Simptomat e semundjes dhe kujdesi shendetesor

Semundjet e shkaktuara nga radioaktiviteti mund te parandalohen, mund te kurohen, por nuk mund te sherohen. Profesor doktor Skender Skenderaj, shef i Sherbimit te Semundjeve Profesionale dhe Ambientale prane Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne kryeqytet, shpjegon per “Koha Jone”, se semundja kalon permes tri fazave. Ne fazen e pare, te quajtur ndryshe “Radiodermiti i hershem”, shfaqen demtime te siperfaqes se lekures, gerryerje apo plasaritje dhe prirje per infeksione deri ne kancer te lekures. Ne fazen e dyte, te quajtur “radiodermiti i vonshem, keto probleme te lekures vijne dhe rendohen. “Nuk ka kufij kohor ndermjet fazave te zhvillimit te semundjes, - shpjegon prof.dr.Skenderaj, - pasi mund te kalojne edhe disa vjet, ne varesi te infektimit nga radiacionet”. Ndersa ne fazen e trete te semundjes shfaqen probleme hematologjike (te gjakut), te cilat shkojne ne dy drejtime: zhvillimi i insuficences modulare (e palces se kockave) dhe leucemia. “Pavaresisht nga faza ne te cilen ndodhet semundja, pothuajse te gjithe pacientet kane simptoma te perbashketa, qe jane lodhja, dobesia fizike, veshtiresia ne frymemarrje, zmadhimi i shpretkes dhe ne shume raste zmadhim i melcise”. Profesori thote se e vetmja mundesi per te mbajtur nen kontroll keto lloj semundjesh eshte parandalimi i tyre. “Per kete qellim eshte e nevojshme ngritja e Sherbimit Qendror te Mbrojtjes Kunder Rrezatimit te Jonizuar, qe do te ishte nje qender studimore dhe profilaktike - thote prof.dr. Skender Skenderaj - kjo pasi ka nje kategori te madhe punonjesish te ekspozuar ndaj rrezatimeve radioaktive, te cilet kane nevoje per kujdes te posacem”. Nder kategorite me te rrezikuara, profesor Skenderaj rendit punonjesit e industrise, gjeologjise, metalurgjise, bujqesise, ndertimit dhe ata te sektorit te shendetesise, vecanerisht ne sektoret e radiologjise dhe onkologjise. “Te gjithe duhet te pajisen me kartela mjekesore dhe te kryejne analizat e plota dy here ne vit”, perfundon profesori i njohur ne fushen e semundjeve profesionale. Alket Aliu Simptomat: Lodhje Dobesi fizike Veshtiresi ne frymemarrje Zmadhim i shpretkes Zmadhim i melcise se zeze Demtime te siperfaqes se lekures Sektoret ne rrezik: Industri Metalurgji Gjeologji Bujqesi Ndertim Shendetesi

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos