Adresat nė Tiranė, emra pėr 1000 rrugė

Sapo ka pėrfunduar faza e parė e sistemit tė ri tė adresave nė kryeqytet. Tirana, aktualisht, numėron njė mijė rrugė, ndėr tė cilat 840 janė emėrtuar sė fundmi. Drejtuesit e Bashkisė sė Tiranės e konsiderojnė adresarin e ri si njė synim afatgjatė pėr tė garantuar njė sistem modern adresash, tė ngjashėm me atė qė ekziston edhe nė vendet e tjera evropiane.
Pėrfaqėsues zyrtarė tė pushtetit vendor kryeqytetas konfirmojnė faktin se "adresat, pėrveē emrit tė rrugės do tė kenė edhe njė numėr rendor, qė do tė personifikojė ēdo godinė".

Aktualisht, ka pėrfunduar puna pėr emėrtimin e tė gjitha rrugėve dhe shesheve nė qytetin e Tiranės, duke pėrmbyllur kėshtu fazėn e parė tė kėtij projekti. Sė shpejti, kėto emėrtime do tė jenė tė hedhura edhe nė sistemin GIS, nė faqen zyrtare tė Bashkisė sė Tiranės, ku ēdo qytetar do tė ketė mundėsi tė vizitojė faqen dhe tė marrė informacionin e duhur.
"Bashkia e kryeqytetit ėshtė duke vijuar punėn pėr realizimin e projektit tė Adresarit tė qytetit, i cili do tė krijojė njė standard tė ngjashėm me ato tė qyteteve europiane", shprehen pėrfaqėsuesit bashkiakė.

Ndėrkohė qė, ka filluar puna edhe pėr formatimin e fazės sė dytė tė projektit. Kjo fazė lidhet me numėrtimin e godinave. Ky ėshtė parashikuar tė jetė edhe hapi i fundit drejt krijimit tė Adresarit tė Tiranės, ku ēdo godinė do tė ketė pėr referencė njė emėr rruge (nė tė cilėn ndodhet), si dhe njė numėr tė godinės dhe shkallės. Projekti zhvillohet nė bashkėpunim edhe me njėsitė bashkiake tė Tiranės.
Me pėrfundimin e Adresarit, projekti do tė shtrihet edhe nė regjistrat e gjendjes civile, tė cilat do tė pėrshtaten me adresat e reja.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos