Ligji pėr pagat e referencės po dėmton biznesin

KONFINDUSTRIA

Pėr disa nivele tė pagave tė references janė konstatuar shmangie nga tregu i punės duke shkaktuar probleme dhe shqetėsime pėr kompanitė, rritje tė panevojshme tė kostove tė prodhimit

TIRANË- Ligji pėr pagat e referencės vazhdon tė mbetet njė problem i pazgjidhur pėr biznesin shqiptar. Edhe pas konstatimit tė abuzimeve gjatė zbatimit nė terren, deri tani nuk ka pasur njė iniciativė pėr shmangien e tyre. Sipas studimit mė tė fundit tė zhvilluar nga zyra e Konfindustrias nė sektorin e industrisė ushqimore, rezulton se gjatė zbatimit tė tij qe nga dita qe ka hyrė nė fuqi, janė prodhuar njė numėr mjaft i madh rastesh tė gjobitjeve tė padrejta tė biznesit, pikėrisht nga shmangia e referencave zyrtare me tė dhėnat e tregut real. Nė industri nga mė formalet, pėr disa nivele tė pagave tė references janė konstatuar shmangie nga tregu i punės duke shkaktuar probleme dhe shqetėsime pėr kompanitė, rritje tė panevojshme tė kostove tė prodhimit dhe prishje te harmonisė sė brendshme ndėrmjet punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve. Megjithėse industritė kanė provuar me dokumentacion tė rregullt dhe nė rend kronologjik pėr nivelin e pagave qe ata zbatojnė prej kohėsh, institucionet fiskale nuk i kanė marrė parasysh arsyetimet e tyre dhe kanė shkuar deri nė vėnie gjobė pėr shmangien e pretenduar tė pagave tė zbatuara nga kompanitė me pagat e referencės tė paracaktuara me akt ligjor.

“ Kjo ėshtė edhe mė problematikja pasi nė Shqipėri nuk ekziston njė Gjykatė Administrative qe tė marrė nė shqyrtim ankesat e biznesit” arsyeton pėrfaqėsuesi i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku. Sipas tij, ky ligj konsiderohet i papranueshėm pasi bie nė kundėrshtim me parimet bazė tė tregut dhe referenca ndaj pagave nuk e pasqyron realisht situatėn nė tė. “Ligji nė fjalė ėshtė bėrė shkak pėr prishjen e klimės sė mirėbesimit midis biznesit dhe shtetit, gjithashtu ka ndikuar nė tendosjen e marrėdhėnieve punonjės-punėdhėnės”, shton ai. Shmangia e abuzimeve, pėrmirėsimi sadopak i e sistemit tė referencave dhe krijimi i njė klime tė pėrshtatshme pėr tė bėrė biznes nė Shqipėri kanė shtyre kėtė zyrė t’i paraqesė qeverisė njė paketė ku pėrfshihen disa propozime nė lidhje pagat e referencave tė industrisė ushqimore si fillim. Nė tė parashikohet qe pėr kategorinė, specialist me arsim tė lartė tė aplikohet ulje nė krahasim me referencat qe ka propozuar qeveria. Ajo tė mbetet e pandryshuar pėr kategoritė, drejtues dege dhe punėtor i kualifikuar, ndėrsa pėr kategoritė drejtor, administrator, teknik dhe punėtor i pakualifikuar, kjo shoqatė propozon rritje. Konfindustria shpjegon se aplikimi i propozimeve tė saj, ėshtė edhe nė tė mirė tė portofolit shtetėror pasi nė kategoritė e propozuara pėr rritje hyjnė punėtorėt dhe teknikėt, tė cilėt nė borderotė e firmave private zėnė mbi 70% tė tė punėsuarve. Pėr pasojė, shtėti do tė pėrfitojė rritje tė arkėtimeve nga kontributet e sigurimeve shoqėrore. Nė paketė gjithashtu propozohet qe nivelet e pagave tė korrektohen mbi bazėn e njė kofiçenti pėr zona tė caktuara. Pėr rrethet Tiranė, Durrės, Vlorė, Fier, Elbasan, Korçė, Shkodėr, Gjirokastėr, koefiçienti korrektues propozohet tė jetė 1. Pėr rrethet Berat, Lushnje, Shkodėr, Pogradec, Krujė, Kavajė, propozohet koefiçienti 0.9 dhe pėr rrethet e tjera 0.8. Sipas Konfindustrias, marrja nė konsideratė e propozimeve tė saj nga qeveria do tė minimizojė abuzimet dhe do tė krijojė njė realitet tė ri nė tregun e punės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos