Tapitė e shtėpive, Legalizimet, ja kush pėrfiton

Dalin 5 mijė ndėr 200 mijė emrat e parė qė kanė aplikuar pėr tė fituar hipotekėn. Procesi nis nė Tiranė, Durrės, Elbasan, Vlorė, Korēė, Shkodėr, Gjirokastėr, Fier, Kukės, Berat e Lezhė. Publikohet lista e atyre qė perfitojnė shtėpitė pa leje dhe kompensimet. 

TIRANE- "Gazeta Shqiptare" publikon sot emrat e njė pjese tė personave, qė mund tė pėrfitojnė nga ligji nė fuqi pėr legalizimet, si dhe lista tė blloqeve tė ndėrtimeve informale, banorėt e tė cilave mund tė marrin tapitė e tė regjistrohen nė Hipotekė. Po kėshtu, shoqėruar nga lista tė ishpronarėve, trojet e tė cilėve janė zėnė, pa lejen e tyre, qė pėrfitojnė shpėrblim. Suplementi i sotėm pėrmban listat emėrore pėr kalim pronėsie nė Durrės qytet, ish- Kėneta; Kukės qytet; Lezhė qytet, lagja Kodėr Marlekaj; Shkodėr qytet, lagja Bahçallėk; Vlorė qytet; Orikum; Sarandė qytet dhe zonat Berdenesh e Gjashtė; Berat, zona ish-fusha e Pyllit; Elbasan qytet e Fier, zona Bishanakė. Ghithashtu, pėrfshihet lista emėrore e pronarėve dhe sipėrfaqet takuese pėr shpėrblim nė qarqet Shkodėr, Vlorė, Elbasan e Tiranė. Ndėrkohė, gjejnė pasqyrim edhe blloqet apo zonat pėr legalizim nė proces nė Tiranė, Paskuqan-Bathore; Kukės; Gjirokastėr; Tepelenė; Fier, zona Bishanakė; Durrės, zona e ish-Kėnetės; bashkitė Sarandė, Vlorė, Shkodėr e Elbasan, si dhe lagjen Marlekaj tė Lezhės. Po kėshtu, pasqyrohet lista e dytė emėrore e pronarėve qė kompensohen dhe sipėrfaqet takuese pėr shpėrblim nė proces nė Tiranė, Shkodėr e Elbasan. Listėn e plotė mund ta gjeni duke blerė numrin e sotėm tė “Gazeta Shqiptare” .

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos