Rregullat e reja pėr tė marrė njė patentė sipas kategorive

Ndryshimet mė tė fundit pėr funksionimin e autoshkollave sipas kategorive. Provimet teorike dhe praktike nė bazė tė kategorive dhe tė orėve

Emanuela Sako

Ēdo qytetar qė aplikon pėr tė marrė patentė duhet t’u nėnshtrohet rregullave tė reja sipas kategorive dhe orareve tė pėrcaktuara nė ligj. Vendimi mė i fundit i qeverisė vendosi ndryshimin e rregullave pėr organizimin dhe funksionimin e autoshkollave. Tė gjithė aplikuesit duhet tė kryejnė orėt mėsimore teorike dhe praktike nė bazė tė orareve tė reja tė nxjerra me vendim qeverie. Tė gjithė ata qė nė bazė tė dokumentacionit tė dorėzuar rezultojnė se janė tė aftė pėr tė drejtuar njė makinė, do tė regjistrohen pranė autoshkollave pėr t’iu nėnshtruar provave teorike dhe praktike, ku mė pas do tė testohen para njė komisioni tė pėrbėrė nga 3
Koha
Orėt dhe koha e nevojshme pėr pėrgatitjen e njohurive teorike pėr leje-drejtimi mjeti nė autoshkolla janė tė pėrcaktuara nė udhėzimin e Ministrisė sė Transporteve. Oraret e reja pėr pėrgatitjen e njohurive teorike janė tė pėrcaktuara pėr tė gjitha kategoritė pėrkatėse. Kėshtu, rregullat e reja pėrcaktojnė se pėr leje-drejtimi tė kategorisė A duhet tė kryhen 36 orė mėsimi, nė jo mė pak se 14 ditė. Pėr leje-drejtimi tė kategorisė B ėshtė e nevojshme tė realizohen 54 orė nė jo mė pak se 20 ditė. Po kėshtu, pėr leje-drejtimi tė kategorisė C, 30 orė nė jo mė pak se 12 ditė; pėr leje-drejtimi tė kategorisė D, 30 orė nė jo mė pak se 12 ditė; pėr leje-drejtimi tė kategorisė BE duhet tė kryhen 12 orė nė jo mė pak se 5 ditė; pėr leje-drejtimi tė kategorisė CE, 16 orė nė jo mė pak se 6 ditė dhe pėr leje-drejtimi tė kategorisė DE duhet tė realizohen 16 orė nė jo mė pak se 6 ditė. Ndėrsa nė rastet kur personi i interesuar disponon leje drejtimi tė kategorisė A dhe aplikon pėr leje drejtimi tė kategorisė B, do t’i nėnshtrohet pėrgatitjes sė njohurive teorike prej 18 orėsh nė jo mė pak se 7 ditė. Rast tjetėr ėshtė kur personi i interesuar disponon leje-drejtimi tė kategorisė B dhe aplikon pėr leje drejtimi tė kategorisė A. Ai nuk do t’i nėnshtrohet pėrgatitjes dhe marrjes nė prova tė njohurive teorike pėr leje-drejtimi tė kategorisė B.
Praktika
Orėt dhe koha e nevojshme pėr pėrgatitjen e aftėsive drejtuese dhe tė sjelljes pėr leje-drejtimi mjeti nė autoshkolla janė tė pėrcaktuara nė orare tė sakta. Nė rregullat e reja janė pėrcaktuar tė detajuara programi mėsimor dhe orėt qė duhen pėr tė marrė sa mė shumė njohuri pėr marrjen e patentės. Kėshtu, pėr leje-drejtimi tė kategorisė A, aplikantėt duhet tė ushtrohen 12 orė nė jo mė pak se 10 ditė; pėr leje-drejtimi tė kategorisė B, 36 orė nė jo mė pak se 30 ditė; pėr leje-drejtimi tė kategorisė C, 18 orė nė jo mė pak se 15 ditė; pėr leje-drejtimi tė kategorisė D, 18 orė nė jo mė pak se 15 ditė; pėr leje-drejtimi tė kategorisė BE, 8 orė nė jo mė pak se 6 ditė etj.
Regjistrimi
Qytetarėt qė kėrkojnė tė marrin njė patentė janė tė detyruar tė hyjnė nė tė dyja provimet, teorike dhe praktike. Tė gjithė aplikantėt regjistrohen nėpėrmjet autoshkollės pranė drejtorive rajonale, pasi paraqesin dokumentet pėrkatėse pėr regjistrimin, si dhe formularėt sipas modelit tė hartuar nga DRSHTRR-ja. Kjo e fundit plotėson regjistrin model DL 2T dhe pajis me autorizim pėr kategorinė e kėrkuar, sipas modelit DLT me afat kohor njė vit, personat e interesuar pėr tė hyrė nė provimin teorik. Sektori pėrkatės i DRSHTRR-sė plotėson regjistrin model DL 2P dhe pajis me autorizim pėr ushtrimin drejtimit tė automjetit sipas modelit DLP, me afat kohor pėr njė vit, personat e interesuar qė kanė fituar provėn e kontrollit tė njohurive teorike. Tė gjitha kėto modele hartohen nga DRSHTRR-ja.
Testimi
Pas pėrfundimit tė programeve mėsimore teorike dhe praktike, DRSHTRR-ja pėrcakton anėtarėt e komisionit pėr dhėnien e provimeve pėrfundimtar. Komisionet e kontrollit tė njohurive teorike testojnė aplikantėt nėpėrmjet pyetjeve tė pėrgatitura dhe koha e provimit nuk ėshtė mė shumė se 45 minuta. Testi pėrmban 40 pyetje dhe pėr tė fituar provimin duhet qė konkurrentėt t’u pėrgjigjen saktė mė shumė se 30 pyetjeve. Ndėrsa, aplikantėt qė kryejnė provimin praktik do tė dalin fitues nėse u pėrgjigjen me saktėsi tė gjitha kėrkesave tė pėrcaktuara nė autorizimin model DLP. Koha e provės sė njohurive praktike, ose provimit, duhet tė jetė deri nė 25 minuta pėr kategoritė A, B dhe B+E. Dhe jo mė pak se 45 minuta pėr kategoritė C, C+E, D, D+E. Ndėrsa pėr ata qė nuk fitojnė nė provat e para, kanė mundėsinė qė tė japin deri nė 5 herė provimin e teorisė. Po kėshtu, janė pėrcaktuar dhe disa rregulla tė tjera nė rastet kur aplikantėt nuk kanė arritur tė fitojnė qė nė fillim testin pėr marrjen e patentės.



Orėt dhe koha e nevojshme pėr pėrgatitjen e njohurive teorike pėr leje-drejtimi mjeti nė autoshkolla janė si mė poshtė:

Pėr leje-drejtimi tė kategorisė A - 36 orė, nė jo mė pak se 14 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė B - 54 orė, nė jo mė pak se 20 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė C - 30 orė, nė jo mė pak se 12 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė D - 30 orė, nė jo mė pak se 12 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė BE - 12 orė, nė jo mė pak se 5 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė CE - 16 orė, nė jo mė pak se 6 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė DE - 16 orė, nė jo mė pak se 6 ditė

Kur personi i interesuar disponon leje drejtimi tė kategorisė A dhe aplikon pėr leje drejtimi tė kategorisė B, do t’i nėnshtrohet pėrgatitjes sė njohurive teorike prej 18 orėsh, nė jo mė pak se 7 ditė (diferencėn e orėve), tė pėrcaktuara nė tabelėn e “Programi mėsimor dhe orari”.
Kur personi i interesuar disponon leje-drejtimi tė kategorisė B dhe aplikon pėr leje-drejtimi tė kategorisė A, nuk do t’i nėnshtrohet pėrgatitjes dhe marrjes nė prova tė njohurive teorike pėr leje-drejtimi tė kategorisė B.


Orėt dhe koha e nevojshme pėr pėrgatitjen e aftėsive drejtuese dhe tė sjelljes pėr leje-drejtimi mjeti nė autoshkolla janė si mė poshtė:

Pėr leje-drejtimi tė kategorisė A - 12 orė, nė jo mė pak se 10 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė B - 36 orė, nė jo mė pak se 30 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė C - 18 orė, nė jo mė pak se 15 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė D - 18 orė, nė jo mė pak se 15 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė BE - 8 orė, nė jo mė pak se 6 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė CE - 12 orė, nė jo mė pak se 10 ditė
Pėr leje-drejtimi tė kategorisė DE - 12 orė, nė jo mė pak se 10 ditė




5 Nentor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos