Kontroll nė burgun e Burrelit, gardianėt zbulojnė 10 celularė

Policia ka gjetur rreth dhjetė aparate celular nė burgun e Burrelit. Pikėrisht mėngjesin e djeshėm, gjatė njė kontrolli tė gardianėve ėshtė konstatuar prania e celularėve. Celularėt e bllokuar janė gjetur nė zonėn D tė burgut. Nė kėtė zonė, vuajnė dėnimin me dhjetėra tė burgosur me burgim tė pėrjetshėm. Burgjet detajuan se nga njė kontroll i ushtruar paraditen e djeshme nė Burgun e Sigurisė sė Lartė nė Burrel, janė kapur e bllokuar disa aparate celularė, ndėrsa nuk bėhet i ditur emri i personave qė i posedonin ato apo rrugėt e futjes pėr te tė dėnuarit. Burimet nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve thonė se celularėt janė kapur para se tė futen nė qelitė e tė dėnuarve. Pikėrisht nė kėtė zonė janė ushtruar dhe kontrolle tė shpeshta nga regjimi i brendshėm i kėtij burgu, pasi aty gjithnjė janė shfaqur probleme tė ndryshme me futjen e sendeve tė paligjshme brenda. Qė nga dita kur nė kėtė sektor u hapėn dhe dyert e burgut dhe u realizua dhe arratisja spektakolare nga vendi i vuajtjes sė dėnimit, si dhe ishte projektuar skena e njė largimi masiv tė tė dėnuarve, i ėshtė kushtuar kujdes nga autoritetet e burgut pėr tė bėrė kontrolle tė imta, qė tė mos mbahen sende qė nuk lejohen. Njė nga kėto kategori janė dhe aparatet celularė, pėrmes tė cilėve realizohen biseda tė tė dėnuarve me tė afėrm tė tyre apo persona tė tjerė. Kontrolli u ushtrua rreth orės 08:30, pasi kishte sinjalizime pėr aparate celularė qė mund tė kalonin nė duart e tė dėnuarve, por burimet nuk saktėsojnė se cila ka qenė mėnyra e futjes sė tyre atje, kur dihet se rregullorja kėrkon qė tė kryhen kontroll i imtė nė pakot qė u sillen tė dėnuarve nga tė afėrm tė tyre, qė te porta e burgut. Nė kėtė burg janė mbi 200 tė burgosur, nga tė cilėt 40 vuajnė masėn e dėnimit me burgim tė pėrjetshėm, ku shėnjohen nė mes tyre Zani Ēaushi, Jaho Mulosmani dhe shumė tė tjerė.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos