Transplanti i veshkave, nė dhjetor operacioni i parė

Transplanti i veshkave, ndėrhyrja mė e famshme dhe mė e pėrfolur 5 vitet e fundit, do tė realizohet me patjetėr deri nė fund tė muajit dhjetor. Lajmi ėshtė konfirmuar nga Ministria e Shėndetėsisė. Analizat pėr ēiftin e parė qė do tė kryejė kėtė ndėrhyrje tashmė kanė pėrfunduar. Pas tyre renditen edhe ēifte tė tjera, tė cilėt plotėsojnė kushtet e nevojshme pėr tė realizuar operacionin. Transplanti i veshkave do tė kryhet nga mjekė shqiptarė, nėn asistencėn e mjekėve italianė. Shpenzimet dhe tė gjitha kostot pėr infrastrukturėn, specializimin e mjekėve, diagnostikimin, analizat dhe sallėn ku do tė realizohen janė paguar nga projekti italian. Pėr dy vite me radhė mjekėt specialistė nga tė gjitha fushat janė specializuar dhe kanė marrė formimin e nevojshėm pėr tė qenė tė aftė aq sa duhet pėr realizimin. Transplanti i veshkave do tė realizohet nė qendrėn universitare "Nėnė Tereza".

Salla specifike, e pėrllogaritur pėr tė qenė speciale nė tė gjitha kuptimet, ashtu siē e kanė kėrkuar mjekėt e huaj, pritet tė pėrfundojė nė fund tė kėtij muaji. Pasi kanė kaluar shumė rishikime tė infrastrukturės sė saj, meremetime e ndryshime, mendohet se ajo do tė jetė e plotėsuar dhe e kompletuar me tė gjitha kushtet e nevojshme. Aty do tė kryhet edhe ndėrhyrja e shumėpėrfolur. Duke qenė se projekti italian ndodhet nė fund tė misionit tė tij, mbyllja e tij me realizimin e transplantit tė veshkės, njė nga operacionet mė tė vėshtira, do tė ishte pėrfundim i pritur dhe objektiv i pėrmbushur si nga financuesit, ashtu edhe nga shteti shqiptar. "Nuk mund tė japim data dhe afate fikse, por mund tė them se nė fund tė kėtij muaji presim tė pėrfundojnė punimet nė sallėn kirurgjikale, ku do tė kryhet transplanti. Kjo sallė do tė jetė moderne me tė gjitha aparaturat, kushtet higjieno-sanitare dhe me tė gjitha pajisjet e nevojshme pėr tė kryer ndėrhyrje si nė vendin fqinj", tha Bardh Spahia, drejtor i Pėrgjithshėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Sipas tij, mbyllja e projektit "do tė pagėzohet" me realizimin e njė transplanti pėr tė cilin do tė jepen informacione nė detaje, sapo tė vendosen afatet konkrete. Plot 500 mijė euro u vendosėn nė dispozicion vetėm pėr blerjen e aparaturave pėr realizimin e ndėrhyrjes kirurgjikale. Ky fond prej 500 mijė eurosh do tė shėrbente pėr blerjen e aparaturave tė nevojshme. Kėto pajisje shėrbejnė pėr Laboratorin e Imunologjisė nė QSUT, tė cilat do tė ndihmojnė nė krijimin e njė mjedisi tė pėrshtatshėm pėr dhuruesin e veshkės dhe pacientin, si dhe pajisje tė nevojshme pėr sallėn e kirurgjisė pėr kryerjen e operacionit. Sipas mjekėve tė huaj dhe shqiptarė, mė e rėndėsishmja pėr procesin e realizimit tė transplantit tė veshkės ėshtė aparatura e veēantė, EKO, e cila vėzhgon deri nė imtėsi ndėrhyrjen kirurgjikale qė do tė realizohet te pacienti.

Pjesė e setit tė pajisjeve ėshtė edhe aparatura e matjes sė medikamenteve nė gjak tė pacientėve dhe pajisja pėr monitorimin e tė sėmurėve pre-post operacionalė.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos