MASH: Mė 6 nėntor fituesit e "tretė" nė universitete

Ministri i Arsimit, Fatos Beja, ka firmosur udhėzimin pėr pranimet e raundit tė tretė nė universitetet publike nė vend, pėr 4 mijė kuota tė reja dhe tė lira. Nė kėtė udhėzim pėrcaktohet se Formulari A3 do tė shpėrndahet nė Drejtoritė Arsimore mė 21 tetor 2008. Tė drejtėn pėr tė plotėsuar formularin A3 e kanė tė gjithė kandidatėt qė nuk janė shpallur fitues nė dy raundet e pranimeve nė universitete nė vitin akademik 2008-2009. Ata duhet tė paraqiten pėr tė tėrhequr Formularin A3 nė periudhėn 22-26 tetor nė drejtoritė arsimore dhe zyrat e arsimit nė vend.

Po kėshtu Formularin A3 mund ta marrin edhe ata tė rinj qė janė pėrfshirė nė listat e fituesve por nuk janė regjistruar nė universitet. Nga ky raund i tretė pranimesh pėrfitojnė edhe

fituesit e regjistruar nė njė program studimi, por qė preferojnė tė ndjekin njė tjetėr degė. Por edhe ata qė kanė fituar provimet me zgjedhje nė vitet 2007 dhe 2008 dhe nuk figurojnė tė regjistruar nė programet e studimit nė universitete. Nė grupin e fundit tė pėrfituesve janė edhe ata kandidatė qė kanė fituar konkurset e pranimit nė Akademinė e Arteve dhe Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve nė korrik tė vitit 2008, si dhe kanė fituar tė dyja provimet me zgjedhje Z1 dhe Z2 nė vitin 2007 ose 2008. tė gjithė kėta candidate duhet tė paraqiten nė APRIAL, deri nė datėn 22 tetor, brenda orės 18.00, pėr tė tėrhequr Formularin A3. Sikundėr edhe dy modelet e para, Formulari A3 pėrmban tė gjitha kuotat e pėrcaktuara, pėr secilin program studimi tė ciklit tė pare. Ai mundėson orientimin dhe aplikimin pėr programin e studimit tė preferuar nga kandidati, nė bazė tė pikėve tė fituara dhe tė pikėve tė fituesit tė fundit. Dorėzimi i Formularėve A3 tė plotėsuar bėhet nė DAR/ZA dhe APRIAL, deri mė datė 27 tetor. Drejtoritė dhe Zyrat Arsimore sjellin nė APRIAL Formularėt A3 tė plotėsuar nė datėn 28 tetor. APRIAL pėrpunon tė dhėnat e marra nga Formularėt A3 dhe nė datėn 5 nėntor shpall listėn pėrfundimtare tė kandidatėve fitues, tė ndarė sipas programeve tė studimit pėrkatės, tė renditur sipas rendit zbritės tė pikėve dhe preferencės mė tė lartė tė kėrkuar prej tyre nė formularin A3, nė pėrputhje me kuotat e rishpėrndara dhe njėkohėsisht e dorėzon kėtė listė nė Ministrinė e Arsimit. MASH dorėzon mė 6 nėntor, nė formė tė shkruar dhe elektronike, listat pėrfundimtare tė kandidatėve fitues dhe universitetet afishojnė listat nė mjediset e tyre tė dukshme. Regjistrimi i fituesve, bėhet pranė sekretarive mėsimore tė universiteteve deri mė 15 nėntor. Pėr regjistrim, kandidati duhet tė dorėzojė dosjen individuale, me dokumentet origjinale: Dėftesė pjekurie; Certifikatė lindje me fotografi; 2 fotografi; Mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1.500 lekė; Pėr kandidatėt qė kanė braktisur degėn duhet edhe vėrtetimi i ēregjistrimit nga programi i mėparshėm i studimit.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos