kompetencat profesionale tė mėsuesit tė edukatės qytetare
B.6 Profili: mėsues i matematikės pėr shkollėn 9-vjeēare dhe mėsues i matematikės pėr shkollėn e mesme
Programi i kualifikimit tė mėsuesve tė matematikės tė shkollės 9-vjeēare (pėr fitimin e shkallėve III, II e I tė kualifikimit) ėshtė hartuar nga grupi i punės i Qendrės sė Trajnimit dhe Kualifikimit pėr Arsimin, duke marrė nė konsideratė sugjerimet e drejtorive arsimore rajonale, zyrave tė arsimit tė rretheve, si dhe tė mėsuesve tė veēantė. Programi, qė u dėrgohet drejtorive arsimore tė rretheve sė bashku me literaturėn pėrkatėse, duhet tė konsiderohet i hapur. Kjo do tė thotė qė ēdo drejtori arsimore, nė varėsi tė specifikave, lidhur me nivelin e formimit e kualifikimit tė mėsuesve pėrkatės, tė kualifikimeve qė mund tė kenė realizuar vetė apo nė bashkėpunim me organizma shtetėrorė e joqeveritarė, ėshtė e lirė tė bėjė pėrshtatjet e plotėsimet qė gjykohen si tė nevojshme e tė mundshme pėr t’u realizuar.
Pėrmbajtja e programit
Programi i kualifikimit tė mėsuesve tė Matematikės tė shkollės 9-vjeēare, i shoqėruar me literaturėn dhe modulet pėrkatėse, synon zhvillimin e aftėsive dhe kompetencave tė mėsuesve sipas drejtimeve tė mėposhtme:
Kompetencat pėr njohjen e thelluar tė kurrikulės, pėr tė rritur e lehtėsuar angazhimin e nxėnėsve nė procesin e tė nxėnit.
Kompetencat lėndore dhe mėnyra e organizimit tė procesit mėsimor nė funksion tė tė nxėnit.
Kompetencat pėr vlerėsimin e nivelit tė tė nxėnit
B.7 Profili: mėsues i fizikės
A) Pėr mėsuesit e fizikės nė shkollėn 9-vjeēare
Pėr mėsuesit, qė pėrfshihen nė shkallėt e ndryshme tė kualfikimit, orientohet kėrkimi i kompetencave tė mėposhtme:
Pėr mėsuesit e pėrfshirė nė kualifikim pėr marrjen e shkallės sė tretė (vjetėrsi 5 vjet), tė gjitha temat b.i.1-b.i.11
Pėr mėsuesit e pėrfshirė nė kualifikim pėr marrjen e shkallės sė dytė (vjetėrsi 10 vjet) nuk do tė pėrfshihen vetėm temat b.i.4 dhe b.i.6
Pėr mėsuesit e pėrfshirė nė kualifikim pėr marrjen e shkallės sė parė (vjetėrsi 20 vjet) nuk pėrfshihen temat b.i.3; b.i.4 dhe b.i.6
1. Kompetenca: tė pėrshkruash ndryshimet, qė janė planifikuar pėr tė ardhmen nė pėrmbajtjen dhe metodologjinė e mėsimit tė fizikės
2. Kompetenca: sipas programit aktual tė fizikės sė shkollės 9-vjeēare, tė renditėsh hapat e progresionit pėr tė kaluar nga faktet te konceptet dhe, qė kėtej, nė pėrgjithėsimet, ligjet ose parimet pėr konceptet: punė-energji dhe shndėrrime energjetike; shtypje; forcė; shpejtėsi; nxitim; qark elektrik.
3. Kompetenca: formulimi i objektivave
4. Kompetenca: tė shpjegosh saktė dhe kuptueshėm
5. Kompetenca: jep njė shembull sesi strukturohet pėrmbajtja e lėndės, duke pėrdorur konceptogramėn.
6. Kompetenca: pėr njė temė qė tė jepet, pėrdor shembuj nga jeta e pėrditshme pėr shpjegimin e objekteve tė mėsimit.
7. Kompetenca: pėr njė temė qė tė jepet nga programi i sotėm i fizikės, rendit veprimtaritė qė duhet tė kryejė nxėnėsi pėr pėrvetėsimin e objektivave tė temės.
8. Kompetenca pėr tė trajnuar nxėnėsit pėr pėrvetėsimin e njohjes shkencore, sipas renditjes: fakt (f), hipotezė (h), rrėzimi i njė hipoteze (r ), kalimi nė njė hipotezė tjetėr (h1), vėrtetimi i saj (v), zbatime (z).
9.Planifikimi i mėsimdhėnies
10.Kompetenca pėr tė zhvilluar veprimtari dhe eksperimente fizike.
11. Kompetenca pėr vlerėsimin e nxėnėsve
B) pėr mėsuesit e fizikės nė shkollėn e mesme (pjesa a ėshtė e pėrbashkėt)
Pėr mėsuesit, qė pėrfshihen nė shkallėt e ndryshme tė kualfikimit, orientohet kėrkimi i kompetencave tė mėposhtme:
1.Kompetenca: tė pėrshkruash ndryshimet, qė janė planifikuar pėr tė ardhmen nė pėrmbajtjen dhe metodologjinė e mėsimit tė fizikės.
2. Kompetenca: duke iu referuar programeve tė sotme tė fizikės, pėr njė kapitull qė tė jepet nga shkolla e mesme, pėrshkruaj se ēfarė njohurish janė trajtuar me nxėnėsit nė shkollėn 9-vjeēare.
3.Kompetenca: formulimi i objektivave
4.Kompetenca: tė shpjegosh saktė dhe kuptueshėm
5.Kompetenca: jep njė shembull se si strukturohet pėrmbajtja e lėndės, duke pėrdorur konceptogramėn.
6. Kompetenca: pėr njė temė qė tė jepet nga programi i sotėm i fizikės, rendit veprimtaritė qė duhet tė kryejė nxėnėsi pėr pėrvetėsimin e objektivave tė temės.
7. Kompetenca pėr tė trajnuar nxėnėsit pėr pėrvetėsimin e njohjes shkencore, sipas renditjes: fakt (f), hipotezė (h), rrėzimi i njė hipoteze (r), kalimi nė njė hipotezė tjetėr (h1), vėrtetimi i saj (v), zbatime (z).
8.Planifikimi i mėsimdhėnies
9. Kompetenca pėr tė zhvilluar veprimtari dhe eksperimente fizike.
10.Kompetenca pėr vlerėsimin e nxėnėsve
11.Kompetenca pėr kritikė metodologjike



Pjesa lėndore pėrmban programet e kualifikimit sipas


Arsimi parashkollor
Cikli fillor
Gjuhė shqipe, lexim letrar, letėrsi
Gjuhė e huaj
Edukatė qytetare (shkolla 9-vjeēare)
Matematikė
Fizikė
Kimi-Biologji
Sociologji, Edukim qytetar, Njohuri Ekonomike, Filozofi,
Histori-Gjeografi
Suplement pėr mėsuesit qė zhvillojnė lėndėn e informatikės
Suplement pėr mėsuesit qė zhvillojnė lėndėn e edukimit teknologjik nė shkollėn 9-vjeēare
Edukim artistik nė shkollėn 9-vjeēare
Edukimi fizik


A. PJESA E PĖRGJITHSHME

(E njėjtė pėr tė gjitha programet pėr fitimin e shkallėve tė kualifikimit tė mėsuesve nė arsimin parauniversitar)
Meqė njohja e akteve ligjore, e strategjisė kombėtare pėr arsimin, si dhe e akteve kryesore normative pėr shkollėn, janė tė nevojshme qė tė njihen nga tė gjithė mėsuesit, pavarėsisht nga lėndėt qė ata zhvillojnė, u konsiderua e dobishme qė tė hartohet kjo pjesė e pėrgjithshme e pėrbashkėt pėr tė gjithė mėsuesit, qė do tė pėrfshihen nė fitimin e shkallėve tė kualifikimit, e cila do tė jetė pjesa e parė (pjesa a) e tė gjitha programeve tė orientuara nga QTKA.
A.1 EDUKATA LIGJORE E SHTETASVE
Njohja me “Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė”
A.2 STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TĖ ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, 2004-2015
Struktura e re e arsimit
Institucionet e reja nė nivel kombėtar
Integrimi vertikal dhe horizontal
Zgjedhja e lėndėve nga nxėnėsit dhe kurrikula gjithėpėrfshirėse
Procesi i kurrikulės pėr trajnimin e mėsuesve
Sigurimi i cilėsisė/licencimi i mėsuesve
Trajnimi i mėsuesve gjatė punės dhe rrjetet profesionale
Zhvillimi i teksteve shkollore
Burimet alternative tė mėsimdhėnies
Trajnimi dhe kualifikimi i personelit
A.3 DISPOZITAT NORMATIVE PĖR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR, TIRANĖ 2002.


Shėnim:
Nesėr do tė botohet programi lėndor pėr testimin e mėsuesve pėr profilet: mėsues i Kimisė dhe Biologjisė, mėsues i Sociologjisė, Edukimit Qytetar, Njohurive Ekonomike dhe Filozofisė, mėsues i Historisė dhe i Gjeografisė, Suplement pėr mėsuesit qė zhvillojnė edhe lėndėn e Informatikės nė shkollėn e mesme, Suplement pėr mėsuesit e Edukimit Teknologjik nė shkollėn 9-vjeēare (mėsimet e punės), mėsues i Edukimit Artistik nė shkollėn 9-vjeēare si dhe mėsues i Edukimit fizik.



22 Nentor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos