Infarkti miokardial, si tė kurojmė ērregullimet e zemrės



Infarkti miokardial zakonisht ndodh si pasojė e mosbalancės tė oksigjenit tė ofruar dhe tė kėrkuar





Infarkti miokardial, i njohur nė popull si edhe si pika nė zemėr, ėshtė nekrozė e parikthyeshme e muskulit kardiak qė shkaktohet si pasojė e njė ishemie tė zgjatur. Kjo zakonisht ndodh si pasojė e mos balancės tė oksigjenit tė ofruar dhe tė kėrkuar. Prania e enzimave kardiake nė qarkullim ėshtė njė e dhėnė pėr nekrozėn miokardiale. IM-ja mund tė dėmtojė funksionin sistolik dhe diastolik, ose tė jetė vendi i zhvillimit tė aritmive.

Sindroma akute koronare, IM, ataku i zemrės, anginė e paqėndrueshme, infarkt miokardial pa dhėmbė Q, sėmundja e arterieve koronare, ishemia miokardiale, dhimbja e gjoksit.

Patofiziologjia

Arteroskleroza ėshtė shkaku mė madhor qė shkakton sindromėn e arterieve koronare. Mbi 90% tė rasteve tė IM-sė rezulton nga njė tromb akut qė formohet nė pllakėn aterosklerotike tė vendosur nė arterien koronare. Ruptura e pllakės aterosklerotike ėshtė hapi i parė i fillimit tė trombozės koronare. Ruptura e saj ndiqet nga kaskada e procesit tė koagulimit, dhe tė lėndėve vazokonstriktore endoteliale, qė tė gjitha sė bashku ēojnė nė mbylljen (okluzion) tė arteries koronare tė prekur.

Por jo gjithmonė ėshtė e pranishme njė pllakė aterosklerotike nė zhvillimin e IM-sė, ky i fundit mund tė shkaktohet (veēanėrisht te tė rinjtė) nga njė embol qė e merė origjinėn nga infeksioni valvular, shkaktohet njė okluzion sekondar nga vaskuliti, vazosplazėm koronare (variant angine), pėrdorimi i kokainės, mismatching oksigjenit tė kėrkuar dhe tė ofruar.

Gjinia

Meshkujt janė mė tė prekur se femrat para moshės 60 vjeē. Pas kėsaj moshe rreziku ėshtė i njėjtė, kjo ndodh pėr shkak tė mungesės sė estrogjenit. Pas menopauzės, estrogjeni ulet ndjeshėm tek femrat.

Mosha

Incidenca rritet me moshėn, por nė tė shumtėn e rasteve IM-ja ndodh pas moshės 65 vjeē.

Klinika

Dhimbja e gjoksit: Shpesh mund tė pėrshkruhet si njė dhimbje substernale, e paqartė, shtypėse nė gjoks, djegėse dhe ndonjėherė edhe e mprehtė. Njė dhimbje qė zgjat rreth 30 min ėshtė e pajtueshme me IM. Rrezatimi nė krahun e majtė edhe nė qafė ndodhin nė isheminė miokardiale. Dhimbja fillon tė qetėsohet pas ndalimit tė aktivitetit qė e shkaktojnė kėtė dhimbje ose pas pėrdorimit tė nitroglicerinės. Dhimbja e gjoksit mund tė shoqėrohet me nauze, tė vjella, lodhje dhe palpitacione. Dhimbja e gjoksit atipike ndodh tek diabetikėt, por edhe nė pleqėri. Sidoqoftė kjo mund tė jetė e pranishme edhe ne ndonjė pacient tjetėr, por kėto shenja janė tė barasvlershme me anginėn.

Frymėmarrje e shkurtėr (mbajtje e frymės) ėshtė e pranishme nė pacientėt anginozė, por edhe nė ata me insuficiencė kardiake. Mekanizmi i zhvillimit ėshtė rritja e presionit diastolik nė ventrikulin e majtė dhe si rrjedhojė edhe nė venėn mushkėrore. Rritja e presionit diastolik ndodhė nga dėmtimi i muskulit kardiak si rezultat i IM-sė.

Prezantimi atipik

Pacientėt qė kanė kėtė prezantim pėrbėjnė njė frekuencė tė lartė pėr vendosje tė diagnozės nė mėnyrė tė gabuar. Dhimbja atipike mund tė jetė e vendosur nė abdomen apo nė grykė, qafė, nofull megjithatė, kėto janė nė tė vėrtetė ekuivalente tė anginės. Pacienti mund tė tregojė pėr dhimbje anginoze kur ai nė tė vėrtetė nuk i ka, por janė mentale, kjo vėrtetohet nga ekzaminimet.

Ekzaminimet fizike

Tė dhėnat qė merren janė variable, kėshtu disa pacientė janė tė qetė nė shtrat me rezultate te ekzaminimeve normale, kurse tė tjerė mund tė paraqitėn me dhimbje tė ashpėr, detres respirator qė kėrkon suport ventilator. Temperatura subfebrile mund tė jetė e pranishme. Hypotension ose hipertension, kjo nė varėsi tė shtrirjes tė IM-sė. Dėgjimi i zhurmės tė katėrt (S4) mund tė dėgjohet nė pacientėt me ishemi kardiake. Njė zonė diskinetike (nė IM anterior) e cila ngelet mbrapa nė tkurrje. Zhurmė sistolike nė rastet me regurgitim mitral ose njė difektė septal ndėrmjetė vetrikujve. Lėkura e ftohtė dhe e lagėsht dhe me djersė. Mund tė shihen shenja tė insuficiencės kardiake kongjestive: Ritmi gallopit (S4), Ralet pulmonare, Edema tė anesive tė poshtme, Rritje e presionit venoz jugular.

Shkaqet

Arteroskleroza, e cila mund tė ketė njė tromb qė bllokon totalisht lumenin ose pjesėrisht atė. Faktorėt e pamodifikushėm tė arterosklerozės: mosha, seksi, histori familjare pėr sėmundje aterosklerotike. Faktorėt e modifikushėm tė aterosklerozės: duhani, diabeti melit, hipertensioni, dislipidemia, obesiteti. Faktorėt e tjerė tė aterosklerozės: rritja e nivelit tė homocisteinės, jeta sedentare, stresi psikosocial, sėmundjet perivaskulare, higjena e varfėr orale.

Shkaqet joaterosklerotike,

Vaskulitet,

Embolat koronare,

Anomalitė kongenitale koronare,

Traumat koranare,

Spazmat koronare,

Pėrdorimi i kokainės,

Faktorėt qė rritin pėrdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi.

Faktorėt qė ulin oksigjenimin janė hypoksia, anemia e thellė.

Diagnoza Diferenciale

Disekimi i aortes,

Stenoza e aortės,

Kolecistit,

Spazma ezofageale,

Ezofagitis,

Gastritis akut,

Refluksi gastroezofageal,

Miokarditet,

Perikarditet akute,

Pneumotoraksi

Embolia pulmonare.

Mund tė shqyrtohen Pneumonia dhe Pankreatiti.

Tė dhėnat laboratorike

Enzimat kardiake, duhen marrė parasysh atėherė kur dyshohet pėr IM, duhen siguruar analiza tė pėrsėritura gjatė 24 orėve tė ardhshme.

Kreatininė kinaza e cila ndahet nė 3-izoenzima, keratin kinaza muskulare (CK-MM) e cila ėshtė pergjegjese pėr muskulin skeletik, kreatinin kinaza trunore (CK-BB) e cila gjendet nė tru, kretinin kinaza miokardiale (CK-MB) e cila gjendet veēanėrisht nė zemėr.

CK-MB tani ėshtė zgjedhur si e dhėnė standarde pėr IM. Ajo ritet pas 3-1 2h kur pacienti ka reflektuar pėr dhimbje tė gjoksit, vlerat e CK-MB arrijnė kulmin pas 24 h dhe kthehen nė normė pas 48-72 h, megjithėse specifiteti dhe sensiviteti janė tė larta nuk mund tė krahasohet me troponinėn.

Troponina (troponinė T,I) ėshtė njė e dhėnė standarde dhe mjaft e besueshme nė diagnostikimin dhe prognozėn e IM. Troponina rritet 3-12h pas reflektimit tė dhimbjes tė gjoksit, arrin pikun pas 24-48h dhe kthehet nė normė pas 5-14 ditėsh.

Mioglobina urinare rritet pas 1-4h pas dhimbjes tė gjoksit, mioglobina ka njė sensivitet tė lartė dhe specifiket tė ulėt sepse ajo rritet edhe nė dėmtimet muskulare skeletike.

Qelizat e gjakut, vėmendje i kushtohet rruazave tė kuqe pėr tė pėrcaktuar anemi ose jo, trombocitet, faktorėt e koagulimit, leukocitet vihen re tė rritura, por nuk ėshtė e dhėnė specifike.

Profili lipidik duhet shqyrtuar menjėherė sepse pas 24h mund tė ndryshojė.

Proteina C reactive (PCR) rritet gjatė sindromit tė arterieve koronare.

Jonet K, Mg duhet tė monitorizohen.

Tė dhėnat imazherike

Radiografia e gjoksit, pėrcakton pėrmasat e zemrės dhe vė diagnozėn pėr njė insuficiencė kardiake kongjestive tė dekompensuar, ajo ėshtė e vlefshme edhe nė diagnozėn e njė sėmundje mushkėrore, apo pėr tė bėrė edhe diagnozėn diferenciale me kėto tė fundit.

Echo e zemrės, vendos diagnozėn e IM-sė sepse me anė tė saj shikohet ajo pjese e zemrės e cila nuk tkurret me tė njėjtin ritėm, mund tė vendoset se cila pjese e zemrės ėshtė prekur (VM, VD), gjithashtu ajo pėrcakton edhe ndėrlikimet si rupturėn e miokardit apo praninė tė likidit perikardial.

Perfuzioni imazherik miokardial, shėrben pėr tė pėrcaktuar qė kjo ishemi vjen si rezultat i njė bllokimi residual, dhe nė njėjtėn kohė edhe vazhdimin me terapi tradicionale apo futjen nė angiografi.

Angiografia koronare ėshtė njė procedurė e cila pėrcakton anatominė e koronarėve, duke pėrcaktuar vendin e bllokimit, nė tė njėjtėn kohė ajo e zhbllokon atė duke pėrdorur fibrolitikė, ballonin, dhe mė pas me vendosjen e stentit. Pėrcaktimi nėse pacienti do tė futet nė angiografi vendoset nė sajė tė klinikės, kėshtu pacientė qė kanė anginė pektoris tė paqėndrueshme rekurente duhet tė futen menjėherė. Gjithashtu edhe pacientėt me anginė tė paqetėsuar nga medikamentet dhe kongjestion pulmonar.

ECG ėshtė mjafte e rėndėsishme nė pėrcaktimin e diagnozės nė mė shumė se 80% tė rasteve. Indikohet bėrja e ECG-sė menjėherė nėse pacienti dyshohet pėr IM. Nėse ECG tregon pėr IM tė murrit inferior, atėherė duhet tė kryhet ECG nė lidhjet e djathta pėr tė pėrjashtuar infarktin e VD. ECG duhet tė kryhet herė pas here edhe nėse pacienti tregon pėr dhimbje ose jo, nė mėnyrė qė tė shihen ndryshimet, kjo duhet tė vazhdoje pėr 2-3 ditėt e para. ECG-ja tregon ngritje tė segmentit ST me shoqėrim tė ngritjes vertikale ose negativizim tė dhėmbit T, duke u shoqėruar me klinikėn e infarktit, ėshtė e dhėnė pėr IM. Depresioni i segmentit ST me ndryshime tė dhėmbit T, mund tė jetė e dhėne pėr infarkt pa dhėmb Q.

Trajtimi medikamentoz (akut)

Konsiston nė rregullimin e perfuzionit nė vendin e bllokuar, nė mėnyrė qė zona e dėmtuar tė rifitojė aktivitetin e saj normal. Trajtimi bazohet nė 3 pika kryesore: a) rregullimin e balancės tė prishur tė oksigjenit midis kėrkesės dhe ofertės b) qetėsimin e dhimbjes c) parandalimin dhe trajtimin e komplikacioneve qė mund tė lindin.

Trombolitikėt, terapia ka treguar njė rritje tė mbijetesės nė ato grupe pacientėsh qė ėshtė pėrdorur. Trombolitikėt duhet tė administrohen 12h e para kur vėrehen simptomat, ngritje e segmentit ST mė shumė se 0.1 mV, nė mė shumė se dy lidhje nė ECG, ose ulje tė segmentit ST nė lidhjet anteriore. Aktivizuesi i plasmogjenit indor (t-PA) ėshtė superior ndaj streptokinazės duke pasur njė shpejtėsi mė tė madhe nė shkrirjen e trombit. Sė fundi ėshtė treguar mė efikase kombinimi i trombolitikėve me antagonistėt e receptorėve IIb/IIIa siē ėshtė abciximab.

Aspirin (p.sh. 500 mg p.o. ose i.v. nėse pacienti vjell), duhet tė jepet gjithmonė nė fazėn akute. Ky dozim mos tė ngatėrrohet me dhėnien profilaktike (p.sh. 100 mg nė ditė).

Clopidogrel (p.sh. 4 x 75mg p.o.), edhe ky jepet gjithashtu si profilaksė (e shtrenjtė) nė vend ose shtuar aspirinės (75mg nė ditė)

Betabllokusit reduktoje re-infarktet dhe isheminė rekurente nėse pėrdoren 24h e para pas IM, efektet anėsore janė tė pakta dhe pėrdorimi do tė jetė i vazhdueshėm.

Statina (si p.sh. Simvastatin 40mg)

Heparine (dhe antikoagulantet e tjerė) ka treguar njė rol ndihmės nė pacientėt qė pėrdorin t-PA dhe nuk kanė dhėnė efekt nė ata qė pėrdorin streptokininė. Gjithashtu heparina pėrdoret nė pacientėt qė do tė kryejnė angioplastikė, dhe pak tė dhėna ka pėr efektin e tyre pas IM akute.

Nitratet qė pėrdoren pas IM nuk ndryshojnė prespektivėn, po ata pėrdoren 48h e para nė pacientet simptomatik.

ACE inhibitorėt e reduktojnė ritmin e vdekjeve pas IM. Administrimi i ACE-i sa mė shpejtė tė mundet dhe sa mė gjatė tė jetė e mundur nė pacientėt tė cilėt nuk kanė kundėrindikacione. Janė tepėr tė dobishėm nė pacientėt me disfunksion ventrikular. Bllokusit-receptorit-angiotenzinė pėrdoren nė rastet kur ACI-i japin efekte anėsore tė patolerueshme, si kolla etj.






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos