Kriza ekonomike boterore, vijne pasojat e para ne Shqiperi

Turizmi, ndėrtimi dhe sistemi bankar preken tė parat. FMN-ja i kėrkon qeverisė shqiptare shtimin e fondeve tė sigurisė

Ervin Koēi

Megjithėse jemi konsideruar si njė vend nė zhvillim dhe jashtė mundėsive pėr t’u prekur nga pasojat e shpejta tė krizės ekonomike botėrore, vendi muajt e fundit ka nisur tė ndiejė pasojat e para. Shtrenjtimi gradual i ēmimeve, sidomos pėr artikujt e konsumit, rritja e inflacionit dhe zhvlerėsimi gradual i lekut nė tregun e shkėmbimit valutor, rėnia e tė ardhurave tė emigrantėve, si dhe ngėrēi qė po ndien ekonomia, sidomos nė sektorėt mė kyēė tė saj, janė tregues tė qartė se po prekemi nga kjo krizė. Por pėrveē kėtyre pasojave tė para, disa prej sektorėve qė gjenerojnė tė ardhura mė shumė pėr ekonominė e vendit, si turizmi, bujqėsia, eksportet, por dhe sektori imobiliar (shitblerja e pronave tė patundshme), pritet tė tronditen dhe tė preken mė shumė nė muajt nė vazhdim nga kėto pasoja. Ekonomia shqiptare do tė pėrballet me rėnie tė investimeve, ulje tė dėrgesave tė emigrantėve, ndėrkohė qė tė ardhurat nga tatimet dhe doganat kanė nisur tė bien. Kėtė situatė e ka ndjerė edhe tregu bankar nė vend, qė megjithėse fillimisht iu pėrgjigj me qėndrueshmėri rreziqeve fillestare tė tregut bankar botėror, tani po pėrballet me pasojat e para. Rėnia e nivelit tė kredimarrjes dhe e depozitave bankare kanė qenė dy shkaqet e para tė kėsaj krize globale qė janė ndjerė nė sistemin bankar shqiptar. Kjo gjė, sipas ekspertėve tė BSH-sė, “mund tė shoqėrohet nė tė ardhmen me rritjen e portofolit tė kredive me probleme, por dhe me uljen e kreditimit tė ekonomisė nga vetė bankat tė cilat, tė pasigurta dhe tė pazonjat pėr tė mbledhur likuiditet, do tė shtrėngojnė normat e sigurisė dhe do tė rrisin pėrqindjet e interesave”.

Kriza imobiliare

Njė ulje drastike tė shitjeve tė pasurive tė paluajtshme paraqet njė numėr i madh agjencish imobiliare nė Tiranė, tė cilat, sipas tyre, rrezikojnė tė mbyllen. Sipas njė shifre mesatare, shitjet gjatė kėtij viti deri tani kanė arritur nė masėn 50 pėr qind, pra gjysma e pikėsynimeve tė vendosura nė janar tė kėtij viti. Ulja e interesit tė emigrantėve pėr tė blerė shtėpi gjatė kėtij viti ėshtė mjaft shqetėsues. Nė krahasim me tre vitet e shkuara, kėtė vit kemi njė ulje tė ndjeshme tė kėrkesės sė emigrantėve pėr shtėpi nė zonat e Tiranės. Sipas administratorit tė njė agjencie imobilare nė Tiranė, kjo vjen si pasojė e krizės ekonomike qė ka pushtuar vendin e tyre. “Shumė qytetarė shprehen se nuk janė nė gjendje tė prenotojnė shtėpi, pasi kanė tre muaj qė nuk kanė marrė ende rrogėn nė vendin e tyre tė punės”, - shprehet agjenti imobiliar. Mossjellja e parave nga emigrantėt ėshtė ndjerė shumė nė tregun vendas. Shumė prej kėtyre agjencive nuk kishin kėrkesa fare pėr tė blerė apartamente nė Shqipėri deri sot. Faktor tjetėr qė ka ndikuar natyrisht si tek konsumatori shqiptar, ashtu edhe tek ai i huaj, ėshtė njė rritje e madhe e ēmimeve qė kanė pėsuar apartamentet edhe nė zonat mė periferike. Nė kėto zona nė qoftė se e krahasojmė me vitet e kaluara, ēmimi ėshtė rritur nga 300 euro m2 nė 550 euro m2. Kjo natyrisht qė ka ndikuar nė uljen e kėrkesės pėr kėto pasuri.

Kriza nė turizėm

Sektori i turizmit do tė jetė njė tjetėr sektor kyē i ekonomisė sė vendit, qė pėrveē sektorit tė ndėrtimit dhe atij bankar, pritet tė preket qė kėtė vit nga kriza ekonomike botėrore. Kjo gjė, sipas ekspertėve, do tė lidhet ngushtė me fluksin e ardhjeve pėr festat e fundvitit tė emigrantėve shqiptarė. Shumė prej tyre, edhe pse janė pajisur me leje-qėndrimi nė vendet rezidente, - sipas ekspertėve, - mund tė mos preferojnė tė vijnė nė Shqipėri pėr shkak tė tė ardhurave tė pakta, tė kostove tė udhėtimit, por dhe pėr shkak tė prezumimit (zėnies) tė vendeve tė punės, tė cilat janė kthyer nė mjaft tranzitore ose provizore dhe tė pasigurta. Kjo gjė do tė ndikonte direkt nė nivelin e fluksit turistik vjetor nė vendin tonė dhe nė tė ardhurat qė regjistrohen prej kėtyre hyrjeve. Ekspertėt ndėrkombėtarė sqarojnė se kėtė vit qė vjen tregu turistik botėror do tė jetė njėri prej sektorėve ekonomikė global qė do tė preket nga pasojat e krizės ekonomike. Ata shtojnė se tė vetmet qė do tė pėrfitojnė do tė jenė vendet qė do tė bėjnė investime nė sektorin turistik, por dhe qė do tė luajnė njė politikė mjaft favorizuese pėrsa u pėrket ofertave tė pushuesve dhe rritjes sė shėrbimeve.

Paralajmėrimet e FMN-sė

Fondi Monetar Ndėrkombėtar bėri tė ditur dy ditė mė parė se qeverisė do t’i duhet tė marrė masa shumė tė kujdesshme, nė mėnyrė qė gjatė vitit qė vjen rritja ekonomike nė vend tė jetė 3,5-4 pėr qind dhe tė mund tė pėrballojė efektet e kėqija, tė cilat do tė jenė kryesisht pasojė e klimės botėrore ekonomike. Fondi Monetar kritikoi politikat fiskale, duke thėnė se nė kėtė moment politika fiskale ka njė barrė veēanėrisht tė rėndė. Pėr vitin 2008 misioni kėshillon njė rishpėrndarje tė shpejtė tė shpenzimeve pėr tė siguruar qė sektorėve prioritarė po i kushtohet rėndėsia e nevojshme dhe njėkohėsisht qė deficiti tė kufizohet nė 5.2 pėr qind tė PBB-sė. Nė tė ardhmen, misioni rekomandon qė tė ruhet deficiti nė vitin 2009 nėn 4 pėr qind tė PBB-sė. FMN-ja tha se me njė pėrkeqėsim tė mprehtė tė perspektivės sė rritjes ekonomike botėrore, qė tashmė ka filluar, ėshtė e rėndėsishme qė politikėbėrėsit shqiptarė tė forcojnė mė tej themelet ekonomike, duke nėnkuptuar themele tė dobėta tė ekonomisė sonė. “Natyrisht, qeveria nuk mund tė ndikojė nė ngjarjet e jashtme botėrore, - bėri me dije misioni i FMN-sė, - por mundet dhe duhet tė ndėrmarrė hapa shtesė pėr tė rritur besimin nė vend, pasi nė klimėn aktuale politikat ėshtė mė mirė tė jenė mė tė matura se ē’duhet”. Pėrveē domosdoshmėrisė makroekonomike, misioni rekomandoi qė ēdo ulje nė normat e sigurimeve shoqėrore, tė presė njė reformė tė gjerė tė pensioneve, qė do tė forconte lidhjen midis kontributeve dhe pėrfitimeve dhe do tė jepte shtysa tė rėndėsishme pėr vetėzbatim. Pas pėrfundimit tė programit FMN-ja i nxiti autoritetet qė tė angazhohen pėr zbatimin e njė rregulli fiskal tė qartė pėr tė ankoruar politikat buxhetore, si p.sh. njė kufi tė pėrshtatshėm pėr shpenzimet, deficitin ose borxhin publik.


19 Nentor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos