Adoleshenca; Mėnyrat e trajtimit tė problemeve tė saj brenda familjes (pjesa I)

Diferenca e brezave vetvetiu sjell edhe diferencėn e ideve por nuk ėshtė kjo ajo qė na ndan. Ajo qė na ndryshon ėshtė siptoma e fajit, qė njihet si produkt i brezit tė ri. Adoleshenca ėshtė mosha mė e prirur pėr tė krijuar idetė e gabimeve, fajeve dhe deformimeve tė sė tashmes. Ėshtė niveli i prirur pėr tė krijuar idenė e ndryshimit dhe pėr tė pranuar sfidėn. Adoleshenca nuk ka frikė pėr tė pranuar se po gabon gjatė ndryshimit tė vetes dhe tė procesit.

Asnjė shoqėri nuk mund tė realizojė instiktivisht pėrcjelljet dhe kapėrcimet, qoftė kėta edhe tė papritura. Kjo pėr tė frenuar paksa sfidat dhe ndikimet masive tė rasteve regresuese. Por nė tė gjitha kėta dukuri shfaqjeje, shoqėria duhet tė kujdeset pėr tė mos penalizuar dhe lėnė mėnjanė, por pėrkundrazi pėr tė shėrruar dhe trajtuar si sėmundje dhe pjesė tė edukimit tė vet. Natyrisht qė kėtė mund dhe duhet ta realizojė familja dhe shkolla.

Shumica e psikologėve janė tė njė mendjeje se adoleshenca fillon nė kohėn e pubertetit. Pėr meshkujt, puberteti arrihet afėrsisht nė moshėn 13 vjeē; pėr femrat kjo rreth moshės 11 vjeē. Por psikologėt nuk bien dakort pėr kohėn kur mbaron adoleshenca dhe kur fillon mosha e rritur, por kjo kohė ėshtė zakonisht diku mes moshės 18 dhe 21 vjeē. Adoleshenca ėshtė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės njė tranzicion prej varėsisė te pavarsia dhe pėrfundon kur individi arrin statusin e tė rriturit.

Nėse nė botė ka diēka mė tė vėshtirė se tė jesh adoleshent, ėshtė tė jesh prind adoleshenti. Kjo ndodh pėr vetė faktin se fjala “Adoleshencė” ėshtė e barabartė me “Vėshtirėsi”. Themi kėshtu sepse gjatė kėsaj moshe ndodhin transformimet kryesore nė organizmin dhe gjendjen e brendshme tė fėmijės. Kėta transformime mund ti pėrmbledhim nė Biologjike dhe Shpirtėrorė. Kjo moshė shoqėrohet me ndryshime tė lehta shpirtėrore. Fėmija tashmė fillon ti besoj mė shumė vetvetes dhe kėrkon qė fjala e tij tė mos neglizhohet si nga familjarėt e tij ashtu edhe nga rrethi shoqėror. Njė tjetėr nuancė e kėsaj moshe ėshtė tendenca e fėmijės pėr tu mbyllur nė vetvete. Nė kėtė periudhė adoleshenti mundohet qė problemeve qė has tju gjej vetė zgjidhje. Pėr tė e vetmja gjė qė mund tė jetė e drejtė, ėshtė mendimi dhe zgjidhja qė ai afron. Brenda tij fillon tė mos ekzistojė mė rehatia e brendshme siē ndodhte mė parė kur pėr ēdo problem zgjidhja i vinte nga tė rriturit. Me problemet qė has nė kėtė mėnyrė, fėmija fillon tė ketė ndryshime edhe nė oreks dhe nė orarin e gjumit. Hallet e shumta tė cilave nė tė shumtėn e rasteve nuk arrin dot tju jap drejtimin e duhur, ndikojnė nė ēdo aspekt tė jetės sė tyre. Megjithėse tė gjithė adoleshentėt pėrjetojnė probleme, disa prej tyre vuajnė nga njė stres ekstrem dhe kanė probleme tė rėnda. Njė problem serioz, i cili po rritet dukshėm ėshtė vetvrasja qė kryhet nė kėtė moshė. Ēdo vit mbi 5000 adoleshentė kryejnė vetvrasje. Shumė tė tjerė ė kryejnė diēka tė tillė sepse ndihen tė depresuar dhe tė padobishėm. Abuzimi me drogat ėshtė njė tjetėr problem i rrezikshėm nė adoleshencė. Edhe pse alkooli dhe marijuana janė drogat mė tė pėrdorura, kokaina dhe drogat e tjera po pėrdoren gjithashtu.

Problemet Kryesore:

• Adoleshenca sjell tronditjen e lidhjes prind-fėmijė

Ashtu siē e theksuam edhe mė sipėr, adoleshenca shėnon moshėn e kėrkesės pėr pavarsi tė fėmijės. Kėtu fillon edhe problemi i nėnvlerėsimit tė vlerės sė prindit. Mosmarrėveshja me problemin, trajtimi i tij sikur tė mos ketė ndodhur, fshehja pėr hirė tė frikės, shkaktojnė problem social tė braktisjes sė fshehtė. Nė kėtė mėnyrė adoleshenti bėhet i ftohtė, indiferent dhe agresiv kur i kujton detyra dhe angazhime tė tjera qė nuk kanė tė bėjnė me dėshirėn e tij.

• Kėrkesat rinore nė planin emocional, intelektual dhe tendenca pėr afirmim

Fėmijėt e kėsaj moshe, pėrsa i pėrket anės emocionale, ndiejnė njė ndryshim rrėnjėsor. Nė tė shumtėn e rasteve fillojnė tė vihen re seriozisht ndjenjat pėrkundrejt sekseve tė ndryshme. Fėmija tashmė fillon, ose mė saktė kėrkon qė mendimi i tij tė dėgjohet dhe tė merret parasysh. Ai kėrkon qė tė afirmohet sa mė mirė nė ēdo problem qė mund tė ndodh nė familje apo nė mjedisin qė e rrethon.

• Ndjenja e tė rriturit, kėrkesa pėr tu dukur i tillė dhe dėshira pėr tė pėrdorur inteligjencėn.

Nė tė shumtėn e rasteve prindėrit nuk marrin kurrėsesi parasysh mendimin e fėmijės sė tyre pėr ata qė ndodhin brenda familjes. Kjo i shtyn akoma mė shumė fėmijėt qė tė mundohen pėr tu dukur mė tė rritur dhe tė bindin prindėrit e tyre se janė nė gjendje tė pėrballen me jetėn. Ata pėrpiqen me ēdo mėnyrė qė tu tregojnė tė rriturve qė fjala e tyre ėshtė me e drejta dhe se ata janė rritur.

• Shkėputja shipirtėrore nga familja:

Ky ėshtė njė nga faktorėt mė negativ qė shoqėron moshėn e adoleshencės. Fėmijėt e kėsaj moshe nė tė shumtėn e rasteve nuk arrijnė dot tė gjejnė mbėshtetjen e duhur familjare ose tė paktėn ushqehen me njė mendim tė tillė. Kjo sjell qė ata ti largohen familjes dhe tė mbėshteten mė shumė nė mendimet e veta dhe nė shoqėri. Adoleshenti kėrkon udhė “tė shkurtra” pėr tu rritur, ose pėr tė treguar veten tė madh.

Prindi; i pazėvendėsueshėm:

“- 6 vjeē : Babai di ēdo gjė…

- 10 vjeē : Babai di shumė gjėra

- 14 vjeē : Babai nuk di edhe aq shumė

- 17 vjeē : Babai nuk di asgjė

- 30 vjeē : Sikur ta pyesja babanė s`do bėja keq

- 40 vjeē : Babai di shumė gjėra

- 50 vjeē : Babai di ēdo gjė

- 60 vjeē : Ah ta kisha babanė e ta pyesja…

Nė momentin kur fėmija ēdogjė e merr nga prindi, atėherė ky i fundit ėshtė i pazėvendėsueshėm pėr tė. Me kalimin e kohės kur ai i afrohet moshės 10 vjeēare dhe fillon tė hapet dhe pėrballet mė ambientin e jashtėm, atėherė nis edhe faza kur fillon tė vė re ndonjė gabim tek prindi. Nė kėtė moment rėndėsia e prindit pėr tė fillon tė bie. Nė moshėn 14 vjeēare kur ėshtė edhe hyrja e plotė nė adoleshencė, fėmija tashmė ndihet ndryshe, apo siē thotė populli “Pėr tė ē'fluturon hahet”. Mosha kulminante e adoleshencės dhe qė pėrbėn edhe atė mė tė rėndėsishmen pėr vendimarrjen nė formimin e plotė tė mendimit pėr tu pėrgatitur pėr jetėn, ėshtė kur fėmija arrin 17 vjeē. Nė kėtė moshė ai duket sikur nuk e ndien aspak mė nevojėn e prindit pėr vetė faktin se edhe pėrplajset mė tė mėdha prind-fėmijė ndodhin nė kėtė moshė.

Mosha 30 vjeēare pėrbėn edhe pėrballjen e plotė tė individit me jetėn. Nė kėtė moshė njė pjesė e mire e njerėzve ka arritur tė bėhet prind dhe fillon tė ndiej dhe kuptoj akoma mė mirė rolin e prindit ndaj fėmijės. Kėtu lind edhe pyetja e individit “Sikur ta pyesja babanė s'do tė bėja keq”. Me kalimin e kohės kur tashmė individi ka krijuar familjen e tij ndien akoma mė shumė rėndėsinė e konsulencės qė prindi i ka ofruar mė parė.
(vijon)


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Start

Publikuar nga: Gazeta Start

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos