Rastet kur gratė rrezikohen nga kanceri i gjirit

Autori i Lajmit: red.
Gjinjtė janė gjėndra qumėshti, ēift, tė vendosura nė muskujt e kraharorit, nė mes tė brinjės sė tretė dhe tė gjashtė. Deri nė moshėn 8-10 vjeēare zhvillimi i tyre ėshtė i njėjtė si te djemtė, ashtu edhe te vajzat. Pas kėsaj kohe, pėr shkak tė veprimit tė hormoneve, tė cilat prodhohen nė vezore, te femrat vazhdojnė dhe zhvillohen, ndėrsa te meshkujt pushojnė sė zhvilluari. Zhvillimi i tyre ėshtė nėn veprimin e hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Nė gjinj vazhdimisht kanė veprim hormonet seksuale, si pėr madhėsinė, fryerjen dhe ndryshimet e tyre gjatė fazave tė ciklit menstrual. Madhėsia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca, konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorėt trashėgues. Gjinjtė tepėr tė mėdhenj, hipertrofik mund tė arrijnė peshė nga 5-10 kg e mė shumė. Mund tė jetė i rritur vetėm njėri gji, por zakonisht janė tė dyja. Te disa gra, kjo ndodh pas dhėnies gji pėr njė periudhė tė gjatė dhe shumė lindjeve tė cilat shkaktojnė lėshimin e tyre.
-Ēfarė funksioni kanė gjinjtė? A ka sėmundje tė gjinjve, nėse po, atėherė cilat janė sėmundjet mė tė shpeshta?
Gjinjtė janė gjendrra qumėshti dhe ky ėshtė funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirėpo, pos kėtij funksioni, ato paraqesin njė ndryshim anatomik, qė karakterizon bukurinė e femrės. Si ēdo organ i njeriut, qė mund t i nėnshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtė e kanė kėtė mundėsi. Sėmundjet e gjinjve ndahen nė sėmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.
-Ēfarė janė sėmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janė shenjat e pezmatimit tė gjinjve?
Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta pėrfshijė tėrė indin e gjirit (mastitis) ose thelbin e gjirit (thelitis). Nė mbi 90% tė rasteve, shkaktarėt e infeksionit vijnė nga jashtė, sidomos gjatė periudhės sė lehonisė. Shkaktar mė tė shpeshtė janė stafilokokėt dhe streptokokėt. Kėto pezmatime paraqiten nė fund tė javės sė parė tė lehonisė. Shkaktarėt e infeksioneve futen nga jashtė, pėrmes ēarjeve pėr shkak tė higjienės jo tė mirė tė gjinjve. Shenjė e parė ėshtė dhembja e lokalizuar nė gjirin, tė cilin e ka kapluar inflamacioni dhe atė nė vendin ku ndodhet ky pezmatim. Mė vonė, pas dhimbjeve, fillojnė tė paraqiten edhe shenjat tjera lokale tė inflamacionit si: skuqja e gjirit, tėrheqje e lėkurės sė vendit tė inflamuar dhe ėnjtje. Nėse nuk fillohet mjekimi menjėherė, pezmatimi pėrparon dhe kalon nė proces qelbėzues ose absces. Nga shenjat e pėrgjithshme, lehona ka ethe-temperaturė tė lartė dhe gjendje tė pėrgjithshme tė rėndė.
-Ēfarė duhet tė bėjė lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t i jipet fėmijės gji gjatė kėsaj gjendjeje?
Qė nė fillim, gruaja duhet tė paraqitet te mjeku, i cili do t i pėrshkruajė barnat pėrkatėse. Derisa tė mos jetė paraqitur te mjeku, ajo mund tė pėrdorė fasha tė ftohta dhe ndonjė bar simptopatik (pėr temperaturė dhe dhimbje), pastaj mjeku i pėrshkruan terapinė pėrkatėse me antibiotikė. Nėse ka ardhur deri te formimi i qelbit (abses), atėherė duhet tė bėhet njė prerje dhe tė largohet qelbi, por pėr kėtė vendos mjeku. Nė kėtė kohė nuk mund t i jepet gji foshnjės, por laktacioni (mos-humbja e qumėshtit) mbahet duke e mjelur gjiri, derisa ai tė mjekohet. Pas shėrimit mund tė vazhdohet me dhėnien gji, edhe me gjirin qė ka qenė i sėmurė.
-Si tė parandalohen proceset pezmatuese?
Duhet t i kushtohet rėndėsi higjienės sė gjinjve nė pėrgjithėsi dhe nė periudhėn e laktacionit (dhėnies gji) nė veēanti. Tė mos futen mjete tė ndryshme nė gji dhe mė parė tė pastrohen duart para dhėnies gji fėmijės. Mundėsisht, thithat tė pastrohen para dhe pas dhėnies gji foshnjes. Nė rastet me ēarje, mirė ėshtė qė pas dhėnies gji, thithat tė lyhen me njė antibiotik tubet psh. hidrokortizon. Nėse lehona ka shumė qumėsht dhe foshnja nuk mund ta thithė gjithė sasinė, atėherė duhet qė pjesa e mbetur, tė mblidhet dhe tė largohet.
-Ē ėshtė mastopatia dhe me ēfarė manifestohet kjo sėmundje?
Kjo ėshtė njė sėmundje e gjinjve, e cila ka shumė emra si: fibrosa cistike, masthopathia kronike, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me njė hiperplazion (rritje) tė gjinjve, e cila mund tė pėrcillet me formimin ose jo tė cisteve nė gjinj. Nuk ėshtė sėmundje malinje. Kjo ėshtė sėmundje kronike dhe gati 50% e femrave vuajnė nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe tė pamartuara prej fėmijėrisė e deri nė pleqėri. Mė e shpeshtė ėshtė nga mosha 20, deri nė fillim tė viteve 60-ta tė jetės sė femrės. Sėmundja manifestohet me dhembje dhe fryerje nė njėrėn ose nė tė dy gjinjtė. Ankesat janė tė lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditė para menstruacioneve ose gjatė gjakderdhjeve menstruale. Nė disa raste edhe gjatė ovulacionit. Kur fillojnė menstruacionet, pengesat shpejt pushojnė e ndodh tė vazhdojnė derisa tė mbarojnė menstruacionet. Gratė vetė palpojnė (prekin) formacione-nyje tė forta sidomos nė 1/4 e jashtme tė gjinjve. Mendohet se shkaktohet nėn veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femėrore).
-Si mjekohet kjo sėmundje dhe a mund tė kalon nė sėmundje serioze malinje?
Mjekim specifik nuk ka. Jepet terapi simptomatike. Mendohet se dhėnia e preparateve me progesteron ka veprim tė mirė. Kohėt e fundit nga studimet qė janė bėrė, ėshtė ardhur nė pėrfundim se disa lloje ushqimesh si pėrdorimi i tepėrt i kafesė, ēajit tė rusit ose indisė, ēokollatės si dhe streset, luajnė rol me rėndėsi nė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje. Duhet pasur kujdes se afėrsisht 6% e kėtyre grave me kėtė patologji mund tė kalojė nė karcinom si dhe kujdesi i kėsaj moshe (40-60 vjeē) pasi nė kėtė moshė paraqitet mė sė shpeshti karcinomi i gjinjve. (iriq apo breshkėza me gjuhėn popullore, qė pėrfaqėsojnė forma tumorale).
-A janė tė shpeshtė tumorėt e gjinjve te femrat dhe a duhet tė mjekohen tumorėt beninjė dhe si?
Njė femėr, ndėr 5 gra, preket nga njė tumor i gjinjve, prej tė cilėve 2/3 e rasteve janė beninje. Duhet tė mjekohen patjetėr. Nėse diagnostifikohet ndonjė formė e tyre si formacionet cistike, ato duhet tė operohen, pėrndryshe, nė tė kundertėn mund tė kalojnė nė tumore malinje.
-Po tumoret malinje a janė tė shpeshtė te femrat?
Nga tė gjitha sėmundjet malinje (ose me zė tė keq) te femrat, sė bashku me karcinomin e qafės sė mitrės, karcinomi i gjinjve ėshtė ndėr mė tė shpeshtit. Statistikat ndryshojnė nga vendi nė vend. Kėshtu, nė Japoni vdekshmėria nga karcinomi i gjirit ėshtė 4 nė 100.000, nė SHBA 26 nė 100 mijė. Nė Evropė vdekshmėri mė tė lartė ka Britania e Madhe, Danimarka 32-40 raste nė 100.000 gra.
-Nė cilėn moshė mund tė sėmuret femra nga karcinomi i gjirit si dhe a mund tė sėmuren edhe meshkujt nga kjo sėmundje?
Nga karcinomi i gjirit femra mund tė sėmuret nga rinia e hershme e deri nė fund tė jetės sė saj. Mosha mė e shpeshtė kur sėmuren femrat ėshtė nga mosha 40 deri nė moshėn 75- vjeēare. Sėmurėn edhe mashkujt, por sėmundja te burrat ėshtė mjaft e rrallė. Marrėdhėniet e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit tė burrat dhe gratė ėshtė 99:1 nė favor tė grave.
-A dihet shkaktari i paraqitjes sė kėsaj sėmundje vdekjeprurėse dhe cilėt janė faktorėt tė cilėt e ndihmojnė paraqitjen e saj?
Etilogjia (shkaku) i sėmundjes nuk dihet. Mirėpo ka mjaft studime, qė flasin pėr disa faktorė tė cilėt e favorizojnė si dhe disa tė tjerė tė cilėt e mbrojnė femrėn nga paraqitja e kėsaj sėmundje tė rrezikshme.
Faktorė kyē janė hormonet seksuale tė vezoreve, sidomos estrogjenet. Kėshtu, femrat tė cilat nuk kanė lindur ose kanė pak lindje janė tė favorizuara nė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje. Sėmundja mė e shpeshtė ėshtė te ato gra, te tė cilat menopauza (menstruacioni i fundit) ėshtė e vonshme. Gratė, tė cilat kanė gjakderdhje tė rregullta menstruale deri pas moshės 55- vjeēare, sėmuren nga karcinomi i gjirit 2 herė mė shpesh se te ato, tė cilat menstruacionet pushojnė para moshės 45- vjeēe. Mėnyra e ushqyeshmėrisė, sidomos ushqimi i pasur me yndyrna ndikon mbi probabilitetin e shfaqjes sė sėmundjes. Gratė me peshė tė shtuar (tė majme) sėmuren mė shpesh nga karcinomi i gjirit, se femrat me peshė normale. Edhe femrat, tė cilat mbeten shtatzėnė pėr herė tė parė pas moshės 30- vjeēare, janė mė tė rrezikuara se ato qė nuk kanė lindur fare. Ky rrezik vjen duke u rritur, sa mė nė moshė tė shtyrė tė jetė shtatzania a parė. Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje.
-Po duhani a ka ndikim nė paraqitjen e karcinomit tė gjirit?
Prej njė kohe tė gjatė janė duke u bėrė studime nė kėtė drejtim. Te kafshėt ėshtė vėrtetuar se materjet kimike qė pėrmban duhani, shkaktojnė karcinomin e gjirit. Kohėt e fundit nė Amerikė ėshtė shpallur njė studim pėr karcinomin e gjirit dhe duhanin. Nga ky studim ėshtė dalė nė pėrfundimin se te gratė tė cilat pinė duhan, aftėsia mbrojtėse e njė gjeni, i cili ka ndikim nė paraqitjen e karcinomit tė gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropianė haset nė mbi 50%. Janė tė rrezikuara sidomos, ato femra qė fillojnė tė pinė duhan herėt, si dhe ato, tė cilat pinė mė shumė se njė paketė brenda ditės.
-A ka faktorė tė cilėt e mbrojnė gruan nga paraqitja e kancerit tė gjirit dhe cilėt janė?
Rrezik mė tė vogėl tė paraqitjes sė kancerit tė gjirit kanė ato femra, tė cilave u janė larguar vezoret para moshės 40- vjeēare. Rrezik mė tė vogėl pėr paraqitjen e sėmundjes paraqesin edhe menstruacionet e rralla pėr shkak tė shtatzanive, dhėnies gji njė kohė tė gjatė si dhe te ato femra, tė cilat mbesin pa menstruacione herėt. Edhe shtatzanitė e shpeshta e zvogėlojnė rrezikun nga paraqitja e karcinomit tė gjirit te femrat. Ka edhe disa tė dhėna, se shtatzania para moshės 25 vjeēe, e zvogėlon mundėsinė e paraqitjes sė kancerit tė gjirit. Gratė, tė cilat kanė lindur para moshes 18- vjeēare, janė 3 herė mė pak tė rrezikuara pėr t u sėmurur, nė krahasim me gratė, tė cilat pėr herė tė parė kanė lindur pas moshės 35- vjeēare.
-A ėshtė karcinomit i gjirit sėmundje ngjitėse apo trashėguese?
Jo, dhe nuk ka arsye pėr frikė, se kjo sėmundje mund t u ngjitet personave, tė cilėt e rrethojnė ose kujdesen pėr tė sėmurėn. Nuk mund tė thuhet me siguri, se a ėshtė sėmundja trashėguese apo jo. Mirėpo, ka tė dhėna se sėmundja ėshtė paraqitur te disa gjenerata tė gruas sė sėmurė si gjyshja, nėna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit ėshtė 2-3 herė mė e shpeshtė te gratė, tė cilat nė familje (gjyshja, nėna, motra) kanė pasur tė sėmurė me karcinom tė gjirit, nė krahasim me ato gra, tė cilat nė anamnezėn familjare nuk kanė pasur tė sėmurė me kėtė sėmundje.
-Cila pjesė e gjirit ėshtė mė e rrezikuar nga paraqitja e kėsaj sėmundjeje?
Nėse gjirin e ndajmė nė katėr pjesė, atėherė nė 1/4 e jashtme tė sipėrme, nė 48% tė rasteve paraqitet mė shpesh karcinomi i gjirit, pastaj vjen 1/4 e sipėrme e brendshme me 15%, 1/4 poshmte e jashtme me 11% dhe mė pak karcinomi i gjirit lokalizohet nė 1/4 e poshtme tė brendshme 6%. Pėrreth thithit-aureolės nė 17% dhe multifolikular, domethėnė nė shumė vende, 3%.
-Cilat janė shenjat e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit?
Faza e fillimit tė paraqitjes sė karcinomit tė gjirit nuk ka ndonjė shenjė karakteristike. Shpesh ndodh qė gruaja vetė tė zbulojė, prek disa ndryshime nė gjinj, formacione tė forta nyjesh. Kėto zbulohen zakonisht gjatė larjes sė trupit. Mirėpo, janė bėrė studime edhe te popujt mė tė ngritur nė kuptim tė edukatės shėndetėsore, se nga koha e prekjes sė kėtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku, sė paku kalojnė 7-12 muaj. Sigurisht, te populli ynė kjo ėshtė edhe mė e vonuar, pėr shkak tė edukimit shėndetėsor tė pamjaftuar. Nė fillim, kėto nyje tė cilat preken, janė tė veēuara dhe tė lira, por me kalimin e kohės, kėto bashkohen me indin pėrreth dhe nuk janė mė tė lira. Nė disa raste, hasen ndryshime nė thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lėkures sė gjirit. Nė disa raste, paraqitet rrjedhje e lėngut tė pėrzier me gjak nga gjiri.
-A pėrhapet sėmundja edhe nė organe tjera?
Po. Nė fillim procesi i karcinomit tė gjirit pėrhapet nė tėrė gjirin nė drejtim tė kraharorit dhe lėkurės, nė atė mėnyrė qė lėkura e gjirit merr njė pamje si lėvorja e portokallit. Sėmundja mund tė pėrhapet edhe me anė tė gjakut nė organe tjera si vezore deri nė 30% tė rasteve, unaza tė boshtit kurrizor, mushkėri, mėlēi, tru, etj.
-Si caktohet diagnoza e kancerit tė gjirit?
Pėr diagnozėn e karcinomit tė gjirit duhet tė merret anamneza mirė, ajo familjare dhe personale, tė vėshtrohen gjinjtė, preken-palpohen. Nga analizat duhet tė bėhet kontrolli me ultratingull, sidomos te femrat e reja, mamografia-kontrolli me rėntgen dhe analiza citologjike e aspiratit tė marrė me gjilpėrė.
-Kur duhet tė bėhen kontrollet me ultratingull dhe me rėntgen ose mamografi?
Mė sė miri ėshtė qė kontrolli me ultratingull ose me rėntgen-mamografi duhet tė bėhet nė fazėn e parė tė ciklit menstrual, pra menjėherė pas menstruacioneve, pėkatėsisht nga dita e 4 deri nė ditėn e 10 e ciklit mujor.
-A ka mjekim?
Po, ekziston mjekimi, i cili kryhet nė institucione tė specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. Nėse zbulohet me kohė, atėherė kohėzgjatja e jetės mund tė arrihet deri nė 20 vjet. Mjekimi kryhet me rrugė operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Mjekimi pesėvjeēar ėshtė nė 80-90% tė rasteve tė zbuluara heret, kur gjėndrat limfatike regjionale nuk janė prekur.

Probabiliteti i sėmundjes
Gjatė jetės, 2-3% e grave sėmuren nga karcinomi i gjirit
Nga tė gjitha sėmundjet malinje, 20-25% tė tyre i takojnė karcinomit tė gjirit
Numri i vdekjeve nga sėmundjet malinje ėshtė deri nė 20% tė grave
6% e popullatės sė femrave janė tė pėrfshira nga kjo sėmundje si dhe me njė tendencė rritjeje edhe nė 1% brenda vitit.
Kanceri i gjirit, falė mundėsive diagnostikuese, disiplinės dhe edukatės shėndetėsore tė vetė grave mund te zbulohet shume herėt dhe tė elimonohet

Ky lajm ėshtė publikuar: 24/10/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos