Akreditimi, cilat universitete e cilat degė kanė marrė viston e agjencisė

Kryeministri Berisha dhe ministri Beja kanė paralajmėruar prej disa kohėsh akreditimin e tė gjitha universiteteve publike e private nė vend nga njė agjenci e huaj, nė mėnyrė qė tė krijohet besueshmėria nė sistemin tonė nė arsimin e lartė. Por, deri mė sot Agjencia Publike e Akreditimit tė Institucioneve tė Arsimit tė Lartė ka akredituar 4 nga universitetet private dhe tė gjitha universitetet publike. Ndėrkohė, njė sėrė degėsh nė universitet publike nuk kanė kaluar nė vlerėsimin e AAAL-sė.

Akreditimi i universiteteve private

Nė vendin tonė ekzistojnė nė total 23 institucione private tė arsimit tė lartė. Por, prej tyre, vetėm katėr kanė kaluar nė sitėn e Agjencisė sė Akreditimit, ndėrkohė qė disa tė tjera kanė nisur zyrtarisht procedurat e akreditimit. Sakaq, shumica e universiteteve private nuk kanė hyrė nė kėtė proces, njė pjesė e tė cilave sepse nuk kanė dhėnė diplomat e para.

Sipas tė dhėnave zyrtare tė Agjencisė sė Akreditimit, universitete private tė akredituara janė Universiteti i “Nju Jorkut-Tiranė”, Shkolla e Lartė Universitare “Luarasi”, Universiteti "Zoja e Kėshillit tė Mirė" dhe Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi".

Ndėrkohė, dy universitete tė tjera janė nė proces akreditimi. Bėhet fjalė pėr universitetet “Kristal” dhe “Ufo Dental”. Brenda kėtij muaji do tė nisė akreditimi i Universitetit “Aldent” dhe “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, ndėrkohė nė nėntor do tė nisė procedura pėr Universitetin “Justiniani i Parė”. Nė fund tė kėtij procesi do tė nis akreditimi pėr Universitetin “Marin Barleti” dhe Universitetin Evropian tė Tiranės nė janar tė vitit 2009.

Nė kėtė mėnyrė, nė sistemin universitar privat nė vendin tonė katėr universitete kanė “vulėn e cilėsisė”, dy tė tjera janė nė proces dhe pėr 5 universitete do tė nisė procesi shumė shpejt. Kėshtu, tė paakredituara dhe jashtė kėtij procesi kanė mbetur nė total 12 nga 23 universitete private.

Akreditimi i degėve nė publik

Sipas tė dhėnave zyrtare tė publikuara nė faqen zyrtare tė Agjencisė sė Akreditimit, universitetet publike, ndonėse janė tė akredituara, kanė njė mori disiplinash tė paakrediturara. Kėshtu, nė Universitetin e Tiranės ėshtė akredituar vetėm disiplina e Infermierisė, nė Universitetin Bujqėsor dhe Politeknik nuk janė akredituar disiplinat pėrkatėse.

Ndėrkohė nė universitetet e Korēės, Shkodrės, Gjirokastrės, Elbasanit dhe Vlorės janė akredituar disiplinat e Gjuhėve tė Huaja, Shkencave Natyrore, Ekonomi dhe Menaxhim, Shkencat e Edukimit dhe Infermieri. Nė Universitetin e Korēės ėshtė akredituar edhe disiplina e Shkencave Bujqėsore dhe Teknologjike. Sakaq, e akredituar ėshtė edhe disiplina e vetme e Akademisė sė Policisė, ajo e Shkencave Policore.

Universitetet e tjera publike nuk kanė disiplina tė akredituara, sipas tė dhėnave tė AAAL-sė. Ndėrkohė, nė katėr universitetet private tė akredituara janė akredituar tė gjitha disiplinat e studimit me pėrjashtim tė Gjuhėve tė Huaja nė Universitetin e Nju Jorkut nė Tiranė.



Universitetet private tė akredituara

“NjuJork-Tirana”

“Luarasi”

“Marubi”

“Zoja e Kėshillit tė Mirė“



Nė proces akreditimi

“Kristal”

“Ufo Dental”



Procesi do tė nisė brenda janarit 2009

“Aldent”

“Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”

“Justianiani i Parė”

“Universiteti Evropian i Tiranės”

“Marin Barleti”


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos