Shpallen rezultatet e testit special pėr “Master” te Ekonomiku



Jonida Tashi

Shpallen rezultatet e testit special pėr ndjekjen e studimeve master nė Fakultetin Ekonomik. Lajmi bėhet i ditur nga dekani i kėtij fakulteti, Omer Stringa, i cili thekson se kjo ėshtė prova e parė qė duhet tė kalojė njė aplikant pėr tė vazhduar masterin nė kėtė fakultet. Gazeta “Albania” boton sot tė plotė listėn me pikėt e marra nga 516 konkurruesit. Stringa sqaron se testi special pėr tu pranuar nė studimet e kėtij niveli ėshtė formuluar sipas testeve qė bėhen nė shkollat amerikane pėr biznes. “Megjithėse ka qenė njė test relativisht i vėshtirė, rezultatet kanė qenė tė kėnaqshme”, - pohon dekani i ekonomikut. Nė Fakultetin Ekonomik pėr tė vazhduar studimet “Master” kanė konkurruar gjithsej 516 kandidatė. Pavarėsisht propozimit tė bėrė nga drejtuesit e kėtij fakulteti pėr kuotat e pranimit do tė jetė qeveria ajo qė do tė marrė vendimin final pėr kėto kuota. Sipas dekanit Stringa, ēdo kurs pėr ndjekjen e masterit duhet tė ketė 37 persona. Bazuar nė kėtė propozim, sipas njė llogaritjeje tė thjeshtė, qė numri i studentėve pėr ēdo klasė tė shumėzohet 6 lloje masterash qė ofron Ekonomiku, pritet qė numri i pranimeve pėr studimet “Master” nė kėtė fakultet tė jetė 222 kandidatė. Por ekziston mundėsia qė kėtė vit pėr “Master” nė Fakultetin Ekonomik tė pranohen edhe mė shumė kandidatė se shifra e pėrllogaritur. Pėr kėtė, Omer Stringa bėn tė ditur se i ka bėrė kėrkesė Ministrisė sė Arsimit pėr tė rritur numrin e pranimeve.
Pikėt
Aplikantėt qė kanė marrė pikėt mė tė larta nė testin special do tė kenė mė shumė shanse pėr nisjen e masterit. Hartuesit e kėtij testi special kanė pėrcaktuar edhe pikėt maksimale qė duhet tė marr njė konkurrues. Kėshtu, nė total testi ėshtė vlerėsuar me 60 pikė, tė cilat nga rezultatet e publikuara nuk janė marrė nga asnjė kandidat. Ndėrsa pikėt maksimale qė janė vendosur nga specialistėt e Ekonomikut pėr pranimet nė studimet “Master” janė 100. Dekani Stringa shpjegon se ky numėr maksimal pikėsh ėshtė i ndarė nė tri pjesė. Mesatarja e diplomimit, e cila duhet tė jetė mbi notėn tetė do tė vlerėsohet me 25 pikė. Sipas kėsaj logjike, pikėt maksimale pėr mesataren do ti marrin vetėm aplikantėt qė kanė mesataren mė tė lartė, ndėrsa llogaritja e pikėve tė mesatares pėr tė aplikuesit e tjerė do tė jetė nė rend zbritės. Me prioritet pėr tė vazhduar masterin nė Fakultetin Ekonomik do tė shihet edhe intervista qė do tė zhvillohet me secilin aplikant dhe qė do tė vlerėsohet me 15 pikė. Po ashtu, dosjet e aplikantėve tė dorėzuara nė zyrėn e masterave do tė kenė peshėn e tyre specifike pėr tu pėrzgjedhur ose jo fitues. Aktualisht, specialistėt e masterave nė Fakultetin Ekonomik kanė nisur shqyrtimin e kėtyre dosjeve. Stringa pohon se studimet “Master” nė Fakultetin Ekonomik do tė nisin pas marrjes sė vendimit tė qeverisė pėr kuotat dhe tarifat pėr kėto studime.
Tarifat
3 milionė lek nė vit ose 200 mijė lekė pėr ēdo provim ėshtė tarifa e propozuar nga drejtuesit e Fakultetit Ekonomik pėr studimet “Master”. Megjithėse njė shumė lekėsh tepėr e vėshtirė pėr tu pėrballuar nga shtresa e mesme dhe e ulėt e shoqėrisė, pėr mjaft emra tė njohur qė kanė konkurruar pėr master nė Fakultetin Ekonomik, kjo shifėr ėshtė mė e lehtė pėr tu pėrballuar. Madje, pėr pedagogėt e Fakultetit Ekonomik si dhe pėr ata qė japin mėsim nė dy filialet e tij nė rrethe ofrohen edhe lehtėsira nga fakulteti. Pėr raste tė tilla fakulteti ka tė drejtė tė vendos ulje tarifash. “Pėr pedagogėt e fakultetit bėhen ulje tarifash, pasi ata janė pjesė e kėtij stafi”, - shprehet Stringa. Programi Master pranė Fakultetit tė Ekonomisė, Universiteti i Tiranės, ofron Diplomėn “Master” nė Ekonomi, nė specialitetet MBA, MPA, MSEE, MMK, MK, MF. Sipas drejtuesve, ai ėshtė projektuar nė pėrputhje me misionin e kėtij fakulteti pėr tė siguruar njė arsim tė orientuar nga vlerat dhe pėr tė rritur shėrbimin ndaj komunitetit. Arsimimi pasuniversitar mund tė jetė njė stad i rėndėsishėm nė karrierėn e ēdo kujt.



Kėrkesat e pranimit
Aplikantėt e programit MBA duhet tė kenė njė diplomė universitare dhe njohuri tė mira nė matematikė, statistikė, anglisht dhe informatikė. Ata duhet tė plotėsojnė njė formė aplikimi tė shoqėruar me dokumentet e mėposhtme:
Dėshmi tė gjuhės Angleze nga Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja ose TOEFL.
Diplomė nga njė universitet brenda ose jashtė vendit.
Dy letra rekomandimi nga persona tė cilėt njohin aftėsitė akademike dhe profesionale tė aplikantit. Tė paktėn njėri nga rekomanduesit duhet tė ketė njė titull ose gradė shkencore.
Lista e notave qė ai ka marrė gjatė studimeve universitare ose pasuniversitare.
Taksa e aplikimit.
Taksa e aplikimit dhe ajo e ndjekjes sė kursit pėrcaktohet nga Bordi i MBA.

Llojet e masterave
Master nė Administrim Biznesi (MBA)
Master nė Administrim Publik (MPA)
Master nė Studime Europiane (MEES)
Master nė Marketing (MMK)
Master nė Kontabilitet (MK)
Master nė Financė (MF)


Lista e lektorėve tė programit Master

Prof. Dr. Dhori KULE
Prof. Dr. Heinz-Dieter ĖENZEL
Prof. Dr. Vasilika KUME
Prof.Dr. Klaus BECKMAN
Prof. Dr. Dietmar MEYER
Prof. Dr. Sulo HADERI
Prof. Dr.Omer STRINGA
Prof. Dr. Thoma MITRE
Prof. Dr. Halit XHAFA
Prof. Dr. Suzana PANARITI
Prof. Dr. Ilia KRISTO
Prof. Dr. Ariana CEPANI
Prof. Dr. Ahmet CEMI
Prof. Dr. Ahmet MANCELLARI
Prof. Dr. Shkelqim CANI
Prof. As.Dr. Mimoza KASIMATI
Prof. Dr. Diana LAMANI
Prof. Asoc.Dr. Ardian NUNI
Prof. As. Dr. Zana KOLI
Prof. As.Dr. Andrea KOXHAJ
Prof. As. Dr. Kozeta SEVRANI (BYLYKBASHI)
Prof. As. Dr. Irena BOGDANI
Prof. As. Dr. Vita KOJA
Prof. As. Dr. Arian ABAZI
Prof. As. Dr. Liliana ELMAZI
PhD Sokol SADUSHI
LLM. Ledi BIANKU






9 Tetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos