Prokurimi elektronik, sistemi i ri i tenderimit pėr biznesin

Agjencia e Prokurimit Publik, me mbėshtetje tė Projektit tė “Sfidės sė Mijėvjeēarit” nė Shqipėri, nė bashkėpunim me Dhomėn Amerikane tė Tregtisė, bėnė prezantimin e Sistemit tė ri tė Prokurimit Publik. Ekspertė amerikanė tė Projektit, sė bashku me ekspertėt lokalė tė APP-sė, paraqitėn kuadrin e ri ligjor, qė mundėson pėrdorimin e prokurimit elektronik nė Shqipėri, tiparet kryesore tė sistemit, si dhe manualin e pėrdorimit tė prokurimit elektronik pėr bizneset. Ata e vunė theksin nė zgjerimin e pėrdorimit tė prokurimeve publike pėrmes postės elektronike, pasi komuniteti i biznesit ėshtė njė partner i rėndėsishėm nė zbatimin e tė gjitha reformave qė pėrkrahen nga Projekti i “Sfidės sė Mijėvjeēarit pėr Shqipėrinė”. Sistemi elektronik nė prokurimet publike e bėn vetė prokurimin publik nė Shqipėri, mė transparent e mė efektiv. Nga ana tjetėr, ai redukton nė maksimum mundėsitė pėr korrupsion. Sistemi i prokurimit elektronik ėshtė nė pėrputhje me praktikat mė tė mira tė BE-sė dhe u testua me sukses gjatė tenderit pėr blerjen e energjisė nga KESH-i, qė u zhvillua nė muajin nėntor, ku 4 firma paraqitėn pėrmes postės elektrike ofertat e tyre. Ndryshim aksionesh nė tregun bankar Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė ka miratuar disa ndryshime nė pėrbėrjen e aksioneve te bankat e nivelit tė dytė. E para ishte transferimi i 70 pėr qind tė aksioneve tė Bankės Raiffeisen te njė bankė tjetėr, po austriake, e cila zotėrohet 100 pėr qind nga Banka Raiffeisen International Beteiligungs GmbH. Me miratimin e kėtij ndryshimi tė pjesėmarrjes influencuese do tė ndryshojė vetėm struktura e aksionarėve me zotėrim tė tėrthortė tė sė drejtės sė pronėsisė mbi aksionet e Raiffeisen Bank sh.a. nė Shqipėri. Ky ristrukturim i shėrben qėllimit tė vetėm, pėr tė optimizuar administrimin e aksioneve tė Raiffeisen International Bank-Holding, nė vėshtrim tė legjislacionit tregtar dhe tatimor tė Austrisė. Po ashtu BSH miratoi bashkimin me pėrthithje tė Bankės Italo-Shqiptare sh.a, nė Bankėn Amerikane tė Shqipėrisė. Emri i Bankės sė re pas bashkimit do tė jetė Banka Amerikane e Shqipėrisė. Praktika e bashkimit tė dy bankave, ėshtė njė pėrvojė qė aplikohet pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe mbėshtetet nė aplikimin e inovacioneve. Me miratimin e kėtij bashkimi, struktura e kapitalit aksionar tė BASH-sė do tė zotėrohet nga aksionarėt si: Intesa Sanpaolo S.p.A 78.49 pėr qind, Fondi Shqiptaro Amerikane i Ndėrmarrjeve 12.22 pėr qind, BERZH 7.78 pėr qind dhe Shoqėria Italiane pėr Ndėrmarrjet e Huaja 1.51 pėr qind. 14 Dhjetor 2007

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos