Ministria e Arsimit bėn publik udhėzimin per 4000 vende te lira ne universitete



Jonida Tashi

Ministria e Arsimit bėn publik udhėzimin pėr plotėsimin e afro 4 mijė kuotave tė lira, tė rishpėrndara nė universitete. Dita e parė e aplikimit pėr vendet bosh do tė jetė data 22 tetor dhe kandidatėt do tė kenė vetėm pesė ditė kohė nė dispozicion pėr plotėsimin e formularit A3. Sipas udhėzimit, nė universitete do tė regjistrohen, sipas programeve pėrkatėse tė studimit, kandidatėt qė shpallen fitues nga kuotat e parealizuara pas pėrfundimit tė regjistrimeve nė programet e studimit tė ciklit tė parė. Aplikimi pėr plotėsimin e vendeve vakante do tė bėhet sipas formularit A3. Ky formular pėrmban tė gjitha kuotat e pėrcaktuara, pėr secilin program studimi tė ciklit tė parė dhe mundėson orientimin dhe aplikimin pėr programin e studimit tė preferuar nga kandidati, nė bazė tė pikėve tė fituara dhe tė pikėve tė fituesit tė fundit. Formulari A3 do tė shpėrndahet nė DAR/ZA dhe nė APRIAL, ku do tė tėrhiqet nga kandidatėt pėr tu plotėsuar. Pas plotėsimit, formulari duhet tė dorėzohet nė institucionin nė tė cilin ėshtė tėrhequr. Nė datėn 21 tetor 2008 Drejtoritė Arsimore dhe zyrat Arsimore nė tė gjithė vendin do tė tėrheqin formularėt A3 nė APRIAL.
Regjistrimi
Regjistrimi i kandidatėve fitues,do tė bėhet pranė sekretarive mėsimore tė fakulteteve deri nė datėn 15.11.2008. Pėr regjistrim, kandidati tė dorėzoje dosjen individuale, me dokumentet origjinale tė mėposhtme: Dėftesė pjekurie; Certifikatė lindje me fotografi; Dy fotografi; Mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1500 lekė; Kandidatėt e regjistruar mė parė nė njė program studimi, duhet tė paraqesin edhe vėrtetimin e ēregjistrimit nga programi i mėparshėm i studimit. Nė rast se kandidatėt fitues nuk kanė dėftesė pjekurie origjinale, mund tė paraqesin dublikatėn e dėftesės sė pjekurisė sė lėshuar nga drejtoria e shkollės sė mesme dhe tė vėrtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore pėrkatėse. Veprimet e ēregjistrimit pėrfundimtar tė kandidatėve tė rinj nga sekretaritė mėsimore tė universiteteve duhet tė dokumentohen nė regjistrin bazė tė studentėve nga data 07.11.2008 deri mė datė 15.11.2008. Kandidatėve duhet t’u kthehet dosja individuale me dokumentet e dorėzuara. Njė kopje e listės sė kandidatėve tė ēregjistruar tė dėrgohet nė Ministrinė e Arsimit dhe nė APPRIAL. Pas pėrfundimit tė procesit tė regjistrimit, universitetet do tė dorėzojnė nė MASH dhe nė APPRIAL listat pėrfundimtare origjinale tė pėrgatitura nga APRIAL me regjistrimet e kryera, nė formė tė shkruar dhe elektronike brenda datės 30.11.2008. Universitetet duke filluar qė nga data 06 nėntor 2008 duhet tė shpallin nė vende tė dukshme nė mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve tė regjistrimit/ēregjistrimit, procedurat pėrkatėse, listėn e dokumenteve tė nevojshme pėr regjistrim si dhe tė dhėna tė tjera qė i gjykojnė tė nevojshme pėr sigurimin e ecurisė normale tė procesit tė pranimeve.



Kanė tė drejtė tė plotėsojnė formularin A3 tė gjithė kandidatėt qė:
a.nuk kanė mundur tė pėrfshihen nė listat e fituesve pėr t’u regjistruar nė ciklin e parė tė studimeve nė Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė nė vitin akademik 2008-2009;
b.janė pėrfshirė nė listat e fituesve dhe nuk janė regjistruar nė Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė nė vitin akademik 2008-2009;
c.janė fitues tė regjistruar nė njė program studimi nė vitin akademik 2008-2009 dhe nuk preferojnė tė ndjekin atė program studimi; .
d.kanė fituar provimet me zgjedhje nė vitet 2007 dhe 2008 dhe nuk figurojnė tė regjistruar nė programet e studimit nė Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė;
e.kanė fituar konkurset e pranimit nė Akademinė e Arteve dhe Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve nė korrik tė vitit 2008 dhe kanė fituar tė dyja provimet me zgjedhje Z1 dhe Z2 nė vitin 2007 ose 2008.

Grafiku i shpėrndarjes
Kandidatėt e pėrcaktuar nė germėn “a”, duhet tė paraqiten nė DAR/ZA nė periudhėn 22-26 tetor 2008 pėr tė tėrhequr formularin A3.
Kandidatėt e pėrcaktuar nė germat “b”, “c”, “d” dhe “e”, duhet tė paraqiten nė APRIAL, deri nė datė 22.10.2008, ora 18.00, pėr tė tėrhequr formularin A3.
Dorėzimi nga kandidatėt i formularėve A3 tė plotėsuar bėhet nė DAR/ZA dhe APRIAL, deri mė datė 27.10.2008.
DAR/ZA-t sjellin nė APRIAL formularėt A3 tė plotėsuar nė datėn 28.10.2008. APRIAL pėrpunon tė dhėnat e marra nga formularėt A3 dhe nė datėn 5.11.2008 shpall listėn pėrfundimtare tė kandidatėve fitues tė ndarė sipas programeve tė studimit pėrkatės, tė renditur sipas rendit zbritės tė pikėve dhe preferencės mė tė lartė tė kėrkuar prej tyre nė formularin A3, nė pėrputhje me kuotat e rishpėrndara dhe njėkohėsisht e dorėzon kėtė listė nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės.
Ministria e Arsimit dorėzon nė datėn 6.11.2008, nė formė tė shkruar dhe elektronike, listat pėrfundimtare tė kandidatėve fitues sipas programeve pėrkatėse tė studimit, nė Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė dhe DAR/ZA.

Kėto institucione afishojnė menjėherė listat nė vende tė dukshme nė mjediset e tyre.



18 Tetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos