Rilindja kombėtare: Kthim nė tė ardhmen

Njė titull tjetėr pėr kėtė shkrim mund tė ishte "Rilindja Kombėtare nė shekullin XX". Pavarėsisht nga titulli, pyetja qendrore e tij ėshtė: A mund tė jetė historia e Rilindjes Kombėtare dhe krijimtaria nacionaliste e kėsaj periudhe njė pikė referimi pėr shqiptarėt nė rrethanat e tanishme? Kjo pyetje ėshtė shtruar edhe mė parė. Nė fillim tė viteve 1930, ideologėt e neoshqiptarizmit thoshin se Rilindja e kishte kryer funksionin e saj politik, d.m.th. ēlirimin e shqiptarėve dhe tani atyre u duhej njė "rilindje shoqėrore" dhe qytetėruese.

Pėrkundėr romanticizmit tė Rilindjes, Branko Merxhani e mendonte neoshqiptarizmin si njė doktrinė shkencore qė do tė udhėhiqte modernizimin e shqiptarėve, si njė lloj sociologjie kombėtare.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, ideologjia zyrtare shpallte se Shqipėria socialiste i kishte realizuar idealet e Rilindjes, madje se kishte shkuar pėrtej tyre, pėrderisa ideologėt e Rilindjes, me gjithė meritat e njohura, nuk mund tė shihnin pėrtej vizionit tė tyre klasor borgjez.

Mendimin politik dhe shoqėror tė Rilindjes regjimi e kodifikoi, interpretoi dhe propagandoi nė atė mėnyrė, qė tė legjitimonte vetveten, duke lėnė jashtė canon-it autorė si Faik Konica dhe Gjergj Fishta. Nė trevat shqiptare nė ish-Jugosllavi, kėta dy autorė ishin tė njohur, por nė pėrgjithėsi studimet mbi Rilindjen Kombėtare ndiqnin shembullin e akademikėve tė Shqipėrisė. Shpėrthimi i lėvizjes demokratike nė Shqipėri mė 1990-ėn u interpretua si realizim i njėrit prej idealeve tė Rilindjes. Jo mė kot, gazeta e parė opozitare u emėrtua "Rilindja Demokratike". Padyshim qė gjatė periudhės sė paskomunizmit, Rilindja Kombėtare ka vazhduar tė trajtohet si njė periudhė e rėndėsishme e historisė sė shqiptarėve, por a duhet ajo tė jetė referim pėr orientimin politik tė shqiptarėve nė erėn e globalizimit?

Disa vite mė parė, kėsaj pyetje i ka dhėnė njė pėrgjigje mohuese Ardian Vehbiu nė artikullin e titulluar "Pėrtej Rilindjes" (Shekulli, 19.02.04). Argumenti i tij ėshtė se, meqė ideologjia rilindėse u pėrdor gjatė viteve 1970-‘80 si njė forcė manipuluese, regresive dhe frenuese prej regjimit komunist, ajo nuk i shėrben hapjes sė Shqipėrisė me botėn e jashtme dhe "rehabilitimit tė Shqipėrisė nė kontinent". Kombėtarizmi (nacionalizmi?), sipas Vehbiut, duhet tė ndėrrojė logjikėn e vet pėrjashtuese me atė tė gjithėpėrfshirjes dhe komunikimit. Ai nuk duhet tė shėrbejė as si ideologji kundėrshtuese e atyre qė u ka ikur treni i modernitetit. Me njė fjalė, duhet hedhur vėshtrimi pėrtej Rilindjes, si diēka qė nuk ka se ēfarė tė ofrojė mė, si diēka e tejkaluar.

Njė pėrgjigje tė kundėrt i jep Rexhep Qosja tė njėjtės pyetje, nė artikullin qė ėshtė edhe parathėnia e librit "Rilindja e dytė" ("Albania", 31.05.07). Lėvizjet politike shqiptare qė nga ēereku i fundit i shekullit XX e deri nė prag tė realizimit tė pavarėsisė sė Kosovės, ai i konsideron si njė rilindje e dytė kombėtare, e cila ėshtė rrjedhojė dhe vazhduese e sė parės. Rilindja e parė pėrfundon me formimin e Shqipėrisė, e dyta me pavarėsinė e Kosovės. Tė dyja janė lėvizje intelektuale, tė dyja kanė nė qendėr bashkimin e kombit, tė dyja janė ideologji iluministe kundėr ideologjive fetare, janė ideologji pėrqendruese kundėr krahinorizmit (qė pėrfshin "kosovarizmin"), si edhe modernizuese kundėr prapambetjes. Ēėshtja shqiptare nuk ėshtė zgjidhur akoma, prandaj Qosja e lė tė hapur mundėsinė e njė rilindjeje tjetėr pėr sendėrtimin e kėtij ideali.

Duke marrė shkas prej dy pėrgjigjeve tė mėsipėrme, le ta formulojmė ndryshe atė, qė nė thelb ėshtė e njėjta pyetje: A mund tė bėjmė pa Rilindjen, apo jemi tė dėnuar t‘i rikthehemi vazhdimisht asaj edhe nė tė ardhmen? Mendoj se nuk mund t‘i ikim Rilindjes, pavarėsisht prej globalizimit. Braktisja e Rilindjes do tė thoshte braktisje e kombit shqiptar dhe e projektit tė ndėrtimit tė shtetit kombėtar shqiptar. Njė "kombėtarizėm" pa Rilindjen do tė ishte pa pėrmbajtje. Tekstet e rilindėsve e krijonin publikun, tė cilit i drejtoheshin, duke bėrė tė mundur qė shqiptarėt ta pėrfytyronin veten e tyre si njė komb. Komb do tė thotė vullnet politik i pėrbashkėt dhe ėshtė Rilindja Kombėtare qė e ka krijuar kėtė vullnet. Rrjedhimisht kthim te Rilindja nuk do tė thotė njė kthim nostalgjik te njė e shkuar idilike, por njė kthim te burimi pėr t‘u frymėzuar pėr krijimin e sintezave tė reja tė mendimit qė do tė udhėheqin shqiptarėt nė kohėrat e ardhme.

Gjithashtu, Rilindja Kombėtare ka krijuar kuadrin legjitimues pėr projektin e modernizimit tė shqiptarėve si shqiptarė. Pėrveē kumteve tė saj romanticiste dhe mitike, ajo pėrmbante edhe kumtet iluministe, ato qė Masar Stavileci i pėrmbledh nėn emėrtimin e "iluminizmit shqiptar". Ideja qendrore e iluminizmit evropian ka qenė emancipimi me anė tė arsyes. Ideja qendrore e Rilindjes sonė Kombėtare ka qenė emancipimi i kombit shqiptar dhe barazimi i tij me kombet e tjerė tė zhvilluar tė Evropės.

Pionieri i Rilindjes, Naum Veqilharxhi, pyeste se si ka mundėsi qė kombi ynė i lashtė, sa edhe kombet e tjera, kishte mbetur nė pėrqeshje tė kėtyre tė fundit. Nė gjurmėt e Veqilharxhit, edhe Sami Frashėri do tė thoshte se shqiptarėt janė tė aftė pėr tė bėrė plot gjėra, por i lidhin vetė duart e tyre, sepse janė tė paditur dhe tė verbėr. Shikoni si jemi sot: tė copėtuar nė disa shtete, diku si refugjatė, diku si pakicė, diku si qytetarė tė dorės sė dytė, diku nėn keqqeverisje; vazhdimisht tė shfrytėzuar, tė tallur dhe pa dinjitet. Ose do tė dalim sė bashku nga kjo gjendje, ose do tė zhytemi mė keq nė tė! Nuk mund tė ketė emancipim shoqėror pa atė kombėtar dhe anasjelltas!

Ēdo tentativė "pasmoderne" pėr ta kapėrcyer Rilindjen do tė pėrballet me problemin e krijimit tė njė bashkėsie tjetėr solidare, nė vend tė kombit shqiptar. "Evropa e bashkuar", "rajoni", "kontinenti", "hapėsira euroatlantike", madje "njerėzimi", nuk mund ta formojnė tė vetme, pa kombin, kuadrin legjitimues pėr modernizimin dhe emancipimin e shqiptarėve.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos