Apartamentet dhe pronat, ja sa kushtojnė nė qytetet kryesore tė vendit



Ervin Koēi

Bumi i ndėrtimeve tė objekteve tė ndryshme, kryesisht tė apartamenteve, nė Shqipėri ėshtė i ndryshėm sipas vendeve dhe prioriteve tė tyre. Jo tė gjitha qytetet kanė ēmime tė larta tė metrit katror pėr sipėrfaqe banimi dhe biznesi si nė kryeqytet, pavarėsisht kostos qė gjithandej ėshtė e njėjtė. Zonat me ēmimet mė tė larta tė sipėrfaqes sė ndėrtimit nė vend janė Tirana, Durrėsi dhe mė pas edhe disa zona tė tjera turistike, kryesisht nė bregdet. Por ndonėse nė Tiranė dhe nė Durrės ēmimet e apartamenteve flasin pėr njė konsolidim dhe njė tendencė nė rritjeje, ndryshe duket situata nė qytetet e ndryshme tė vendit, ku gjithsesi ka ndėrtime, por jo me intensitetin e kryeqytetit. Tė tilla tashmė janė qė tė gjitha qytetet kryesore tė vendit, por ato ku ndėrtimi ėshtė me intensitet janė Fieri, Vlora, Saranda, Lezha, Shkodra, Lushnja, Elbasani dhe Korēa. Qyteti qė vjen me intensitetin mė tė lartė menjėherė pas konurbacionit Tiranė-Durrės, ėshtė Fieri. Sipas tė dhėnave nga vrojtimet e tregut, por edhe tė agjencive imobiliare nė kėtė qytet, ēmimet e apartamenteve kanė njė tendencė tė ulen dhe jo tė rriten.

Ndėrtimet nė Fier

Ēmimi mesatar i apartamenteve nė qytetin e Fierit varion nga 300-450 euro m/2, kjo nė varėsi tė cilėsisė sė ndėrtimit dhe tė vendndodhjes sė pallatit. Ajo qė vėrejnė agjentėt imobiliarė nė kėtė qytet ėshtė niveli i ulėt i shitjeve dhe njė interes i ulėt pėr tė blerė apartamente tė reja. “Janė tė shumtė nė numėr apartamentet qė kanė mbetur pa shitur dhe njė pjesė e madhe e tyre kanė mundur tė shiten pas njė periudhe tė gjatė kohe”,- thonė agjentėt imobiliarė tė pyetur nga gazeta nė kėtė qytet. Nga ana tjetėr, ashtu siē ndodh rėndom nė kėtė sektor, janė tė shumta apartamentet qė janė kėmbyer me materialet e ndėrtimit tė marra nga kompani tė ndryshme. Ata qė blejnė nė Fier janė kryesisht emigrantėt apo familje qė kėrkojnė tė kenė njė shtėpi mė tė madhe. Agjentėt imobiliarė e shpjegojnė nivelin e ulėt tė shitjeve nė Fier me afėrsinė e tij me Vlorėn dhe me tendencėn e individėve pėr tė blerė njė shtėpi atje. Edhe ata njerėz qė kanė para pėr tė investuar preferojnė tė blejnė njė shtėpi tė dytė nė Vlorė, qė mund ta shfrytėzojnė pėr pushime, por edhe pėr biznes, duke e dhėnė me qira. Njė fenomen i tillė ndodh edhe nė qytetin e afėrt me Fierin, nė Lushnjė. Edhe aty, megjithėse firmat e ndėrtimit kanė ngritur mjaft pallate tė reja, numri i apartamenteve dhe i lokaleve tė shitura ėshtė i vogėl pėr shkak tė mungesės sė blerėsve tė interesuar, por edhe prej afėrsisė sė tij me Tiranėn dhe Durrėsin.

Ndėrtimet nė Shkodėr

Njė panoramė krejt tjetėr shfaqet nė tregun e pasurive tė patundshme nė qytetin verior tė Shkodrės. Sipas tė dhėnave nga agjencitė imobiliare, ēmimet variojnė nga 500-600 euro/m2 dhe tendenca duket pozitive. Operatorėt konfirmojnė se ndėrtimet e reja janė tė shumta dhe apartamentet nė to janė shitur thuajse tė gjitha, ndėrkohė qė nė ndėrtim janė 10-15 pallate tė tjera. Ekspertėt e shpjegojnė kėtė nivel tė lartė tė ēmimeve tė apartamenteve me lėvizjet demografike qė kanė ndodhur, ku janė tė shumta familjet qė kanė zbritur nė qytet nga zona mė tė thella veriore. Kėta individė po blejnė shtėpi nė Shkodėr, e cila ėshtė vetėm 90 minuta larg kryeqytetit. Vitet e fundit qyteti po zhvillohet mė shumė, pas njė ngėrēi qė pati nė fillim tė viteve ’90, kjo falė pėrmirėsimit tė infrastrukturės dhe konsolidimit tė njė sėrė biznesesh qė zhvillojnė aktivitetin aty. Zhvillim zonės i japin edhe pikat doganore me Malin e Zi, zona bregdetare e Velipojės dhe interesi pėr liqenin e Shkodrės. Ata qė blejnė mė shumė nė Shkodėr janė tė ardhurit dhe emigrantėt, siē ndodh rėndom nė ēdo qytet tė vendit. Imobiliarėt thonė se ēmimet nuk pritet tė kenė rritje tė mėtejshme pasi niveli aktual ėshtė pėr njė qytet tė vendit, pėrveēse kryeqytetit.

Zgjerimi i tregut

Ēmimet e apartamenteve kanė nisur tė pėsojnė rritje tė ndjeshme nga Shėngjini nė Durrės e deri nė Sarandė, ku rritja mė e madhe u pėrket dy qyteteve kryesore, Durrėsit dhe Vlorės. Duke parė kėtė situatė mund tė mendohet se bregdetit shqiptar duket se i ėshtė kthyer “shkėlqimi” i viteve 2000-2004, ku flukset e blerjeve tė apartamenteve ishin vėrtet tė mėdha. Agjentėt imobiliarė nė zonat bregdetare konfirmojnė se blerėsit po trokasin sėrish dhe ata janė kryesisht emigrantė dhe tė huaj. Kaq ka mjaftuar dhe kompanitė e ndėrtimit i kanė rritur ēmimet me njė rritje mesatare 20-40 pėr qind. Tė dhėnat e mėtejshme nga agjentėt imobiliarė flasin pėr njė investim tė parave nė banesa dhe ambiente tregtare, tė cilat mbeten nga mė fitimprurėsit ndėr vitet e fundit. Njė investim i tillė ka paraqitur kthime tė larta, veēanėrisht pėrsa i pėrket kryeqytetit, por edhe zonave tė tjera qė kanė njė infrastrukturė tė ngritur tashmė. Gjatė 5 viteve tė fundit, sipas tė dhėnave zyrtare, ēmimi i njė banese minimalisht ėshtė dyfishuar. Por nga tė dhėnat nė terren, rritja ėshtė edhe mė e madhe. Mesatarisht, ēmimet e banesave rriten 25 pėr qind nė vit.


Tė dhėna

300-450 euro/2 ėshtė ēmimi i apartamenteve nė qytetin e Fierit

500-600 euro/m2 ėshtė ēmimi i apartamenteve nė qytetin e Shkodrės



Interesimi i tė huajve pėr apartamente ėshtė gjithmonė nė rritje

Ndaj tregut imobiliar shqiptar nuk po rrinė indiferentė as tė huajt. Qė pas marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, nė Shqipėri janė tė shumta kompanitė ndėrkombėtare qė po kėrkojnė tė shtrijnė investimet e tyre kėtu. Sipas agjentėve tė tregut, mė sė shumti ata qė vijnė janė investitorė dhe jo blerės individualė. Problemet e infrastrukturės ende tė keqe si dhe mjaft mangėsive me titujt e pronėsisė po pengojnė konkretizimin e mjaft interesimeve pėr investime tė huaja. Njė i huaj kur vjen kėrkon gjithnjė njė territor “tė pastėr”, d.m.th. tė rregullt nė dokumentacion si dhe njė rrugė tė mirė qė tė lidh me tė. Sipas ekspertėve, qeveria duhet patjetėr tė investojė nė drejtim tė kėtyre mangėsive, sepse vetėm kėshtu do tė rrisė numrin e tė huajve nė tregun imobiliar. Ajo qė vihet re kėtė vit, ndryshe nga periudhat e mėparshme, ėshtė mbėrritja e pėrfaqėsuesve direkt tė kompanive investuese dhe jo mė nėpėrmjet agjencive tė huaja imobiliare. Tani biznesmenėt nga vende tė ndryshme tė Europės apo mė tej po e kalojnė personalisht kufirin shqiptar pėr tė parė mė mirė mundėsitė e njė investimi kėtu.

Shitjet e apartamenteve rriten 40 pėr qind mė shumė se nė vitin 2007

Sipas INSTAT-it, indeksi i shitjeve nė sektorin e ndėrtimit nė 3-mujorin e parė tė vitit 2008 rezulton me njė rėnie prej 27.9 pėr qind krahasuar me 3-mujorin e mėparshėm. Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar indeksi u rrit 39.7 pėr qind. Nė 3-mujorin e dytė tė vitit 2008, indeksi i kushtimit nė ndėrtim arriti 128.3 pėr qind, duke shėnuar njė rritje 0.8 pėr qind kundrejt tremujorit tė mėparshėm. Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2007 ky indeks ka shėnuar njė rritje 1.3 pėr qind. Njė vit mė parė ky ndryshim ishte 3 pėr qind. Indeksi i ēmimeve tė grupit “shpenzime direkte” ėshtė rritur 1.1 pėr qind kundrejt 3-mujorit tė mėparshėm. Brenda kėtij grupi rritjen mė tė madhe e shėnuan nėngrupet “shpenzime materiale” prej 1.4 pėr qind dhe “shpenzime pėr paga” prej 0.3 pėr qind. Ndėrsa indeksi i ēmimeve pėr grupet e tjera nuk kanė ndryshuar. Brenda nėngrupit “shpenzime materiale” INSTAT-i thekson rritjen e ēmimeve tė materialeve tė ndėrtimit prej 1.5 pėr qind, materialeve elektrike prej 2.3 pėr qind, ndėrsa ēmimet e materialeve hidro-sanitare kanė shėnuar ulje prej 0.8 pėr qind. Nė kėtė 3-mujor, krahasuar me atė tė mėparshėm, ndryshimet nė indekset e ēmimeve tė grupeve tė tjera variojnė nga -0.4 nė + 0.3 pėr qind.




Kategorizimi i ēmimeve pėr rrethet

1. Ēmimi pėr 1 metėr katror sipėrfaqe ndėrtimi pėr dyqane mallrash apo shėrbimesh ėshtė 1.5 herė mė i lartė se ēmimi i sipėrfaqeve tė banimit.

2. Ēmimi pėr 1 metėr katror sipėrfaqe ndėrtimi pėr garazh tė mbuluar ėshtė 70 pėr qind e ēmimit tė sipėrfaqeve tė apartamenteve tė banimit sipas zonave.

3. Ēmimi pėr 1 metėr katror sipėrfaqe ndėrtimi zyra ėshtė i njėjtė me ēmimin e sipėrfaqes sė apartamenteve.

4. Ēmimi pėr 1 metėr katror sipėrfaqe ndėrtimi pėr parkim tė hapur ėshtė 30 pėr qind e ēmimit tė sipėrfaqeve tė apartamenteve tė banimit sipas zonave.

5. Ēmimi pėr 1 metėr katror sipėrfaqe ndėrtimi pėr qytetet qė nuk janė tė listuara nė kėtė shtojcė ėshtė kostoja e shitjes pėr metėr katror tė pėrcaktuara nga Enti Kombėtar i Banesave nė vitin e fundit.

6. Pėr ndėrtesat e privatizuara me Ligjin nr. 7652, datė 23.12.1992 “Pėr privatizimin e banesave shtetėrore” i ndryshuar, pėr ndėrtesat e ndėrtuara dhe tė regjistruara deri mė 31 dhjetor 2004, ēmimi pėr metėr katror ėshtė kostoja e shitjes pėr metėr katror tė pėrcaktuara nga Enti Kombėtar i Banesave nė vitin e fundit.

7. Pėr komunat ēmimi minimal llogaritet 70 pėr qind e ēmimit tė qytetit pėrkatės.


15 Tetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos