Angli, gjykatėsi mėshiron Elda Derrin

Njė gjykatės britanik ėshtė
treguar i mėshirshėm,
duke mos e ēuar nė burg
njė shqiptare, e cila ishte akuzuar
pėr pėrfitimin e lejes sė qėndrimit
dhe pėr shtetėsinė britanike
pėrmes mashtrimit. Elda Derri ka
qenė me fat, pasi ka fituar simpatinė
e gjykatėsit Mr. Justice Nick
Anley, i cili e ka dėnuar atė nėn
rregulloren e dhėnies sė masės
sė dėnimit "Discharge Absolute",
qė ėshtė forma mė e ulėt e njė
dėnimi qė reflekton nivel tė ulėt
kriminaliteti. Megjithatė, edhe
kjo formė dėnimi regjistrohet si
"Criminal Record", krim i regjistruar nė dosjet policore.
Gjykatėsi
Sipas tij, shqiptarja 27-vjeēare,
nėnė e dy fėmijėve, nuk mund tė
burgoset pėr aq kohė kur ka me
dhjetėra raste tė personave, tė
cilėt kanė fituar nėnshtetėsinė
pėrmes mashtrimit. "Nuk do tė
ishte e drejtė pėr mua tė burgosja
zonjėn Derri, e cila ėshtė
njėra prej shumė personave qė
kanė mashtruar. Ajo nuk mund
tė veēohej nga tė tjerėt pėr t‘u
ndėshkuar pėrpara ligjit", ka nėnvizuar
gjykatėsi. Njė faktor favorizues
nė mosdėnimin e shqiptares
ishte pikėrisht dėshtimi prokurorisė
nė sjelljen pėrpara gjykatės
tė njė projektligji tė ri, hartuar
nga "Home Office" pėr ēėshtje tė
ngjashme me atė tė zonjės Derri.
Pikėrisht ekzistenca e njė projektligji
nė formulim e sipėr ka qenė
pika kyēe e mbrojtjes. Dy muaj
mė parė, avokati Naim Hasani, qė
pėrfaqėsonte mbrojtjen e zonjės
Derri, pėrmes njė dėshmie prej 15
faqesh, ka sjellė fakte tė rėndėsishme
rreth jetės sė klientes sė tij,
e cila ishte detyruar tė gėnjejė pėr
hir tė njė jete mė tė mirė. Avokati
Hasani nuk ka mjaftuar me kaq. Ai
ka mundur tė kontaktojė Drejtorinė
e Hetimit tė Nėnshtetėsisė
sė Fituar me Mashtrim, tė cilėt
kanė konfirmuar pėrmes njė letre
zyrtare, se ata kishin dėrguar 70
letra, personave tė pėrfshirė nė
njė mashtrim tė tillė. Gjykatėsi
Mr. Justice Anley ka falėnderuar
zotin Hasani pėr sjelljen nė dritė
tė kėtyre fakteve, tė cilat ia kanė
bėrė atij mė tė lehtė marrjen e
vendimit nė kėtė ēėshtje.
Gėzimi dhe ankthi
Elda Derri, nė pėrfundim tė
seancės, ka lėnė gjykatėn me
lot nė sy nga gėzimi bashkė me
tė shoqin. Ajo i shpėtoi burgosjes
pėr kėtė krim, qė kishte
pranuar fajėsinė dhe mund
tė dėnohej deri nė tre vjet. E
nėse pėr tė ēėshtja kriminale e
kėsaj histori deri diku ėshtė e
pėrfunduar (nėse nuk apelon
prokuroria nė Gjykatėn e Apelit)
mbeten ende paqartėsi nė
lidhje me vijueshmėrinė e tė
gėzuarit tė lejes sė qėndrimit
dhe shtetėsisė britanike. "Ėshtė
njė fitore padyshim pėr mua si
avokat dhe pėr klienten time.
Megjithatė duhen pritur hapat
e mėtejshėm qė do tė ndėrmarrė
‘Home Office‘ ndaj zonjės Derri.
Jemi nė pritje tė ashtuquajturės
‘New Policy‘ nga ‘Home Office‘
pėr raste tė ngjashme, pasi nė
zyrėn tonė kemi shumė tė tilla",
ėshtė shprehur pėr "Shqip",
avokati Naim Hasani. I pyetur
se ēfarė do tė ndodhė mė tej me
statusin e zonjės Derri nė Angli,
njė zėdhėnėse e "UK Borders
Agency" tha: "Ne nuk mund tė
komentojmė pėr ēėshtje individuale.
Kur zbulojmė se janė
shkelur rregullat e emigracionit
ne hetojmė me seriozitetin e
plotė ndaj atyre individėve".



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos