Nė fillimjavė nis plotėsimi i Formularit A3

Formulari A3

Formulari A3 do tė pėrmbajė degėt nė renditjen e tabelės nė krahė, ndėrkohė qė nė kllapa do tė jenė kuotat e mbetura bosh, nė mėnyrė qė gjatė aplikimit, maturantėt tė dinė se sa mundėsi kanė pėr tė fituar. Nė rastet kur nė kllapa do tė jetė shkronja H, atėherė kjo do tė thotė se degėt janė tė hapura dhe se cilido aplikues fiton automatikisht tė drejtėn e shkollimit. Degėt e hapura janė tė pakta dhe janė tė pėrqendruara nė universitetet e rretheve.

Ministria e Arsimit do tė bėjė tė ditur procedurat e aplikimit me anė tė Formularit A3 dhe datat qė do tė kryhet ky aplikim. Aplikimi do tė zhvillohet nė drejtoritė arsimore rajonale dhe zyrat arsimore rajonale nė mbarė vendin, ku maturantėt do tė marrin formularin e ri. Vlen tė theksohet se edhe ata studentė qė janė shpallur fitues, do tė mund tė riaplikojnė nė kėto degė. Gjithsesi, ata duhet tė kenė kujdes, pasi zgjedhja e tyre do tė jetė pėrfundimtare.

Plotėsimi

“Ata qė aplikojnė duhet tė bėjnė mė saktėsi llogarinė e mundėsive qė kanė, nė mėnyrė qė tė konkurrojnė, – kėshilloi dy ditė mė parė ministri i Arsimit, z. Fatos Beja. – E them kėtė sepse nė ato fakultete, tė cilat janė mė tė preferuara, janė vetėm 5 kuota qė hapen dhe kjo krijon njė mundėsi jo pėr shumė studentė, por vetėm pėr ata qė tashmė kanė pikėt maksimale dhe pėr arsye, jo vetėm merite, por dhe administrative, nuk kanė arritur tė kualifikohen”.

Nė kėtė mėnyrė, pėrzgjedhja duhet tė bazohet mbi numrin e pikėve tė grumbulluara nga maturantėt, por edhe nga kuotat e mbetura bosh nė universitete, nė mėnyrė qė dega ku maturanti do tė aplikojė, tė mos jetė “e pakapshme” nga ai, pasi ėshtė mundėsia e fundit pėr tė hyrė nė njė universitet publik.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos