Kriza financiare nė botė dhe ekonomia shqiptare

U bė njė kohė relativisht e gjatė qė ekonomia amerikane lėngon nėn peshėn e krizės financiare. Kjo nuk ėshtė as e para krizė financiare qė kalon ekonomia amerikane dhe as e para krizė financiare nė botė. Kriza aktuale ka pasur dhe ka pasoja tė padiskutueshme mbi gjithė ekonominė botėrore, e veēanėrisht mbi ekonominė aziatike dhe atė evropiane. Kriza ėshtė gjithashtu nė pragun e derės tė ekonomisė shqiptare. Ēdo lloj informacioni, aq mė tepėr sqarimet dhe shpjegimet e profesionistėve, kanė rėndėsinė dhe vlerėn e tyre.

Qytetarėt e thjeshtė pyesin tė habitur: Ē‘po ndodh? Botėn e financės e mbėshtjell gjithnjė njė perde misterioze pėr publikun e gjerė. Shpesh, ekspertėt e financave thonė troē se "qytetarėt e thjeshtė janė tė veshur me njė perde injorance lidhur me atė qė ndodh nė tregjet financiare dhe nė bursa". Ndėrkohė, nė vendin tonė pyesin pėrsėri: Mos kemi tė bėjmė me tė njėjtin fenomen si nė kohėn e piramidave? Mė tej, pse shpėrtheu kriza financiare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės? Kemi pasur opinionin qė ekonomia amerikane ėshtė njė nga ekonomitė mė tė konsoliduara e mė tė qėndrueshme. Atėherė pse po tronditen kaq fort tregjet amerikane? Me pyetje tė tilla, qė pėrbėjnė nė fakt thelbin e shqetėsimit qytetar, mund tė vazhdohet gjatė.

Shkaqet e krizės financiare amerikane

Shkaqet e kėsaj krize duhen kėrkuar pėrtej dy-tri viteve tė fundit. Duhet thėnė se qė pas Luftės sė Dytė Botėrore ekonomia amerikane ka luajtur rolin e liderit tė ekonomisė globale, e nė mėnyrė tė veēantė dollari ka luajtur rolin e parasė botėrore. Nė kėtė funksion, nėpėrmjet mekanizmit tė parasė, ekonomia amerikane kishte "komoditetin" tė ndikonte shumė nė atė botėrore dhe tė ndjente pak nga krizat ekonomike tė vendeve tė tjera nė botė.

Sė pari, rėnia nga froni e dollarit amerikan ishte si tė thuash shkatėrrimi i parė i imunitetit tė ekonomisė amerikane.

Sė dyti, angazhimet e mėdha politike dhe ushtarake tė qeverisė amerikane kanė kostot e tyre. Lufta e Irakut dhe ngjarjet e 11 shtatorit 2001 kanė rritur shkallėn e riskut tė saj. Kėto ngjarje, pa pėrmendur edhe mjaft tė tjera tė mėdha me efekte tė forta ekonomike, e kanė dobėsuar nė mėnyrė tė padiskutueshme pozitėn e dollarit. Qytetarėt e thjeshtė janė mėsuar ta prekin kėtė fakt me tė ashtuquajturin rėnie tė dollarit nė raport me monedhat e tjera.

Sė treti, por jo vetėm nė Amerikė, nė ekonomitė e vendeve tė zhvilluara, dhe tė Evropės Perėndimore, pėrfshirė edhe disa nga vendet e Azisė, aktualisht ndodh njė proces qė quhet transferimi i teknologjisė dhe i kapitalit. Ndėrmarrjet dhe bizneset e mėdha industriale nė SHBA, Japoni, Angli, Francė, Gjermani etj., janė duke transferuar kapitalet dhe teknologjitė drejt vendeve nė zhvillim. Kompanitė perėndimore po investojnė pėrditė dhe mė shumė nė Kinė, Indi, Meksikė, Argjentinė, Brazil etj. Kjo do tė thotė se ka rėnė me tė shpejtė numri i vendeve tė punės, ėshtė rritur papunėsia nė kėto vende. Nga ana tjetėr, bankat dhe institucionet e tjera financiare kanė rritur angazhimet e kapitaleve tė tyre nė kredidhėnie, nė financimin e zgjerimit dhe tė transferimit tė teknologjisė. Ndėrkaq, ėshtė manifestuar rritja e kredidhėnies, dhe paralelisht rritja e paaftėsisė sė ekonomive familjare pėr tė kthyer nė kohė kreditė e marra. Pėr shkak tė transferimit tė teknologjive, rritja e papunėsisė ka zvogėluar tė ardhurat e ekonomive familjare dhe bankat nuk kanė zgjidhje tjetėr, veēse tė vėnė dorė mbi pasuritė qė janė vėnė si garanci pranė tyre dhe t‘i nxjerrin ato nė shitje. Rritja e numrit dhe madhėsisė tė pasurive tė paluajtshme pėr shitje ėshtė rritje e ofertės. Kjo ka ēuar nė rėnien e ēmimit tė tyre, qė nga ana tjetėr ėshtė provė e zvogėlimit tė vlerės sė pasurisė sė bankave mbi tė cilat ėshtė mbėshtetur aktiviteti i tyre. Nė financė, kjo shprehet me njė term teknik: gjendja e aktiveve neto ėshtė negative. Pra, premisa pėr falimentim. Bankat nuk kanė mjetet e mjaftueshme pėr tė vazhduar normalisht aktivitetin e ndėrmjetėsimit e tė kreditimit.

Sė katėrti, para disa vitesh, Kina dhe Japonia, ndėr fuqitė e mėdha ekonomike e tregtare tė botės, investonin tepricat e buxheteve tė tyre nė blerje tė bonove tė thesarit tė qeverisė amerikane. Ky investim ishte dhe ėshtė i mirėpritur nė Uashington. Me rėnien dhe dobėsimin e pozitės sė dollarit, kėto dy fuqi e kthyen shpejt fytyrėn nga zona e euros, zonė qė edhe sot konsiderohet mė e qėndrueshme, mė e diversifikuar. Ndryshimi i drejtimit tė lėvizjes sė flukseve gjigante nė investime tė Kinės dhe Japonisė nuk mund tė mos ndihej nė ekonominė amerikane.

Nė kėtė mėnyrė, kriza ka shumė shkaqe njėherėsh. Faktorėt janė shumė tė lidhur me njėri-tjetrin dhe pėrbėjnė nė fakt njė zinxhir me shumė hallka. Para dy vitesh nė bursėn e Shangait pati njė rėnie tė madhe tė indeksit tė saj. Kjo furtunė u pėrhap mė tė shpejtė nė shumė tregje financiare. Nė Evropė u ndje mė pak, ndėrsa nė SHBA mė shumė.

Shpresa te kapitalizmi i sipėrmarrjes

Nė shtypin botėror tė specializuar tė tregjeve financiare, kėto ditė, thuhet se kapitalizmi financiar ėshtė nė krizė. Me kapitalizėm financiar teknicienėt nėnkuptojnė kapitalet e investuara nė banka, bursė, sigurime dhe te risigurimet, nė fondet e investimeve, tė pensioneve dhe sektorė tė tjerė tė lidhur ngushtė me financėn dhe bankat. Kriza ėshtė e thellė. Rėnia ėshtė mjaft e madhe dhe e shpejtė. Fondi Monetar Ndėrkombėtar deklaroi se parametrat e kėsaj krize janė mė tė mėdha se ajo e viteve 1929-1933, e mbajtur deri mė sot si kriza mė e thellė e njerėzimit nė tė gjithė botėn financiare. Pasojat e saj ishin rrėnuese pėr Gjermaninė, tė cilės iu shtuan mė vonė edhe fatkeqėsitė e Luftės sė Dytė Botėrore. Ndryshe nga vite mė parė, kriza e tanishme financiare ėshtė e shoqėruar me luhatje tė mėdha nė tregun e prodhimeve tė naftės e tė produkteve ushqimore. Botės i mungon energjia financiare, qė ėshtė e aftė tė vėrė nė lėvizje ekonominė e saj. Pėr kėtė arsye, tė gjitha shpresat janė te prodhimi, te kapitalizmi i sipėrmarrjes. Bankat nė vendet e zhvilluara kanė depėrtuar nė tė gjitha hapėsirat e jetės sė individit. Bankat kanė pushtuar gjithė pushtetet ekonomike tė botės. Familja nuk mund tė pėrfytyrohet pa llogarinė nė bankė dhe pa policėn e sigurimit as nė Amerikė, as nė Azi e as nė Evropė. Nėnkuptohet qė sindromi krizė ka depėrtuar thellė, edhe psikologjikisht.

Institucionet financiare janė "ndėrmarrje" tė krijuara mbi bazėn e parimit tė kredibilitetit, tė besueshmėrisė. Tė gjithė e kanė tė qartė se themelet e bankės qėndrojnė te besimi qė kanė njerėzit pėr tė dhe te fakti se aktiviteti bankar apo financiar nuk ėshtė gjė tjetėr veēse proces ndėrmjetėsimi. Nėse njė bankė falimenton, tjetra ėshtė gati. Nėse falimentojnė dy, e treta ėshtė gati e kėshtu me radhė. Pėr tė mos tronditur besimin te bankat, pėr tė mos shkaktuar falimentimet zinxhir e pėr tė mos e lėnė ekonominė nėn efektet e forcave tė verbra tė tregut, Kongresi amerikan miratoi paketėn prej 700 miliardė dollarė, nė ndihmė tė bankave qė kanė qenė dhe janė mė tė ekspozuara ndaj moskthimit tė kredive tė hipotekės. 2000 dollarė pėr njė amerikan. Kjo ėshtė kostoja e kėsaj pakete. Ky plan ndėrhyrjeje ėshtė i pari nė llojin e vet nė historinė e SHBA, pėr nga madhėsia, por jo i vetmi. Fatura pėr thesarin amerikan qysh prej fillimit tė vitit ėshtė akoma mė e madhe. Qė nga fillimi vitit 2008, thesarit i ėshtė dashur tė ndėrhyjė katėr herė; 30 miliardė USD pėr ‘Beart Stearns‘, 200 miliardė pėr ‘Freddie Mac and Fannie Mae‘, 85 miliardė pėr ‘AIG‘, pėrveē 700 miliardėve tė fundit. Akordimi i kėsaj ndihme ėshtė njė faturė pėr buxhetin, qė gjithsesi ėshtė me deficit, madje mjaft tė ndjeshėm.

Henry Paulson, ministri amerikan i Thesarit, qė e konsideroi para disa ditėsh deciziv planin pėr tė mbrojtur sistemin financiar dhe bankat amerikane, dje lėshoi njė deklaratė tjetėr: Ne nuk i shpėtojmė dot bankat nga falimentimi! Presidenti Bush e quajti rrėnuese krizėn financiare. Kjo ėshtė njė fjalė shumė e rėndė, aq mė tepėr nė gojėn e njė Presidenti amerikan.

Shqetėsimet e krizės janė prezent nė Evropė. Tashmė mund tė thuhet pa asnjė mėdyshje se Evropa ndodhet e tėra nė vorbullėn e shqetėsimit dhe tė krizės. Presidenti i Francės, Sarkozi, e quajti dramatike krizėn dhe urgjente ndėrhyrjen. Fuqitė e mėdha tė Evropės, katėrshja Angli, Francė, Gjermani dhe Itali, kėrkojnė njė plan veprimi tė pėrbashkėt. Duhet tė evitohet kontaminimi i plotė. Nė kėndvėshtrimin financiar, ekonomia evropiane ėshtė mė e diversifikuar, ndėrsa pėr shkak tė tregjeve financiare, tė lidhjeve jashtėzakonisht tė shpejta, elektronike, tė parasė elektronike e manjetike, tregjet janė vazhdim i njėri-tjetrit. Njė ‘grip‘ i lehtė financiar nė Amerikė ndihet edhe nė Evropė, ndihet nė Paris, Londėr, Frankfurt, Milano dhe Zyrih.

Evropa, qė e gjykon seriozisht dhe profesionalisht krizėn, ėshtė duke e analizuar me objektivitet raportin kosto/pėrfitime. Janė gati 12 banka evropiane qė kanė pasur rezultate shumė negative nė tregun financiar pėr vitin 2008. Goditjet mė tė mėdha i kanė pėsuar bankat angleze, por tė shqetėsuara janė edhe ato gjermane, spanjolle, franceze, belge etj. Java qė kaloi ėshtė cilėsuar si mė e vėshtira pėr tregjet financiare. Nė Tokio, nė Londėr e nė Paris janė regjistruar gjatė javės rezultatet historike mė tė ulėta. Mėngjesi i ditės sė shtunė ėshtė gdhirė gjithashtu shqetėsues. Londra ėshtė goditur ditėn e premte me -8.85%, Frankfurti me -7.01%, Parisi me -7.73%, Madridi me -9.14% etj. Moska ka injektuar nė tregun e vet bursier 5 miliardė euro pėr tė evituar mungesėn e likuiditetit.

Nė Azi, kriza gjithashtu dramatike

Azia, nė fakt, ka disa vite qė shėrben si barometėr paralajmėrues i krizės aktuale. Nė fjalorin e shtypit flitet pėr krizė financiare. Nė fakt, kriza i ka kapėrcyer pėrmasat e financės. Ajo po shndėrrohet nė krizė tė gjithanshme ekonomike, financiare dhe krizė tė prodhimit. Nuk ka si ndodh ndryshe. Nuk ka prodhim pa financė. Efekti i parė i krizės nė Azi ėshtė manifestuar nga rėniet e shpejta tė ritmeve tė rritjes nė vendet qė kishin ritme tė larta rritjeve, si Kina. Sė dyti, bursat kryesore tė Azisė, javėn qė kaloi e kanė pėrjetuar po kaq keq, ndėrsa dje ato kanė pasur njė fundjavė mjaft negative. Rėnie e fortė nė Tokio 9.62% pėr njė ditė. Rėnie 9.61% nė Bankok dhe po kėshtu, edhe nė Hong Kong 7.2%, nė Singapor -7.34%, ndėrsa nė Sidney -8.3%. ‘Krach‘ historik nė tė gjitha tregjet financiare.

Reagim i shpejtė dhe nė bllok

Nėse vendet e veēanta kanė parashikuar ndėrhyrje tė shpejtė dhe tė fortė, tani ėshtė koha e ndėrhyrjeve nė bllok. Ky ėshtė opinioni dhe konkluzioni i mbledhjes tė sė premtes tė ministrave tė Financės, guvernatorėve dhe ekspertėve tė 7 vendeve mė tė forta ekonomike tė botės (Gjermanisė, Kanadasė, SHBA, Francės, Japonisė, Anglisė e Italisė) pėrballė krizės. Me gjithė premtimet pėr tė bėrė tė mundur zgjidhjen e krizės tė Xhorxh W. Bushit, pėrsėri nė tregun financiar mungon likuiditeti. Pas kėsaj mbledhjeje, menjėherė u mblodhėn ministrat e Financės, guvernatorėt e bankave qendrore dhe ministrat e Ekonomisė tė G20. Njė mbledhje e 20 vendeve mė tė pasura nė botė, qė janė nė kushtet e emergjencės. Qėllimi ėshtė i njėjtė: "Tė bėjmė gjithēka ėshtė e mundur qė tė punojmė, nė bllok, sė bashku e nė harmoni". G20 u propozua dje tė funksionojė si forum botėror pėr menaxhimin e krizės. Nė Evropė po projektohet plani evropian i krizės, i iniciuar nga Londra. Bėhet fjalė pėr njė plan tjetėr 700 miliardė likuiditete nė euro nė ndihmė tė sistemit financiar evropian. Gjermania (ministri i saj i Ekonomisė dhe Financave e kundėrshtoi para disa ditės planin evropian tė ndėrhyrjes), ėshtė tėrhequr nga ky pozicion. "Ta ndėrpresim mbėshtetjen dhe zgjidhjen rast pas rasti. Duhet ndėrhyrje frontale dhe zgjidhje e pėrgjithshme", theksoi tė premten ministri gjerman i Financave. Pas 25 miliardė paund, tė akorduar nga qeveria angleze po bėhet gati plani gjerman i ndihmės prej 100 miliardė euro. Gjermanėt do tė garantojnė huatė ndėrbankare, pėr tė frenuar efektin domino, ose "shiun monetar".

Pesė masat urgjente tė G7-ės

G7 projektoi njė paketė reagimi me 5 pika.

Sė pari, tė merren tė gjitha masat decizive e tė pėrdoren tė gjitha mjetet nė dispozicion pėr tė mbėshtetur institucionet financiare dhe pėr tė penguar falimentimin e tyre. Kjo ėshtė koshienca maksimale e G7.

Sė dyti, tė merren tė gjitha masat e nevojshme pėr tė zhbllokuar kreditin dhe tregjet monetare, e pėr tė bėrė tė mundur qė bankat dhe institucionet financiare tė kenė akses tė gjerė dhe afatgjatė nė likuiditete e kapitale.

Sė treti, tė bėhet e mundur qė bankat dhe institucionet financiare tė G7-ės tė mund tė pėrdorin burimet dhe kapitalet publike e private, kur tė gjykohet e nevojshme dhe tė pėrdorin shumat e nevojshme pėr tė kthyer besimin, e pėr tė bėrė tė mundur vazhdimin normal tė aktivitetit tė ndėrmarrjeve dhe tė qytetarėve.

Sė katėrti, programet kombėtare tė vendeve tė veēanta tė garantojnė depozitat bankare qė ato tė jenė tė forta, tė qėndrueshme dhe qė depozituesit e vegjėl tė mos tronditen psikologjikisht.

Sė pesti, "tė marrim vendimet mė tė mira tė mundshme", thotė G7, pėr tė riaktivizuar tregun sekondar tė huave hipotekore dhe tė aktiveve tė tjera financiare: vlerėsime tė sakta tė aktiveve financiare, informacion transparent e tė shpejtė, respektim tė normave kontabėl tė vlerėsimit e tė raportimit financiar.

FMN gati tė ndihmojė viktimat e krizės. Ne ndaj jemi krijuar - theksoi presidenti i saj.

Shqipėria? S‘ka vend pėr panik. Por as duarkryq

Duhet thėnė se e vėrteta nė Shqipėri qėndron pak mė ndryshe nga kjo panoramė e zymtė dhe qė ėshtė pėrshkallėzuar shpejt nė pothuaj gjithė botėn. Mungesat nė sistemin financiar kanė bėrė qė raportet e sistemit tonė me sistemet nė Evropė e nė botė tė jenė mė tė dobėta. Kjo nuk do tė thotė se nuk ka vend pėr tė qenė tė shqetėsuar. Sistemi ynė bankar dhe tregu i sigurimeve janė nė lidhje tė vazhdueshme me sistemin bankar nė botė, nė Evropė dhe me tregun e sigurimeve e tė risigurimeve tė Evropės. Ne nuk jemi nė krizė, por nuk jemi tė imunizuar nga kriza. Askush nuk ka tė drejtė, aq mė pak profesionistėt, tė fėrkojnė duart apo ta pėrdorin dhe tė pėrfitojnė prej saj. Bota e zhvilluar dhe Evropa e bashkuar harton plane te veprimeve tė unifikuara. Nė vendin tonė duhet vepruar nė harmoni, pėr shkak edhe tė disa faktorėve tė tjerė.

Sė pari e mbi tė gjitha, se vėrtet kriza te ne, pėr ato shkaqe qė ėshtė amplifikuar nė SHBA, Azi dhe vendet e zhvilluara tė Evropės, nuk ka arsye tė ndodhė. Ekonomia shqiptare vjen drejt pėrmirėsimit dhe rritjes. Ajo vjen nga krizat, nuk shkon drejt krizave.

Sė dyti, nė Shqipėri, shkalla mė e lartė e riskut gjykoj ėshtė risku psikologjik. Shiu psikologjik nuk duhet dhe nuk ka pse tė bjerė nė vendin tonė, nėse burimet e informimit funksionojnė normalisht dhe me transparencė maksimale.

Sė treti, ekonomia shqiptare ėshtė ekonomi me doza empirike, e pazhvilluar, me mungesė tė theksuar tė instrumenteve dhe tė tregjeve financiare dhe monetare ku ka shpėrthyer kriza. Me fjalė mė tė thjeshta do tė thosha qė kriza financiare ėshtė "krizė e zengjinėve".

Sė katėrti, ekonomia jonė ėshtė ekonomi e vogėl. Ndėrmarrjet tona janė ndėrmarrje private, kapitali i tė cilave pėrgjithėsisht vlen mė shumė nė treg nga sa ėshtė regjistruar dhe vlerėsuar. Ato nuk kuotohen nė bursė. Numri i ndėrmarrjeve qė kanė kredi tė kėqija duhet tė mbahen nėn vėzhgim tė vėmendshėm.

Ndėrkohė, gjykoj se duhet reaguar. Qeveria dhe institucionet tona financiare, veēanėrisht ato qė mbikėqyrin dhe rregullojnė veprimtarinė e institucioneve financiare e monetare duhet tė reagojnė. Mė saktė duhet thėnė se duhet tė rritin vėmendjen dhe kujdesin profesional.

Pėr opinionin tim, reagimi duhet tė jetė nė kuadėr tė veprimeve harmonike me ekonominė evropiane, edhe pse nuk jemi nė zonėn e euros.

Sė pari, gjykoj duhet tė krijohet njė shtab emergjence, qė tė ndjekė me vėmendje dhe tė programojė reagimin. Tė reagojė njėkohėsisht ndaj shkallės sė riskut, nė se duhet, qė do t‘i duhet shtetit tė marrė pėrsipėr, po qe se kontaminohet ekonomia jonė. Nė kėtė shtab, qė duhet detyrimisht tė drejtohet nga Kryeministri, pėrveē ministrave tė Financės, ekonomisė, guvernatorit dhe drejtuesve tė institucioneve, duhet tė ketė edhe disa specialistė njohės tė tregut financiar, tė sistemit bankar, tė tregut tė sigurimeve, tė fushės sė pensioneve dhe tė tregtisė ndėrkombėtare.

Sė dyti, duhet rritur shpejtėsia e informacionit dhe transparenca. Njerėzit duhet tė jenė nė ēdo moment dhe nė ēdo vend tė mirinformuar dhe atyre duhet t‘u shėrbehet me tė shpejtė. Veēanėrisht prej Bankės Qendrore dhe autoriteteve tė tjera tė mbikėqyrjes financiare si AMF apo autoritete tė tjera. Por gjykoj se nė kushte emergjence duhet tė punojnė edhe bankat tregtare.

Sė treti, nėse do tė duhet, sistemi bankar duhet tė mbėshtetet me likuiditete dhe me fonde shtesė.

Sė katėrti, duhet bėrė kujdes qė emigrantėt, te tė cilėt shkalla e riskut psikologjik ėshtė mė e lartė, tė jenė nė ēdo kohė tė mirinformuar.

Sė fundi, shteti duhet tė njohė dhe tė reagojė nė rritjen e kufirit tė depozitave tė garantuara, sikurse po veprojnė pothuaj tė gjitha vendet nė botė.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos