Could not find match

Sa kushtojnė operacionet plastike

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Kostoja e operacioneve plastike ėshtė e njėjtė, si pėr ata qė duan tė ndryshojnė pėr qejf ashtu dhe pėr ata qė kanė defekte tė lindura. Gati tė gjitha ndėrhyrjet mundėsohen nė spitalet tona duke pėrfshirė ndėrhyrjet kirurgjikale nė hundė, veshė, bark, gjoks etj. Sipas rasteve tė paraqitura nė spitalet shtetėrore, njė pjesė e mirė e pacientėve qė kryejnė ndėrhyrje kirurgjikale nė hundė kanė probleme me frymėmarrjen dhe e kanė tė domosdoshėm kėtė operacion, ndėrsa pjesa mė e vogėl i pėrket kategorisė qė kėrkojnė operime plastike pėr qėllime estetike.
Fatura
Fatura qė duhet tė paguhet pėr njė ndėrhyrje tė tillė ėshtė 24.200 lekė. Nė repartin e plastikės pranė QSUT-sė kanė filluar tė kryhen edhe operacione plastike, tė cilat, si nė klinikat private ashtu dhe jashtė vendit, kushtojnė disa herė mė shumė. Kėtu pėrfshihen operacionet plastike pėr zmadhimin e gjoksit, heqjen e rrudhave dhe dhjamėrave tė barkut. Secili nga kėto operacione kushton vetėm 45 mijė lekė. Mė tė lirat janė ndėrhyrjet pėr zhdukjen e shenjave tė vogla nė fytyrė apo trup, tė cilat kushtojnė vetėm 1300 lekė. Konkurrenca qė spitali shtetėror po u bėn klinikave private qė kryejnė kėto operacione ėshtė tepėr e madhe, meqė numri i tyre ėshtė gjithnjė nė rritje. Kostoja e tyre nė kėtė spital mbetet shumė mė e vogėl krahasuar me ēmimin qė kanė kėto klinika pėr tė njėjtin operacion. Operacione plastike kryhen si nė QSUT ashtu edhe nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė.
Diegiet
Pėr rastet e djegieve operacionet plastike kryhen vetėm nė QSUT. Numri i tyre ėshtė tepėr i madh, pasi ėshtė i vetmi spital nė vend qė ofron njė shėrbim tė tillė. Sipas tė dhėnave, rastet nga rrethet janė tė shumta, ku nuk mungojnė dhe ato nė gjendje tė rėndė. Kėto operacione nė QSUT kryhen falas.
Operacionet e para
Qė prej vitit 1985, nė Shqipėri filluan tė kryheshin operacionet e para plastike, natyrisht jo me kėto aparatura dhe kushte qė janė sot. Fillimisht nuk kryheshin operacione estetike, por vetėm ndėrhyrje tė nevojshme. Operacionet e hundės dhe tė veshėve ishin operacionet e para qė janė bėrė nė Shqipėri dhe mė pas dalėngadalė edhe tė tjerat.
Rreziqet
Sipas mjekėve tė kėsaj fushe, njė operacion plastik, duke u kryer nė kuadrin e njė riparimi nuk pėrbėn rrezik pėr jetėn. Pra risqet janė mė tė vogla krahasuar me ndėrhyrjet e tjera kirurgjikale. Njė operacion plastik ėshtė i dėmshėm pėr pacientin, atėherė kur gabohet gjatė kryerjes sė tij dhe shenjat qė lė mund tė jenė tė pakorrigjueshme.
Plakja e fytyrės
Po sipas mjekėve, kryerja e operacioneve plastike nė moshė tė re i rrit shanset pėr t u plakur mė shpejt. Njerėzit qė kryejnė ndėrhyrje nė fytyrė janė tė prirur qė tė bėhen vartės tė operacioneve plastike. Kėta njerėz, sidomos femrat, pas operacionit tė parė priren pėr t i ribėrė ato.
Mani pėr shqiptarėt
Nė tė gjithė botėn vihet re njė rritje e numrit tė kėtyre operacioneve, po ashtu edhe nė Shqipėri. Ėshtė ende herėt pėr tė folur pėr mani nė vendin tonė, pasi kėto operacione kushtojnė pėr xhepin e shqiptarėve.

Ēmimet e operacioneve

Hunda 24.000 lekė

Rrudhat 45.000 lekė

Gjoksi 45.000 lekė

Barku 45.000 lekė

Shenjat 1300 lekė

Ky lajm ėshtė publikuar: 04/11/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos