Ngjyrat e errėta zaptojnė hapėsirat e shtėpive

Çmimet janė nga mė tė prekshmet, por ka edhe komplete kolltuqesh, apo dhoma gjumi qė mbeten ėndėrr pėr shumė çifte. Mobiljet me porosi mbeten ende nė modė

“Kemi pesė vjet qė nuk e kemi ndėrruar kompletin e kolltuqeve nė sallon. Dhoma e gjumit mė ka dalė nga qejfi me kėtė ngjyrė, nuk ėshtė mė nė modė kjo. Jemi nxituar qė bufenė nė kuzhinė e kemi bėrė me kėtė ngjyrė dhe nė kėtė model, kam parė njė model tė ri nė njė mobilieri, nuk e ke idenė sa fantastik ishte. Por, ta hajė dreqi sa kushtonte!” Fjalor tipik grash, por jo vetėm. Arredimi i shtėpive ėshtė kthyer nė njė “problem” pėr familjet shqiptare, sepse tashmė tė gjithė duan ta kenė gjėnė e duhur nė cepin e duhur. Tendencat mė tė fundit tė mobilimit tė shtėpive ofrojnė me dhjetėra modele kolltuqesh, dhomash gjumi, kuzhinash etj., duke nisur qė nga modelet e thjeshta, moderne dhe klasikėt, qė kanė edhe çmimet mė tė shtrenjta. Çmimet janė nga tė pranueshmet e deri te “tė çmendurat”. Kuptohet qė jo tė gjithė kanė mundėsi tė mobilojnė shtėpinė e tyre me mallin mė tė shtrenjtė, por kjo bie nė kurriz tė cilėsisė sė lėndės sė pėrdorur pėr mobiljet. Njė pjesė e mirė e kryeqytetit ėshtė e zėnė nga dyqanet e mobilieve, tė cilat me modelet qė ofrojnė janė shumė pranė modeleve evropiane. Por, ajo qė vėnė nė dukje shitėsit ėshtė interesimi jo shumė i madh i klientėve. “Janė tė shumtė njerėzit qė i shikojnė, mbeten me gojė hapur nga modelet dhe bukuria e tyre, por kur vjen puna te çmimi, tė gjithė tėrhiqen pas”, - tregon Altini, shitės nė njė mobilieri. Natyrisht qė mobiliet variojnė nga ato mė tė thjeshtat e deri tek ato mė modernet. Nė qoftė se do tė blesh njė komplet kolltuqesh, duhet tė dish qė çmim mė tė ulėt se 780 mijė lekė tė vjetra nuk ka. Nėse xhepin e ke tė mbushur mirė, mund tė shpenzosh, po tė duash, deri nė 6 milionė, material shumė i mirė dhe ngjyra shumė tė bukura. Po nė kėto çmime variojnė edhe dhomat e gjumit, si mė tė preferuarat nga dyqanet e mobilieve. Tendencat e fundit tė mobilieve tregojnė pėr hyrjen nė treg tė vitrinave tė televizorit, me rafte, kryesisht drejt ngjyrave tė errėta, qė nė pjesėn mė tė madhe pėrdoren si bibliotekė, por edhe si mbajtėse qelqurinash. Por, duhet tė dini se akoma nuk kanė ikur nga moda mobiliet e bėra me porosi. “Mė shumė klientėt porositin komplete kolltuqesh, dhoma gjumi, pasi jo tė gjitha mobiliet e gatshme u pėrshtaten me madhėsinė e dhomės ku do e vendosin. Ka dhe njė gjė tjetėr, qė materiali ėshtė mė i sigurt dhe çmimi ėshtė dhe mė i arsyeshėm”, - pohon njė pronar i njė mobilierie me porosi.

Pėr sa u pėrket ngjyrave dhe tendencave tė fundit, ato shkojnė drejt bezhės, kafesė sė errėt, ngjyrė qumėshti, pse jo edhe ngjyra tė ndezura si, portokalli, blu, jeshile dhe vishnje. Mbulesat e pėrbėra prej lėkure po dalin nga moda dhe ato qė preferohen mė shumė janė mbulesat e kolltuqeve prej pambuku dhe poliestre. Por, ato qė nuk dalin nga moda asnjėherė janė mobiliet ngjyrė kafe, qė shpesh kombinohen me bezhėn e lehtė nė perdet e shtėpive. Materiali i drunjtė vazhdon t’i rezistojė kohės, por qė normalisht ėshtė dhe mė i kushtueshmi. Mobiliet mund tė jenė tė pėrbėra prej emdiefi, melamine, materiale kėto qė nuk janė edhe shumė cilėsore, ndaj janė edhe mė tė lira nė çmim. Tė blesh njė krevat apo njė bufe tė stilit antik, duhet t’i kruash xhepat mirė. Gjatė arredimit tė shtėpive nuk ngelen pas as orenditė e ndryshme, tė cilat mund tė jenė prej qeramike, xhama tė thjeshtė ose me ngjyra.

Salloni

Tashmė, shqiptarėt janė tė lodhur nga zėnia e çdo hapėsire nė shtėpi me mobilie. Jo tė ngarkuara preferohen edhe sallonet. Nė qendėr vendosen kolltuqet, qė kryesorėt janė tė stilit tresh, dysh dhe dy tek, por nuk mbeten pas as kėndet qė rrethojnė njė pjesė tė mirė tė sallonit. Ngjyrat e kolltuqeve, nė tė shumtėn e rasteve kombinohen me ngjyra tė lehta tė jastėkėve zbukurues, tė cilėt mund tė jenė nė formė katrore, zemre, ovale etj.

Kuzhina

Mesa duket u ka ikur koha kuzhinave tė rėnduara dhe bufeve, tė cilat vinin rreth e pėrqark saj. Ambientet e kuzhinės po shkojnė drejt tendencave sa mė pak tė ngarkuara. Duke u bazuar nė kėrkesat e klientėve, nė disa nga mobilieritė e kryeqytetit, shijet anojnė drejt ngjyrave bezhė, kafe e lehtė, pse jo edhe panė. Tavolinat e mėdha tė bukės, kryesisht me gjashtė karrige, janė bėrė tė pranishme nė çdo familje. Preferohet materiali prej druri dhe ngjyra kafe e errėt. Pėr ato familje qė kanė njė kuzhinė tė madhe, nuk pėrjashtohet mundėsia qė tavolina tė jetė me tetė ose me dhjetė karrige, ovale, si forma mbizotėruese e saj. Nuk qėndrojnė pas as tavolinat katrore.

Minibaret

Shtėpitė e shqiptarėve po shkojnė gjithmonė edhe mė shumė drejt Evropės, pasi arredimit tė shtėpive nuk i mungon tani as minibari, i cili vendoset nė njė pjesė tė caktuar tė sallonit. Pėrbėhen kryesisht nga materialet e drunjta dhe sa vijnė e bėhen mė tė thjeshta, tendencė, e cila shihet nė tė gjitha ekspozitat e mobilieve qė zhvillohen nė rajon, si nė Greqi, Itali, Gjermani etj.

Dhoma e gjumit

Gjithė problemi i çifteve tė reja ėshtė se çfarė ngjyre do e zgjedhin dhomėn e gjumit. Tendencat e fundit kėshillojnė ngjyra tė çelėta, qė ofrojnė pėrherė çlodhje dhe kėnaqėsi. Krevatet nuk kėrkohen mė tė mėdhenj se dy me dy dhe dhoma nuk ngarkohet mė shumė se dy komodina tė vogla. Duke iu bashkangjitur shijeve evropiane, tė pranishme nė dhomat e gjumit tė shqiptarėve ėshtė bėrė edhe njė stol i vendosur nė fund tė krevatit. Ka ikur moda e pasqyrave gjigande qė rrethonte dhomėn. Mjafton njė pasqyrė e vogėl nė komonė e tualetit.

Dhoma fėmijėve

Edhe pse nė modė nuk janė mė ngjyrat e ndezura, prindėrit e “pasur” vazhdojnė t’i preferojnė ato pėr fėmijėt e tyre. Pėr vajzat ngelet ngjyra standarde, roza, dhe pėr djemtė bojėqielli. Por, nuk pėrjashtohen nga shijet bluja, mentja dhe portokallia. Ka raste qė bėhet dhe njė kombinim i kėtyre ngjyrave, pa pėrjashtuar dhe lyerjen e mureve tė dhomės me njė nga kėto ngjyra, por edhe me dizenjo tė ndryshme nė njė nga faqet e murit.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos