Jemi shqiptarë pormbajmë emra të huaj

TIRANE- Kohët kur prindërit zgjidhnin emra tipik shqiptarë për fëmijët e tyre duket se kanë perënduar. Gjithmonë e më shumë lidhjet me televizionin, sportin dhe botën e artit po pasqyrohen në emrat që prindërit zgjedhin për fëmijët e tyre. Me mundësitë që janë sot, prindërit brënda një kohe shumë të shkurtër informohen për seksin e fëmijës së tyre dhe më pas mendojnë menjëherë për emrin që do ti shoqëroj ata gjithë jetën. Kërkesa e një liste emrash nga miqtë, të afërmit, apo edhe një status në facebook me kërkesën për të pasur sygjerime emrash janë mënyra më e thjeshtë që prindërit zgjedhin për të vendosur emrin e fëmijës së tyre. Shqiptarja.com ishte në disa prej zyrave të gjendjes civile për të parë më nga afër këtë fenomen.
 
Emrat e rinj
Punonjëses në një prej zyrave të gjendjes civile në Tiranë, j’u desh një kohë e gjatë për të bindur prindërit e një fëmije që jetonin në Itali, për emrin që ata dëshironin ti vendosnin vajzës së tyre. Të dy prindërit insistonin që vajza e tyre të quhej Anna Maria. “Zotërinj, kam një rregullore që më duhet ta respektoj, që më thotë se emrin Anna, duhet ta shkruaj në shqip vetem me një “n” pra thjesht Ana”, shpjegonte punonjësja e kësaj zyre. Ndërkohë prindërit këmbngulnin që emri i vajzës së tyre të ishte ai që ata dëshironin ,dhe jo ai që donte punonjësja.

Debate të tilla mund të hasësh shpesh zyrave të gjenjdjes civile, siç tregojnë për Shqiptarja.com punonjëset e këtyre zyrave. Prej vitesh emrat që dominojnë botën e spektaklit, sportit janë emrat që më së shumti prindërit vendosin për fëmijët e tyre. Problematika qëndron se jo vetëm që zgjedhin që fëmijëve të tyre ti vendosin emra të huaj, por edhe në certifikatat e tyre emri të shkruhet identik si në gjuhën që huazohet ky emër.
Leonel dhe Kristiano janë emrat më të preferuar për djemtë kohët e fundit, një ndikim absolut i ardhur nga bota e sportit, ndërkohë që për vajzat emrat më të preferuara janë Greis dhe Alesia.
 
Emrat shqiptarë
Edhe shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve që kanë qënë më të shumtit që zgjidhnin për fëmijët e tyre emra tradicional shqipëtarë kanë filluar të mos vendosin më. Madje përtej kufijve vijnë edhe një pjesë e mirë e emrave jo-shqiptarë. Kështu emra të tillë si, Drin, Besa, Teuta, Agron, Fatmir, Ilir, dhe Vesa thuajse nuk vendosen më fare. Të vetmit që e respektojnë traditën e emrave shqipëtarë janë ata që jetojnë në Kosovë. Emra të tillë si Ideal, Egzona, Besart, Era, Drilon dhe Fisnik apo edhe emrat e qyteteve Saranda, Berat, Elbasam dhe Vlora, janë emrat që në përgjithsi prindërit u vendosen fëmijve të tyre në Kosovë.
 
Emrat e ndaluar
Edhe në vendin tonë ashtu si në shumë vende të botës, ekziston një listë me emra të ndaluar që nuk mund ti vendosen fëmijve të porsalindur. Kjo listë në vendin tonë ka përjashtuar shumë prej emrave që jo vetëm tingëllojnë çuditshëm por janë edhe fyes. Emrat të tillë si: Mëshirë, Burgim, Marrëzi, Ironi apo Xhenaze janë të ndaluar të vendosen. Të tilla emra pasi janë konstatuar të përdoren shumë vite më parë janë konsideruar të papërshtatshëm dhe janë konsideruar të ndaluar për tu përdorur. Edhe në shtete të tjera të botës janë të hartuara lista të cilat ndalojnë emrat e vendosur nga prindërit për fëmijët e tyre. Zelanda e Re është nga vendet me listën më të gjatë të emrave të ndaluara. Në Zelandë, është e ndaluar që fëmija të mbajë emra të tillë si: Gjykatës, Peshkop, Dukë, Mbret, Kalorës etj.
 

Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos