Ekonomiku, shpallen zyrtarisht emrat e pedagogėve tė rinj



Jonida Tashi

Shpallen zyrtarisht emrat e pedagogėve tė rinj nė katėr departamente tė Fakultetit Ekonomik tė Tiranės. Pas pėrzgjedhjes sė bėrė nga komisioni i vlerėsimit nė kėtė fakultet, emrat e pėrzgjedhur kanė marrė dje edhe firmėn e rektorit tė Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule. Nėntė emrat e pedagogėve tė rinj, qė do t’i shtohen stafit akademik nė Fakultetin Ekonomik janė bėrė publik nga kreu i kėtij fakulteti Omer Stringa.
Dekani
Dekani i Ekonomikut, bėn tė ditur pėr gazetėn “Albania” se procesi i rekrutimit tė pedagogėve tė rinj nė kėtė fakultet ėshtė drejt pėrfundimit. Sipas tij, nė ditėt nė vijim do tė shpallen edhe pedagogėt e rinj pėr Departamentin e Menaxhimit dhe Departamentin e Financės. Gjithashtu, Stringa sqaron se nuk ka pėrfunduar ende rekrutimi i pedagogėve tė rinj nė filialet e Fakultetit Ekonomik nė Kukės dhe Sarandė. Aktualisht, nė Universitetin e Tiranės janė shpallur pedagogėt e rinj pėr katėr fakultete. Pėrkatėsisht janė shpallur pedagogėt e rinj pėr Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, Fakultetin e Mjekėsisė dhe Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja si dhe sė fundi nė Fakultetin ekonomik. Rektori Kule sqaron se nė ditėt nė vijim do tė shpallen pedagogėt e rinj edhe pėr katėr fakultetet e tjera tė Universitetit tė Tiranės.
Departamentet
Departamentet nė tė cilėt janė shpallur pedagogėt e rinj nė Fakultetin Ekonomik janė: Departamenti Ekonomik, Departamenti i Kontabilitetit, Departamenti i Marketingut
Departamenti Matematikė-Statistikė-Informatikė e zbatuar.
Rektorati i Universitetit tė Tiranės ka bėrė dje emėrimin e nėntė pedagogėve tė rinj pėr departamentet e mėsipėrme. Kontrata e punės pėr tė gjithė pedagogėt e rinj qė do tė japin mėsim nė fakultetet e UT-sė pėr vitin akademik 2008-2009 do tė jetė 1-vjeēare. Emėrimet nė departamentet pėrkatės tė fakulteteve janė bėrė jo vetėm sipas nevojave tė tyre pėr pedagogė, por edhe sipas kritereve qė plotėsojnė kandidatėt e shpallur fitues. Trupės pedagogjike tė Universitetit tė Tiranės kėtė vit akademik do t’u bashkėngjiten 160 pedagogė tė rinj. Shtimi i stafit pedagogjik pritet tė mbyllė vakuume jo tė vogla tė stafit mėsimdhėnės nė universitet. Nisur kjo edhe nga fluksi i madh i tė rinjve qė ēdo vit regjistrohen nė fakultetet e Universitetit tė Tiranės.

Emrat fitues
Departamenti Ekonomik
Aida Gjika
Arjan Tusha
Adela Sheraj

Departamenti i Kontabilitetit
Gentiana Filipi
Rezart Demiri

Departamenti i Marketingut
Artan Duka
Adela Llatja

Departamenti Matematikė-Statistikė-Informatikė e zbatuar
Elida Hoxha
Erion Zoto


MASH-UNICEF: Projekt pėr tė reduktuar dhunėn e mėsuesve ndaj nxėnėsve

Dhuna e mėsuesve kujdestarė ndaj nxėnėsve pritet tė reduktohet. Pikėrisht pėr tė minimizuar kėtė problem Ministria e Arsimit nė bashkėpunim me UNICEF-in kanė nisin zbatimin e njė projekti. Plani COMBI, (Komunikimi pėr njė Impakt tė tė Sjellurit), ėshtė njė program i pėrbashkėt mes Ministrisė sė Arsimit dhe UNICEF-it, qė synon qė pėrmes njė mjeti disiplinor nė Shqipėri, tė reduktohen rastet e dhunės tė mėsuesve kujdestarė ndaj nxėnėsve. Projekti ka nisur tė zbatohet qė nė muajin maj tė vitit 2007 dhe do tė pėrfundojė nė vitin 2011. Ky projekt u ndėrmor, pas rasteve tė dhunės nė shkolla dhe nė familje, mbi bazėn e tė dhėnave tė raportit “Dhuna ndaj fėmijėve nė Shqipėri”, pėrgatitur nga UNICEF-i. Mbrojtja e fėmijėve nga dhuna e ēdo forme, parashikohet nė Konventėn e tė drejtave tė Fėmijėve si dhe nė Kushtetutėn e Shqipėrisė. Nė pėrfundim, pas njė periudhe 4-vjeēare, pra nė vitin 2011, mėsuesit kujdestarė, por dhe nxėnėsit e arsimit 9-vjeēar, do tė jenė nė gjendje qė tė zgjedhin metoda alternative disiplinimi, nė vend tė pėrdorimit tė dhunės fizike dhe psikologjike ndaj nxėnėsve.


ISHP, mjekėt e laborantėt nė protestė pėr shtesėn e pagės

Mjekėt dhe laborantėt e Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP) prej katėr muajsh nuk kanė marrė shtesėn prej 10 pėr qind tė pagės nė bazė tė vendimit tė Kėshillit te Ministrave, i cili ka hyrė nė fuqi qė nė muajin korrik. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ata kanė pezulluar dje punėn pėr njė orė duke e cilėsuar harresėn, njė padrejtėsi, pasi nga ky vendim kanė pėrfituar tė gjithė mjekėt e spitaleve, pėrveē tyre. Kryetari i sindikatės sė punonjėsve shkencore tė ISHP-sė, Dritan Ulqinaku, i ka kėrkuar Ministrisė sė Shėndetėsisė tė ndėrhyjė pėr zbardhjen e vendimit sa mė parė.



9 Tetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos