Sekretari gjerman i Shtetit Schauerte vlerėson reformat e jashtėzakonshme tė Kryeministrit Berisha dhe qeverisė sė tij

“Reformat janė tė jashtėzakonshme dhe nė drejtimin e duhur. Qasja juaj politike dhe ekonomike ėshtė bashkėkohore dhe e ka shndėrruar Shqipėrinė njė vend atraktiv nė botė”

Kryeministri Berisha mori pjesė, sot paradite, nė Konferencėn e dytė sektoriale Shqiptaro – Gjermane, “Perspektivat e tregut nė Shqipėri; Energjetika – Mjedisi – Ndėrtimi”. Tė ftuar nė kėtė konferencė ishin z. Hartmut Schauerte, Sekretar Shteti pranė Ministrisė Federale tė Ekonomisė dhe Teknologjisė tė Gjermanisė, Ambasadori i Republikės Federale tė Gjermanisė nė Tiranė, z. Bernd Borchardt, pėrfaqėsues tė Dhomave tė Tregtisė sė tė dy vendeve, sipėrmarrės tė mėdhenj vendas e tė huaj.
Z. Hartmut Schauerte, Sekretar shteti pranė Ministrisė Federale tė Ekonomisė dhe Teknologjisė tė Gjermanisė, vlerėsoi marrėdhėniet mes dy vendeve, duke theksuar se Gjermania e ka mbėshtetur afrimin e Shqipėrisė drejt standardeve europiane, nė hapjen e dyerve drejt Europės. “Procesi i Asociimi-Stabilizimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Europian dhe marrja e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO janė njė dėshmi shumė e mirė dhe kjo nuk ėshtė thjesht e thėnė, por tashmė ėshtė e realizuar”, u shpreh ai.
Z. Schauerte vlerėsoi se reformat e ndėrmarra nga qeveria shqiptare “janė tė jashtėzakonshme dhe nė drejtimin e duhur”. “Qasja juaj politike, pa diskutim, ėshtė bashkėkohore, moderne dhe efikase, nė ēdo formė dhe e ka shndėrruar Shqipėrinė njė vend atraktiv nė botė”, vijoi Z. Hartmut Schauerte. Ai inkurajoi investitorėt gjermanė qė tė vijnė dhe tė investojnė nė Shqipėri, duke theksuar se “njė vend i vogėl si Shqipėria mund tė ofrojė mundėsi mė tė mira”.
Sekretari i Shtetit pranė Ministrisė Federale tė Ekonomisė dhe Teknologjisė tė Gjermanisė, u shpreh se dy vendet tona duhet tė bashkėpunojnė mė tej, duke pasur besim tek njėri –tjetri. “Ky ėshtė njė vend ideal pėr njerėz tė cilėve Gjermania u duket shumė e madhe ose shumė e vogėl dhe pėr njerėz tė cilėt kėrkojnė tregje tė reja dhe potenciale tė reja. Pra, e theksoj, ia vlen tė hedhim sytė nga Shqipėria. I uroj vendit tuaj njė zhvillim tė mirė dhe Ju, njė qeverisje tė mirė dhe tė gjatė”, pėrfundoi ai.
Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha shprehu mirėnjohjen pėr mbėshtetjen e gjithanshme tė Gjermanisė nė ēdo sektor tė zhvillimit dhe pėr vendosjen e Shqipėrisė nė vendin e parė, pėr sa i pėrket ndihmės ekonomike pėr frymė.
Kryeministri u ndal nė njė sėrė nismash tė ndėrmarra nga qeveria nė kėto tri vjet, pėr krijimin e njė klime pozitive pėr investimet e huaja, si lehtėsimi i barrės fiskale, ndjekja e politikave tė taksave tė ulėta, “One stop shop” pėr regjistrimin e biznesit, prokurimet on – line, taksa on – line, krijimi i njė legjislacioni lehtėsues pėr investitorėt, reduktimi i lejeve dhe licencave, etj. “Ju siguroj se kemi punuar dhe po punojmė shumė nė ēdo element tė klimės sė biznesit, pėr ta bėrė Shqipėrinė njė nga vendet mė tėrheqėse nė botė pėr investimet e huaja.
Pėr tė gjitha kėto reforma, theksoi Kryeministri, Shqipėria u vlerėsua nga raporti “Tė bėsh biznes” vendi i dytė nė botė pėr reformat e ndėrmarra nė klimėn e biznesit, pėr vitin qė kaloi.
Mė tej, Kryeministri theksoi se, krahas gjithė potencialeve tė mėdha natyrore dhe suksesit tė reformave, pasuria mė e madhe e Shqipėrisė janė vet shqiptarėt, “njerėz tė cilėt kanė njė shpirt solid nė iniciativėn e lirė, njerėz qė punojnė shumė, qė sakrifikojnė, qė kanė njė ambicie tė madhe pėr tė mėsuar dhe pėr tė ndryshuar jetėn e tyre”.
Duke u ndalur nė pėrpjekjet e mėdha tė qeverisė pėr forcimin e sistemit arsimor nė vend, Kryeministri u shpreh se “tre vjet mė parė, Shqipėria ishte nė fundin e renditjes botėrore, pėr sa i pėrket pėrdoruesve tė internetit, por, me programet ambicioze tė qeverisė, vitin e kaluar kemi pasur rritjen mė tė lartė nė Europė dhe kėtė vit do tė jemi gjithashtu vendi mė i lartė nė Europė. Ne po ecim me shpejtėsi drejt moshės dixhitale, nė mėnyrė qė t’u ofrojmė shqiptarėve shėrbimet mė tė mira, t’i aftėsojmė ata nė kėto kushte”.
Gjithashtu, Kryeministri nėnvizoi se njė faktor i rėndėsishėm nė thithjen e investimeve tė huaja ėshtė edhe ndryshimi total i infrastrukturės sė vendit. “Infrastruktura e vendit po ndryshon kudo dhe janė mijėra kilometra rrugė nė ndėrtim e sipėr, ujėsjellės, kanalizime, etj” tha Kryeministri Berisha. .
Duke siguruar edhe njėherė vėmendjen e plotė tė qeverisė nė lehtėsimin e punės dhe krijimin e njė klime mbėshtetėse pėr ēdo investitor, Kryeministri Berisha u shpreh se krahas gjithė faktorėve realė tė pėrmendur, ēdo sipėrmarrės ka dhe njė faktor shtesė pėr tė ardhur nė Shqipėri, “njė mik tė vėrtetė, tė vendosur pėr tė kontribuar nė suksesin e tyre dhe ky mik ėshtė qeveria shqiptare”.

Fjala e plotė e Kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha: "Sė pari, dėshiroj t’ju falėnderoj me pėrzemėrsi pėr organizimin e kėsaj konference jashtėzakonisht tė rėndėsishme pėr vendin tim. Unė sapo jam kthyer nga njė vizitė nė Republikėn Federale Gjermane, ku pata nderin dhe privilegjin tė pritem nė takim nga Kancelaria Merkel, Ministri i Jashtėm gjerman Steinmeier, Setretari i Shtetit Schauerte, nė njė vizitė tė shkėlqyer. Nė takimin dhe konferencėn pėr shtyp qė pata me Kancelaren Merkel, ajo i vlerėsoi marrėdhėniet mes dy vendeve tona si tė shkėlqyera, sikundėr ajo theksoi se Gjermania e ka ndihmuar Shqipėrinė dhe do ta ndihmojė edhe mė shumė.


Unė shfrytėzoj rastin t’i shpreh edhe njėherė mirėnjohjen mė tė thellė qeverisė gjermane, Kancelares Merkel, taksapaguesve gjerman, tė cilėt, gjatė kėtyre 20 viteve kanė vendosur Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė vendin e parė, pėr sa i pėrket ndihmės ekonomike pėr frymė. Ata kanė akorduar gjatė kėtyre viteve mbi 800 milionė euro, nė dhjetėra e qindra projekte qė mbulojnė tė gjitha fushat dhe tė gjitha hapėsirat e vendit tim. Nė mėnyrė tė veēantė, kanė ndihmuar nė fushat qė janė tė lidhura ngushtė me nevojat jetike tė qytetarėve, si furnizimi me ujė, me energji elektrike, kanalizimet, por pa shmangur dhe fusha tė tjera si, arsimi, mbrojtja, shėndetėsia, mjedisi. Nuk ka ndonjė fushė qė ndihma gjermane tė mos jetė konkretizuar me projekte tė shkėlqyera.

Gjatė kėtyre tre viteve, sė bashku me ambasadorin gjerman, ne kemi inauguruar njė seri projektesh qė kanė ndryshuar thelbėsisht jetėn e qytetarėve dhe komuniteteve dhe distrikteve ku ato janė zhvilluar. 3-4 ditė mė parė, ne inauguruam sistemin e kanalizimeve nė Liqenin e Ohrit. Ata qė e njohin liqenin, bukurinė mahnitėse tė tij, e kuptojnė se sa rėndėsi tė jashtėzakonshme kishte ky projekt pėr mbrojtjen e Liqenit, pėr jetėn e atyre qytetarėve. Projekte tė tilla me impakt tė madh, po zhvillohen nė tė gjithė vendin. Njė impakt jashtėzakonisht tė madh do tė ketė linja energjetike Tiranė- Podgoricė, linja Tiranė – Prishtinė. Kėto linja i japin mundėsinė, jo vetėm Shqipėrisė, tė furnizohet shumė mė mirė me energji elektrike, por janė njė kontribut thelbėsor nė tregun energjetik ballkanik, nė liberalizimin real dhe tė vėrtetė tė kėtij tregu, i cili ka shtrėngim tė madh, pėr shkak tė mungesės sė linjave tė interkonjeksionit.

Tė gjitha kėto projekte janė tė njė rėndėsie tė dorės sė parė, pėr ta bėrė Shqipėrinė mė tė pėrshtatshme, mė tėrheqėse, pėr investitorėt vendas dhe tė huaj.

Tre vjet mė parė, qeveria ime pėrcaktoi njė objektiv madhor; Shqipėria vendi mė tėrheqės pėr investimet e huaja. Ne e shpallėm kėtė objektiv nė njė kohė kur vendi ishte mė pak tėrheqės sė ēdo vend tjetėr pėr investimet. Kemi punuar me seriozitetin mė tė madh. Kemi vendosur rendin dhe qetėsinė nė vend. Sot, treguesit e kriminalitetit nė Shqipėri janė qartėsisht mė tė ulėt se mesatarja e kėtyre treguesve nė vendet e Bashkimit Europian.

Kėtė vit vendi pati mbi 2 milionė turistė, kundrejt vetėm 300 mijė turistėve qė pati nė vitin 2004, ndėrkohė qė sezoni turistik kaloi nė njė siguri tė plotė.

Pėr tė realizuar objektivin, ne ndėrmorėm reforma tė thella, sė pari, pėr tė lehtėsuar barrėn burokratike tė biznesit. Kėto reforma kanė dhėnė rezultate. Nė vlerėsimin e Bankės Botėrore, nė raportin “Tė bėsh biznes”, Shqipėria u vlerėsua vendi i dytė nė botė pėr reformat e ndėrmarra nė klimėn e biznesit, pėr vitin qė kaloi. Kėshtu, nė procedurat e regjistrimit tė biznesit, ne kemi lėnė pas 167 vende tė botės. Tashmė biznesi mund tė regjistrohet brenda gjysmė ore, nga 42 ditė kohė qė duheshin mė parė dhe mund tė regjistrohet me koston 1 euro, nga mbi 3-4 mijė euro qė ishte kostoja mė parė.

Shqipėria ėshtė njė vend i sigurt pėr investimet e huaja, pėr sa i pėrket legjislacionit dhe masave qė ka marrė. Nė kėtė kontekst, ne lamė pas 164 vende tė botės.

Shqipėria ka njė nivel kreditimi tė admirueshėm pėr ekonominė dhe lehtėsi pėr marrjen e kredive. Nė kėtė kontekst, ne lėmė pas 169 vende tė botės.

Kėto qė ne kemi arritur pėrbėjnė thjesht njė platformė pėr tė realizuar ambiciet tona shumė mė tė mėdha. Unė ju siguroj se kemi punuar dhe po punojmė shumė nė ēdo element tė klimės sė biznesit, pėr ta bėrė Shqipėrinė njė nga vendet mė tėrheqėse nė botė pėr investimet e huaja.

Gjatė verės qė kaloi, ne kemi hequr 2/3 e lejeve dhe licencave dhe i kemi shndėrruar ato vetdeklarime. Ato qė mbeten, do t’i grupojmė nė ‘One stop shop” pėr lejet dhe licencat, duke vendosur afatet mė optimale pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesave tuaja. “Heshtja ėshtė miratim” do tė jetė parimi qė do t’i japė frenim burokracive, duke mos zgjatur dhe munduar bizneset.

Qeveria ime ka bėrė dhe po bėn pėrpjekje tė mėdha pėr tė lehtėsuar barrėn fiskale. Unė besoj nė politikėn e taksave tė ulėta. Kjo ndodh, jo sepse qeverisė shqiptare nuk i duhen tė ardhurat nga taksat, por sepse unė kam bindjen se, pėr shoqėrinė shqiptare paratė, kontot dhe projektet tuaja, janė mė tė dobishme. Ndaj, ne kemi ndėrmarrė njė reformė tė thellė fiskale, kemi ulur me 50 pėr qind taksėn e biznesit tė vogėl, kemi ulur nga 23 pėr qind nė 10 pėr qind taksėn e tė ardhurave personale, kemi ulur nga 25 pėr qind nė 10 pėr qind tatim –fitimin, kemi ulur nga 30 nė 20 pėr qind taksėn e sigurimeve shoqėrore pėr sipėrmarrėsit dhe, nė 1 janar, kjo taksė do tė zbresė nė 15 pėr qind.

Me shumė tė drejtė, ju mund tė pyesni; cilat janė rezultatet e kėtyre nismave?

Kam kėnaqėsinė t’ju informoj se rezultatet janė unike nė Europė. Si nė asnjė vend tjetėr, Shqipėria ka rritur tė ardhurat ēdo vit, kėtė vit janė rritur me 22 pėr qind, krahasuar me njė vit mė parė. Ēdo vit kemi dėrguar nė parlament njė buxhet suplementar nė muajin qershor.

Nė tre vjet, duke luftuar evazionin, informalitetin, kontrabandėn dhe duke ndjekur politikėn e uljes sė taksave, ne kemi pasur tė ardhura 3.2 miliardė dollarė mė shumė se nė tre vite me taksa tė larta.

Kemi vendosur taksėn on – line. Gjatė kėtij viti dhe 2-3 muajt e parė tė vitit qė vjen, kjo taksė do tė shtrihet nė tė katėr anėt e vendit. Kemi thjeshtuar sistemin e taksave, nga 23 nė 6 taksa kombėtare. Do tė vendosen edhe procedura tė tjera qė t’i lehtėsojnė punėn ēdo biznesmeni nė pagesėn e tij.

Shqipėria ka ndėrmarrė njė reformė tė thellė nė luftėn kundėr korrupsionit. Nė vitin 2005, sipas raportit tė Transparency International, vendi im renditej nė 24 vendet mė tė korruptuara tė botės, duke u renditur nė vendin e 127. Sot, ne kemi lėnė pas 95 vende tė botės dhe kėtė vit jemi grupuar nė 10 vendet me luftėn mė tė suksesshme kundėr korrupsionit, pėr vitin 2008. Korrupsioni ėshtė njė kancer qė duhet luftuar ēdo minutė, ēdo orė, ēdo ditė. Ambicia ime ėshtė; Shqipėria nė grupin e 20 vendeve tė para tė Europės, tė pastra, pa korrupsion. Ky ėshtė njė objektiv shumė i vėshtirė dhe qė nuk mund tė realizohet nė 2 apo 3 vite, por objektiv qė mund tė realizohet plotėsisht. Reformat janė rruga mė e sigurt e luftės dhe parandalimit tė kėtij fenomeni.

Nė rast se deri dje, korporatat tona publike ishin tė korruptuara, ne i privatizuam me sukses tė plotė tė gjitha ato, sistemin e rafinerive, telekomunikacionin, sistemin e shpėrndarjes sė energjisė, ndėrkohė, do tė privatizojmė sistemin e kontrollit tė automjeteve dhe do tė shkojmė drejt dhėnies me konēension tė tė gjitha shėrbimeve. Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė efikase pėr tė luftuar korrupsionin. Korrupsioni ka edhe kapitullin tjetėr, atė tė ndėshkimit tė ēdo akti tė tillė. Me dhjetėra e dhjetėra zyrtarė janė ndėshkuar pėr veprėn e korrupsionit. Qeveria qėndron nė njė luftė tė vendosur kundėr kėtij fenomeni.

Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl dhe nė hartė nuk tė ngacmon aq shumė, pėr sa u pėrket pėrmasave tė saj. Por, nė rast se ndaleni nė brendėsi tė kėtij vendi, do tė konstatoni se ai ėshtė njė vend me potenciale tė jashtėzakonshme, i pėrshtatshėm pėr veprimtari dhe fitim pėr tė gjitha kompanitė e mėdha tė botės. Vendi ka njė potencial tė pakrahasueshėm turistike, brigjet mė tė bukura, malet mė tė virgjėra, njė vend me potencial turistik pėr tė gjitha sezonet. Shqipėria ėshtė njė lloj “Zvicre” me det, pėr sa i pėrket natyrės. Malet e saj janė intakte dhe presin investime pėr t’u bėrė nga malet mė tėrheqėse pėr turizmin malor.

Shqipėria ėshtė njė vend plot me ujėra dhe janė rreth 400 hidrocentrale tė pėrmasave tė ndryshme, qė do tė ndėrtohen. Njėri prej tyre po ndėrtohet nga njė konsorcium, ku merr pjesė dhe Deutsch Bank, nė zonėn jugore tė vendit. Kompani tė tjera tė mėdha, gjithashtu po tregojnė interes tė madh nė kėtė drejtim. Ambicia e madhe e qeverisė qė unė kryesor ėshtė ta shndėrrojmė Shqipėrinė nė njė superfuqi tė vogėl energjetike. Janė mbi 20 bilionė kilovatorė ujėra pėr t’u shfrytėzuar. Vendi ka lartėsinė mesatare mė tė madhe nė Europė mbi nivelin e detit dhe gjithashtu, ka njė platformė ere mahnitėse. Ndaj, ne mbetemi tė hapur pėr prodhimin e energjisė nukleare, si dhe pėr tė gjitha format e tjera tė energjisė. Shqipėria ėshtė njė vend me male qė mbajnė nė gjirin e tyre depozita, nga mė tė mėdhatė, tė kromit, nikelit, bakrit, hekurit.

Por, pasuria mė e madhe e Shqipėrisė janė vet shqiptarėt, njerėz tė cilėt kanė njė shpirt solid nė iniciativėn e lirė, njerėz qė punojnė shumė, qė sakrifikojnė, qė kanė njė ambicie tė madhe pėr tė mėsuar dhe pėr tė ndryshuar jetėn e tyre. Nė kėtė kontekst, qeveria po bėn pėrpjekje tė mėdha. Kemi dyfishuar investimet pėr arsimin dhe buxhetin pėr tė. Tre vjet mė parė ne ishim nė fundin e renditjes botėrore, pėr sa i pėrket pėrdoruesve tė internetit, por, me programet ambicioze tė qeverisė, vitin e kaluar kemi pasur rritjen mė tė lartė nė Europė dhe kėtė vit do tė jemi gjithashtu vendi mė i lartė nė Europė. Ne po ecim me shpejtėsi drejt moshės dixhitale, nė mėnyrė qė t’u ofrojmė shqiptarėve shėrbimet mė tė mira, t’i aftėsojmė ata nė kėto kushte.

Ekonomia shqiptare ėshtė e re, dinamike. Eksportet “Made in Albania” kėtė vit, janė rritur me 42 pėr qind. Inflacioni vjetor ėshtė 2.7 pėr qind. Rritja ekonomike e gjashtėmujorit ėshtė 11 pėr qind.

Ne nuk jemi tė shkėputur nga universi, por sistemi bankar i vendit ėshtė i stabilizuar.

Infrastruktura e vendit po ndryshon kudo. Janė mijėra kilometra rrugė nė ndėrtim e sipėr, ujėsjellės, kanalizime.

Qeveria ėshtė angazhuar pėr ndėrtimin e 6 parqeve industriale nė vend, nė tė cilat ju siguroj se do tė gjeni kushtet mė optimale pėr investimet tuaja.

Edhe njėherė, ju falėnderoj shumė pėr kėtė pjesėmarrje dhe ju rikujtoj se tė gjithė faktorėt qė unė pėrmenda mė sipėr janė realė, por keni edhe njė faktor shtesė, njė mik tė vėrtetė, tė vendosur pėr tė kontribuar nė suksesin tuaj dhe ky mik ėshtė qeveria shqiptare.

Faleminderit!”

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos