Dhuna dhe Krimi nė Familje

Ashtu si ne gjithe Europen Lindore , ndryshimi i regjimit politik hapi nje faqe te re ne historine e shume popujve, dhe po ashtu ne historine e popullit tone ne Ballkan. Ndryshime qe do te vijonin pas 90'ishin te gjithanshme nuk kufizoheshin vetem me ndryshimet ne rendin politik dhe ekonomik. Nuk do kalonte shume dhe vala e ndryshimeve do prekte me radhe si familjen , stilin e jeteses, marredheniet shoqerore, kulturen e trasheguar apo jetur deri ateher si dhe gjuhen. Sigurisht ndryshimet ekonomike dhe sociale ishin lokomotiva e te gjithe ndryshimeve te tjera .

Pervē shume aspekteve te jetes sociale qe shoqeria jone nuk i kish njohur me perpara ajo filloi te njihej ne menyre publike edhe me shume ane te errata te saj qe e kishin ndjekur ate nder vite por qe nuk ishin diskutuar apo trajtuar asnjehe haptazi . Nje nder keta ishte dhe dhuna ne familje . Kjo ishte nje plage qe i kish krijuar asaj dhimbje nder vite dhe tani ndoshta per here te pare ne histori ishte krijuar mundesi qe ajo te diskutohej , qe shoqeria te vetedijesohet mbi efektet e saj dhe te perpiqej ta merrte nen, kontroll ate.

Se pari cfare kuptohet me dhune ne familje. Dhuna ne familje eshte dhuna psikologjike, seksuale, fizike , financiare e perdorur nga nje person ne nje marredhenie per te kontrolluar tjetrin. Ne shumicen e rasteve dhuna drejtohet drejt gjinise femerore por mund te jete dhe kunderta, ne te njejten kohe ajo mund te preke dhe femijet. Ne shume raste dhuna eshte ne nivele te renda saqe mund te leje personin ne gjendje te pamundur per te funksionura normalisht per nje kohe te gjate. Ne shumicen e rasteve demtimet psikologjike jane ne nivel qe kerkojne nderhyrje profesionale. Por pervē ndikimet te viktima dhuna ne familje infekton edhe femijet, ku dhuna shihet si nje instrument per te zgjidhur problemet. Ne kete menyre sigurohet edhe riciklimi i dhunes ne shoqeri ndoshta per breza te tere. Jo ne pak raste dhuna perfundon ne krime brenda familjes. Ndoshta Ƨdo lexues do e shihet te arsyeshte disa fakte numerike mbi permasat e ketij fenomeni. Por ketu ndoshta eshte edhe nje nder nyjet qe e thellon kete problem. Aktualisht studimet ne lidhje me dhunen ne familje ne Shqiperi jane kryer vetem nga OJQ te huaja me asistence nga autoritet vendase. Dhe sipas raporit te fundit qe eshte publikuar ne vitin 2003, te pakten 8 perqind e femrave ne Shqiperi vuajne nga ky fenomen. Por duke pasur parasysh perkufizimet e studimit mund te thuhet realiteti eshte shume me i dhimbshem se statistikat. Arsyet kryesore te dhunes ne familje mund te ndryshojne nga shoqeria ne shoqeri por ne Shqiperi si arsyet kryesore mund te permenden akoli, xhelosia, papunesia , kushtet e veshtira te jeteses, niveli i ulet i arsimit dhe siguriasht moszbatimi i ligjeve aktuale.

Ne shoqerine shqiptare rrenjet e dhunes ne familje kane si baze Kanunin e Leke Dukagjinit. Sipas Kanunit gruaja nuk eshte me shume se nje element qe blihet dhe shitet ne treg . Burri nuk detyrohet te jape asnje llogari ndaj prinderve te saj pervecse ne rastet kur ajo gjakoset. Mbi te tjerat ai ka te drejten qe ta ushtroje dhune mbi te nese ajo nuk bindet duke perfshire ketu edhe vendet publike. Megjithese keto fragmente te Kanunit mund te na informojne mbi dhunen dhe vendin e gruas ne shoqerine tone ne aspektin historik, ai ngelet i manget per te kuptuar vendin e gruas ne sistemin qe sapo kaluam. Duhet pasur parasysh qe megjithese perpjekjet e klases politike per emancipimin e gruas dhe formimin e barazive midis gjinive, vetem nje pakice e shoqerise arriti ti vilte frutat e kesaj politike. Kete mund ta kuptojme shume paster po te hedhim nje sy ne prapambetjen ekonomike te Shqiperise ku 60 % e popullsise jetonte akoma ne zona rurale qe detyrimisht ishte djepi i te gjitha prapambetjeve ne krahasim me qytetin. Per me shume sistemi komunist ne emer te barazise krijoji fronte pune nga me te ashprat per gjinine femer sic ishin punet e renda ne miniera dhe ne sektorin e ndertimit, qe ne realitet sollen vetem perkeqesim I gjendjes se gruas.

Por problemi do te theksohej edhe me shume ne periudhen post 90. Degradimi ekonomik, dhe maratona e ndryshimeve ne shqiperi do kishte nje ndikim edhe me negative ne kete fenomen. Papunesia, levizjet demografike ndryshimi I shpejte I vlerave ne shoqeri dhe kontaktet e gjithanshme me perendimin ishin te gjitha pjese e kesaj maratone. Ceshte me e rendeshishmja hija e rende autoritare e shtetit komunist shqiptar nuk egzistonte me dhe ajo u zevendesua menjeher me nje ringjallje te sjelljeve dhe normave tradicionale ne jeten familjare dhe me gjere.

Per vite me radhe dhuna ndermjet partnereve ne familje eshte konceptuar si nje problem shume privat qe duhet zgjithur nga partneret vete ose nga ndihma e rrethit te ngushte famailjar. Megjithe egzistencen e ligjeve qe i mbrojne viktimat e dhunes ne familje, fatekeqesisht ata kane fatin e shume ligjeve te tjera ne shtetin tone, jane vetem te shkruara por aspak te zbatuara. Ne boten e zhvilluar probleme te tilla prej kohesh trajtohen ne menyre te hapur ne te gjitha nivelet e shoqerise , dhe nderhyrja e shtetit eshte pjese e zgjidhjes se problemeve. Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe pasi ne lindjen e tij shteti modern u konceptua si nje rregullues I te gjitha marredhenieve ne te gjitha nivelet, ne te njejten kohe ai eshte mbrojtes I qytetareve qe e perbejne ate. Fatkeqesisht ne vendin tone as shoqeria as shteti nuk jane te pergatitur per tu ballafaquar sic duket me kete problem ndersa perpjekjet e shoqerise civile ngelet e pamjaftuar. Ne njeren ane shoqeria vazhdon ta trajtoje ate si nje problem privat dhe shteti eshte I paafte per te zbatuar ligjet qe I ka miraturar me deshiren e tij te zjarrte per ta transformuar shoqerine tone ne nje shoqeri bashkohore. Forcat e policies jane te patrajnuara per te nderhyre ne zgjidhjen e problemit dhe po ashtu nuk ka sherbime sociale qe trajtojne kete problem. E vetmja qender per mbrojtjen e gruas ne Shqiperi ndodhet ne Tirane dhe ka vend vetem per 8 gra dhe femijet e tyre. Nga ana tjeter mediat tona e shfrytezojen me shume problemin per te mbushur kronikat e zeza neper faqet e gazetave, por pak shkruhet per te kuptura problemin ne thellesi ose per te ndermarre inisiativa ndaj ketij fenomeni. Eshte e veshtire te pritet nga shteti yne te investoje ne infrastrukturen fizike per te zgjithur kete problem, pasi nje pjese e mire e shoqerise eshte koshiente per mundesite e kufizuara te shtetit. Por nga ana tjeter nuk duhet tolerur moszbatimi I ligjit ose mos shfrytezimi i burimeve njerezore qe egzistojen dhe qe duhen menaxhuar ne menyre sa me efektive.

Sigurisht qe ky problem nuk eshte pjese e shoqerise sone dhe vendeve ne zhvillim ne pergjithesi. Shoqeri nga me te zhvilluarat ne bote si Shtetet e Bashkuara, Suedia apo Mbreteria e Bashkuar vuajne nga dhuna ne familje, megjithese arsyet mund te jene specifike per cdo shtet. Ne Suedi , dhuna ne familje mer jeten e 16 femrave cdo vit, ne Amerike cdo 9 sekonda dhunohet nje grua. Ndersa ne Mbreterine e Bashkuar cdo jave 2 femra humbin jeten si pasoje e dhunes ne familje. Po te kemi parasysh burimet financiare, burimet njerezore dhe sherbimet sociale, edukimin dhe forcen e ligjit qe posedojne keta shtete atehere eshte e qarte qe ky eshte nje problem qe nevojit nje pune voluminoze dhe afatgjate per tu zgjidhur ose thene ndryshe per tu marre nen kontroll. Sigurisht para malit me probleme qe ndodhet vendi yne ky problem eshte nevlehtesura eshte lene pas dore. Por per te siguruar qe ne te ardhme edhe ne arrijme ta marrim ne kontroll eshte mire qe shfrytezojme te gjitha mundesite qe kemi, si pershembull shkollat , mediat elektonike dhe te shtypura, organet ligjore dhe sherbimet sociale. Sepse ne fund te fundmi ky eshte nje problem qe edhe pse mund te medohet se ngelet I izoluar brenda mureve te shtepise ai ka nje diameter ndikimi shume me te gjer ne te gjithe shoqerine. Dhe se fundmi, te gjithe nenat dhe femijet jo vetem ne vendin tone por kudo ne bote duhet te gezojne nje jete pa trauma dhe probleme te tjera te shendetit mendor ne institucionin me te vyer te shoqerise, familjen ."Qetesia eshte tradheti ndaj femrave te dhunuara, dhe ndihme ndaj te gjithe burrave qe dhunojne ā€

* Diplomuar nė Sociologji, Mastėr nė Britaninė e Madhe




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Start

Publikuar nga: Gazeta Start

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos