Adelina Mazreku, ana e panjohur e jetes se kirurges se famshme



Emanuela Sako
Atė e gjen gjithmonė mes njerėzve nė nevojė duke treguar pėrkujdesje dhe njė vullnet tė veēantė pėr t’u gjendur nė ēdo moment pranė tyre. Madje nuk ka kursyer as vitet e rinisė dhe detyrat si familjare pėr tė qėndruar pranė tyre. Dr. Prof. Adelina Mazreku, mjeke Onkologe pėr 47 vjet, e cila jetėn e saj e ka kaluar dyerve tė spitaleve gjatė ditės dhe natės pėr t’u kujdesur pėr pacientėt qė vijnė nė ēdo kohė nė gjendje tė rėndė pėr jetėn. Adelina lindi mė 20 maj 1940, nė Tiranė dhe ka marrė mėsimin pėrkatės po nė kryeqytet. Sot Adelina ėshtė 68 vjeēe, por vitet nuk ia kanė shuar pasionin pėr mjekėsinė dhe entuziazmin pėr jetėn. Edhe pse nė kėtė moshė ajo punon nė dy klinika private, nė Klinikėn Mjekėsore “R. D. C” dhe nė Klinikėn Mjekėsore Ambulatore “Pro life”. Pėrveē punės ajo ka pasur dhe njė familje pėr tė mbajtur, ku bashkėshorti i saj ka qenė njė shtysė nė punėn e saj. Ndėrsa kujton se shpeshherė nuk i ėshtė gjendur pranė vajzės pėr t’i lexuar pėrrallat e bukura apo pėr ta shoqėruar nė kėndin e lojrave nė momentet kur prania e saj ėshtė dashur mė shumė. Madje ajo rrėfen se nuk ėshtė shumė shtėpiake, nuk di tė gatuajė dhe nuk gjendet gjithmonė pėr nevoja tė ndryshme qė ka familja. Por ka qenė bashkėshorti dhe nėna e saj qė janė pėrkujdesur pėr mjaft detyra familjare. Tashmė ndodhet mes nostalgjisė pėr vitet qė kanė kaluar dhe mallin pėr vajzėn e saj tė vetme, Eljonėn, qė jeton nė Lituani bashkė me nipin 1-vjeēar, nga martesa me bashkėshortin Lituanez. Gjatė karrierės sė saj ėshtė takuar me mjaft njerėz tė njohur nė botė. Njė prej tyre ėshtė dhe Nėnė Tereza, figura e sė cilės ka lėnė mjaft mbresa nė jetėn e Adelinės. Ajo kujton se Nėnė Tereza ėshtė njė figurė e paarritshme, qė karakterizohej nga njė imazh sa hyjnor dhe tokėsor. Adelina kujton se ajo ishte si tė gjithė tė tjerėt, njė trup i vogėl dhe i pėrkulur nga mosha, por ajo qė shprehte me fjalė dhe ndiente nė shpirt ishte hyjnore. Nė shpirtin e saj nuk kishte urrejtje, nuk kishte hakmmarrje, as kur pa varret e motrės dhe nėnės qė iu mohuan gjatė jetės.


Ju jeni njė mjeke e njohur dhe e suksesshme nė karrierėn tuaj. Si e keni nisur kėtė profesionin qė kėrkon pėrgatitje tė madhe profesionale dhe kembengulje, pasi ēdo ditė nė dorėn tuaj varen jetė njerėzish?

Ēdo profesion fillon me arsimimin pėrkatės, por ai nuk mund tė pėrfundojė me tė, veēanėrisht nė mjekėsi. Nė ēdo profesion pėr tė qenė i suksesshėm duhet pėrgatitje e vazhdueshme, kėmbėngulje pėrgjegjėsi e mbi tė gjitha pasion pėr objektin e punės. Ajo ēka e bėn mė tė veēantė profesionin e mjekut ėshtė pikėrisht objekti i saj, mbrojtja e jetės sė njeriut, asaj krijese qė duhet tė jetė sa mė e shėndetshme qė tė mund tė ushtrojė me sukses gjithė profesionet e tjera.

Cila ka qenė dėshira juaj nė moshė tė re pėr t’iu pėrkushtuar njė pasioni apo njė karriere tė gjatė?
Gjimnazin e Tiranės e mbarova kur isha vetėm 16 vjeēe. Pra, shumė e re pėr tė zgjedhur nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme profesionin e jetės sime. Nė ėndrrat e rinisė sė hershme e shihja veten herė njė studiuese tė shkencave ekzakte, herė tė tjera njė psikologe ose juriste qė do tė mbronte njerėzit nga keqbėrėsit, apo njė pedagoge qė transmeton dijet. Por jo njė mjeke. Atėherė, unė ende nuk e dija se tė qenurit mjeke mund tė realizoje tė gjitha kėto endrra njėherėsh: tė mbroja njerėzit nga keqbėrėsit e pamėshirshėm, nga sėmundja duke u lehtėsuar atyre jo vetėm dhimbje tė trupit por edhe ankthin e shpirtit, tė mund tė zbuloja tė pėrbashkėtat e ēdo rasti tė veēantė duke studjuar veēoritė e sėmundshmėrisė si edhe t’iu transmetoja pasardhėsve tė mi pėrvojėn time dhe tė paraardhėsve.

Sa kohė keni qė i kushtoheni kėtij profesioni dhe cilat janė etapat e jetės nė lidhje me profesionin?

Specialiteti im ėshtė Onkologjia Kirurgjikale. Jam diplomuar nė Fakultetin e Mjekėsisė sė Tiranės, nė korrik tė vitit 1961. Atėherė, sapo kisha mbushur 21 vjeē dhe qė nga ai moment filloi rrugėtimi im nė mjekėsi. Njė rrugė tė cilėn ende po e vazhdoj. Pas pėrfundimit tė studimeve, fillova punė si kuirurge nė Spitalin Nr. 2 tė Tiranės nė klinikėn e IV qė krahas kirurgjisė sė pėrgjthshme kishte dhe profilizim onkologjik. Kur onkologjia fitoi “mėvetėsinė” nė 1969, duke u ndarė si klinikė e veēantė, une vazhdova punėn nė atė klinikė duke u pėrpjekur tė zgjeroj apo thelloj dijet e mia teorike-praktike nė kėtė fushė tė mjekėsisė. Krahas aktivitetit diagnostiko-kurativ si kirurge, onkologe, aktivitet nga i cili nuk jam ndarė asnjė ēast, kam kryer edhe veprimtari organizuese e drejtuese tė shėrbimit onkologjik nė shkallė vendi. Kėtė gjė e arrita duke qenė fillimisht Shefe e Klinikės sė Onkologjisė, mė pas Drejtoreshė e Institutit Onkologjik dhe pas bashkimit tė gjithė spitaleve nacionale nė Qendren Spitalore Universitare, kam drejtuar Shėrbimin e Onkologjisė tė kėsaj qendre deri nė tetor tė 2003-shit. Krahas aktivitetit mjekues kam zhvilluar edhe aktivitetin pedagogjik, duke qenė fillimisht pedagoge nė Katedrėn e Kirurgjisė Speciale dhe me krijimin e Katedrės sė Onkologjisė Klinike nė vitin 1992 jam bėrė drejtuese e saj. Pėr aktivitetin tim pedagogjiko-studimor kam fituar gradėn shkencore Prof. Dr. i Shkencave Mjekėsore dhe pėr aktivitetin tim profesional nė tėrėsi jam vlerėsuar me titullin “Mjeshtėr i Madh”, akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

A keni patur disfata ne kete profesion apo nese jeni zhgenjyer?
Profesioni i mjekut, si shumė kolegėve tė mi dhe mua, mė ka rrėmbyer vitet mė tė shumta dhe mė produktive tė jetės. Por ato na i ka shpėrblyer me sadisfaksionin e pakrahasueshėm qė tė jep shpėtimi i jetės njerėzore dhe rrallė ai tė godet edhe me dhimbjen e hidhur tė humbjes sė njė jete, kur sėmundja triumfon mbi ne. Atėherė ne ndjehemi tė zhgėnjyer nga mjekėsia e nga vetja.

Gjatė karrierės suaj shumėvjeēare si mjeke, ju ka rastisur tė keni reagime tė ashpra nga pacientėt apo tė afėrmit e tyre nė raste tė veēanta?
Raportet pacient– mjek janė raporte komplekse. Ato nuk janė thjesht raporte profesionale, por janė edhe emocionale. Nuk ėshtė e lehtė qė pacienti tė pėrballet me njė sėmundje serioze, por po aq e vėshtirė ėshtė edhe pėr mjekun qė duhet ta njoftojė pėr sėmundjen dhe tė gjitha etapat e mjekimit, qė shpesh shoqerohen edhe me efekte anėsore tė pakėndshme. Reagimi fillestar ndaj sėmundjes s’ėshtė i njėjtė te tė gjithė, pasi shumica e tė sėmurėve tregohen tė arsyeshėm dhe mjekun e konsiderojnė si aleatin e tyre nė luftėn kundėr sėmundjes. Por ka edhe tė sėmurė qė nė reagimin e parė “rebelohen”, pasi nuk duan tė pranojnė as sėmundjen e as mjekimin dhe nė kėtė rast edhe mjekun e shohin si “armikun” e tyre. Me kėta pacientė duhet mė shumė durim pėr t’i bindur, ēka nė shumicėn e rasteve arrihet. Ndonjėherė, raportet me familjarėt mund tė konsiderohen si mė tė vshtirat, nė ato raste fatkeqe kur sėmundja fiton mbi tė sėmurin e mjekun. Reagimi ndaj dhimbjes sė humbjes sė njeriut tė dashur ėshtė i fortė, por i ndryshėm nė njerėz tė ndryshėm. Shumica e familjarėve kėrkojnė tė ndajnė dhimbjen me mjekun qė ėshtė pėrpjekur tė zgjasė jetėn e tė sėmurit. Nė disa raste mė ka ndodhur qė tė marr telefonata nga familjarė, tė cilėt mė njoftojnė pėr fatkeqėsinė qė u ka ndodhur, duke mė falenderuar pėr atė ēka jam pėrjekur tė bėjė pėr t’i shpėtuar jetėn. Por ka edhe familjarė qė nė ato momente tė vėshtira duan ta shkarkojnė dhimbjen te mjeku. Shpesh kujtoj me dhimbje telefonatėn e njė adoleshenteje qė sa kishte humbur gjėnė mė tė shtrenjtė nė jetė, nėnėn e saj. Ajo midis klithmave mė thoshte:“ vdeksh, vdeksh” dhe ky mallkim me shkaktoi dhimbje mė shumė se ēdo falenderim mbasi ndieja dhe e kuptoja se sa shumė dhimbje ndjente ajo zemėr e brishtė, e plagosur kaq padrejtėsisht. U pėrpoqa t’i flasė me zėrin e nėnės, ta qetėsoja, ta ngushelloja, e midis ngashėrimeve dėgjova zėrin e saj tė mekur mė pėshpėriste “ me fal! Dhe… faleminderit pėr gjithēka ke bėrė pėr mamane time!”.

Pyetje 5 Sa ju ka ndihmuar familja juaj nė karrierėn tuaj?
Jam rritur nė njė familje tė vogėl, ku unė isha fėmija i vetėm. Mamaja ime ishte arsimtare, ndėrsa babai im publicist sportive. Fatmirėsisht nuk mė llastuan por mė edukuan me seriozitetin, kėmbėnguljen dhe pėrgjegjėsinė ndaj punės. Kur mbarova Fakultetin e Mjekėsisė mė emėruan pedagoge nė Katedrėn e Fispathologjisė, por unė dėshiroja tė punoja nė njė sektor mė tė vėshtirė, qė ishte Onkologjia. Ndihmėn e parė ma dha babai im, qė pėr herė tė parė nė jetėn e tij bėri tė vetmen ndėrhyrje, duke i kėrkuar Ministrisė sė Shėndetėsisė njė “favor” paradoksal, t’i ndėrronin fėmijės sė tij tė vete njė vend pune mė komod me njė tjetėr specialitet qė do tė mė ofronte jo vetėm mua netė tė shumta pa gjume, por edhe atij duke pritur me ankth kthimin tim nė shtėpi.


Ju ėshte dashur qė ndonjeherė tė “ sakrifikoni” familjen pėr punėn dhe cili ėshtė reagimi i familjarėve nė kėto raste?
Mė pas, pėrkrah meje u shfaq bashkėshorti im, i cili jo vetėm qė s’kėrkoi nga unė “shtėpiaken” e mirė, por mė nxiste tė ecja nė profesion. Ishte ai qė mė ēonte nė spital nė mes tė natės, me atė motoēikletėn e vjetėr, sa herė qė ndonjė i sėmurė ndėrlikohej dhe mė priste nė infermieri deri nė agim. Ndėrkohė qė pėr mua e kolegėt e mi koha kalonte pa u kuptuar nė sallėn e operimit. E, kjo skenė e pėrsėritur disa herė i dha tė drejtėn tim shoqi t’i pėrgjigjej me humor pyetjes sė njė shoku se si po e kalonte jetėn bashkėshortore. Kėsaj pyetje, ai i ėshtė pėrgjigjur: ”pėr mrekulli! Jam duke vazhduar Fakultetin e Mjekėsisė nateėn”. Mė vonė familjes sime i’u shtua vajza ime e vetme, Ejona, ēka shtoi edhe detyrimet e nėnės dhe bashkshortit tim pėr rritjen dhe edukimin e saj, duke zėvendėsuar mungesat e mia gjatė mjek-rojeve tė shpeshta dhe angazhimeve tė shumta profesionale.
Sa kohė i kushtoni familjes dhe detyrimeve tuaja si grua, nėnė dhe njė familjare e mirė?
Ēdo njeri ka jetėn e tij shoqėrore dhe jetėn e tij private dhe shpesh, netėve pa gjumė, pyes veten si i kam kryer detyrimet e mia; a kam ditur tė vendos raport tė drejtė midis kėtyre dy jetėve? Pėr atė ē’kemi bėrė mė mirė na gjykojnė tė tjerėt, ndėrsa pėr atė ē’ka s’kemi bėrė mė mirė mund tė gjykojmė ne vetė. Nuk kam qenė njė amvisė e mirė. Kur isha vajzė, rregullimi i dhomės sė gjumit, llustrosja e kėpucėve tė babait dhe hekurosja e kėmishave tė tij ishin tė vetmet punė qė mund tė bėja. Por edhe ato rrallė i bėja, aq sa mamaja ime me humor iu thoshte shoqeve tė saj “Adelinėn ėshtė vėshtirė sa ta detyrosh tė bėjė njė punė se po e bėri e bėn tė pėrsosur”. Edhe pas martesės unė bashkėjetoja me nėnėn time dhe ishte ajo qė vazhdoi tė kryente punėt e shtėpisė. Shpesh dėnoj veten pėr kohėn e pakėt qė i kam kushtuar vajzės sime nė fėmijėrinė e hershme. Nė pėrrallat pa tė cilat atė se zinte gjumi dhe nė lodrat qė ajo i donte aq shumė. Shpesh rolin tim e kryente im shoq kur unė i mungoja shtėpisė. Edhe gjatė muajit tė pushimit njė pjesė tė kohės ia merrja familjes pėr tė kryer detyrat e punės. Gjatė vitit, e ndarė ndėrmjet aktivitetit mjekues, pedagogjik e drejtues ku mund tė gjeja kohė mė tė lirė se pushimet verore pėr tė shkruar dizertacionin, tekstin pėr studentė apo pėr tė hartuar “Programin kombėtar tė luftės kundėr kancerit”. Dikur, koha e kufizuar mė kishte penguar pėr tė qenė nė vazhdimėsi pranė vajzės sime kur ishte e vogėl, ndėrsa tani largėsia e pamate mė mohon tė drejtėn pėr tė qenė sa mė pranė nipit tim tė vogėl shqiptaro – lituanez. Por takimet tona sezonale mbushin me gėzimin e pritjes ditėt e mia. Jorisi i vogėl qė sa ka mbushur njė vjeē, fatmirėsisht di t’i pėrgjigjet kėrkesės sime nė shqip “eja te nėna”, me njė vrapim drejt meje qė pėrfundon me njė pėrqafim.


Na tregoni si e filloni dhe mbaroni njė ditė tė zakonshme?
Unė tani punoj me part- time nė dy klinika duke patur njė full – day me punė. Ēdo paradite nga e hėna deri tė shtunėn e filloj punėn rreth orės 9.00 me viziten e te semureve te operuar nje dite me pare, per te vazhduar me operacionet e ditės. Nė shumicėn e rasteve operacionet mund tė zgjasin deri nė orėn 14.00 – 15.00, ndėrsa ēdo tė hėnė, tė merkurrė, tė enjte dhe tė shtunė mbasditeve kryej vizitat e tė sėmurėve, tė cilat mė marrin rreth 4 orė kohė. Orėt e lira janė tė pakta dhe njė pjesė e tyre kalojnė me lexim literature profesionale e artistike, me ndjekjen e ndonjė emisioni televiziv, ndonjėherė me pėrgatitjen e ndonjė referimi pėr aktivitete shkencore. Nė kėto aktivitete mė ftojnė tė djelave dhe jo pėrherė drekoj nė ndonjė lokal pranė detit, qė si gjithnjė mė jep mė shumė nostalgji sesa qetėsi. Ditėt mė tė lumtura janė pushimet qė programoj pėr tė kaluar me vajzėn, dhėndrin e nipin tim qė jetojnė nė Lituani. Largėsia mė bėn qė tė numėroj nga dita e parė e takimit pėr tė llogaritur edhe sa ditė mbeten pėr tė qenė sė bashku. Dhe qė ditėn e parė tė largimit tė tyre filloj tė numėroj dhe sa muaj duhet tė pres pėr tu ritakuar dhe kėshtu mė duket se ditėt rrjedhin mė shpejt, pa menduar se ato janė ditėt e jetės sime qė s’kthehen mė.

Ju keni pasur mjaft takime me personazhe tė njohur tė botės, siē ėshtė takimi me Nėnė Terezėn. Si e njohėt ju atė dhe cilat ishin fjalėt e saj?
Pėr mua do tė mbetet i paharrueshėm momenti kur e pashė pėr herė tė parė. Nė ato ēaste unė pėrjetoja emocionin e njeriut tė zakonshėm qė pret tė takojė tė jashtėzakonshmen Nėnė Tereza. Por thjeshtėsia nė sjelljen e saj, ėmbėlsia e vėshtrimit dhe ngrohtėsia e zėrit tė saj mė bėnė tė kuptoja se ajo ishte njė qėnie sa qiellore po aq edhe tokėsore. Nėnė Tereza fliste pak, por pėr tė flet shumė gjithė vepra e saj. Mėsimi mė i vlefshėm i Nėnė Terezes ėshtė:“t’i kundėrvėsh egoizmit- sakrificėn, mosmarreveshjes –mirkuptimin , urrejtjes –dashurinė. Sa e mirė do tė ishte bota po tė ndiqnim shembullin e saj. Ato ditė qė kam qėndruar me Nėnė Terezėn nuk mė ka rėnė rasti qė tė flisja shumė sepse ajo fliste shumė pak. Kishte njė trup tė imėt dhe njė fytyrė qė shprehte vetėm dashuri. Ajo qė mė ka ngelur nė mendje ėshtė se Nėnė Tereza kishte rreth 80 shtėpi apo qendra ku qėndronin Motrat dhe nė njė orė tė caktuar nė tė gjithė botėn nė kėto shtėpi kishte njė lutje nė shqip. Nė tė gjitha kėto vende pavarėsisht kombėsisė tė gjithė faleshin shqip.

Fliste shqip Nėnė Tereza dhe a keni komunikuar nė shqip gjatė qėndrimit nė Tiranė?
Ajo fliste pak shqip, por jo se kishte harruar gjuhėn, por sepse nuk mund tė fliste dot pas gjithė atyre viteve qė nuk kishte komunikuar me njeri nė kėtė gjuhė. Mė kujtohet se ka pasur disa raste qė ka folur nė shqip, por e kishte tė vėshtirė t’i vinin nė mendje tė gjitha fjalėt. Pas largimit tė saj, ajo mė dėrgon njė letėr pėrshėndetjeje qė ishte shkruar nė gjuhėn shqipė. Kjo do tė thotė se ajo nuk e kishte harruar shqipen dhe pse ishte larguar 17 vjeēe nga vendi i saj dhe kthehej pas shumė vitesh.

Ju keni pasur njohje me familjen e saj. Cilat kanė qenė kontaktet me familjen e Nėnė Terezės dhe si i keni njohur?
Kur e kam njohur familjen e Nėnė Terezės kam qenė mjaft e re. Mbaj mend qė nėna dhe motra e saj ishin vendosur nė njė shtėpi nė Tiranės. Nėna e saj vishej me veshjen tradicionale verirore, ndėrsa motra e Nėnė Terezės ishte njė rrobaqepėse shumė e zonja. Unė jam njohur me to nėpėrmjet disa njerėzve tė afėrt tė mi dhe mė pas kam qepur disa rroba te motra e saj. Ato kanė qenė dy gra tė mrekullueshme dhe tė respektueshme nga tė gjithė. Pavarėsisht se kishim dėgjuar qė familja e tyre diēka kishte qė pėrflitej, por kurrė nuk e dinim se familja e tyre kishte nxjerrė njė emėr tė madh qė e njihte gjithė bota. Madje motra e Nėnė Terezės ka dhėnė edicione lajmesh, qė nė atė kohė nė Radio Tirana, pasi ishte e vetmja qė dinte tė fliste dhe transmetonte lajmet nė gjuhėn Serbo-Kroate. Ato ishin dy gra me karakter tė fortė dhe qė ishin tė privuara nga disa gjėra tė jetės, siē ishte takimi me Nėnė Terezėn qė sa ishte gjallė nuk mundėn ta takonin. Kjo e plotėson dhe figurėn e Nėnė Terezės, qė nė momentin qė erdhi nė vendin tonė vizitoi varret e dy njerėzve mė tė afėrt tė saj. Por pėr ēudi nė sytė e saj nuk gjeje urrejtje, qė kishte kaluar gjithė jetėn pa i parė nėnėn dhe motrėn, pėr shkak tė regjimit qė nuk e lejonte. Nė sytė e saj kishte vetėm qetėsi dhe paqe, qė rrallėherė e shikon tek njerėzit e zakonshėm.


Si i shihni problemet qė ka shėndetėsia shqiptare sot dhe cili ėshtė problemi mė kryesor qė ka sjellė kėtė situatė kaotike?

Fatmirėsisht mjekėsisė shqiptare nuk i mungojnė as specialistėt me pėrvojė dhe as pėrkushtimi i tyre nė punė. Ndonjė dru i shtrembėr tek-tuk nuk mund ta zbehė hijėshinė e pyllit tė mėshteknave. Qė mjekėsia tė jetė e suksshme, asaj i duhet njė strategji kombėtare qė tė vendosė prioritetet pėr priudha tė caktuara kohore duke pėrcaktuar objektivat dhe gjetur mjetet pėr t’i arritur ato. Sigurisht qė ēdo staf politikbėrės nė mjekėsi ka vizionin dhe pėrgjegjėsinė e tij, ai mund ta modifikojė dhe pėrmirėsojė strategjinė, por jo ta ndryshojė rrėnjėsisht atė sa herė ndryshon stafi. Mjekėsia shqiptare po pėrjeton mangėsitė e menaxhimit dhe vėnia e theksit nė pėrgatitjen e specialiteteve nė kėtė fushė ėshtė njė hap shpresėdhėnės. Resurset financiare tė kufizuara janė njė pengesė tjetėr pėr njė mjekėsi bashkėkohore. Futja e sistemit tė kujdesit shėndetėsor ėshtė njė hap tjetėr i rėndėsishėm pėr sigurimin e fondeve tė nevojshme. Standardi i shėrbimit shėndetėsor kushtėzohet nga faktorė objektiv, por i pazėvendėsueshėm ėshtė faktori subjektiv, pasioni pėr dije dhe humanizmi i personelit mjekėsor. Askush s’duhet tė harrojė se mjekėsia s’ėshtė thjesht njė profesion, por mbi tė gjitha njė mision.



11 Tetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos