Vendimi: Akti Normativ i Nėpunėsit Civil, antikushtetues

GJykata KushtetueseGjykata Kushtetuese ka rrėzuar Aktin Normativ tė qeverisė pėr shtyrjen e zbatimit tė Statusit tė Nėpunėsit Civil. Edhe pse lajmi nuk ėshtė publikuar zyrtarisht, burime nga Gjykata Kushtetuese bėjnė tė ditur se ajo e ka cilėsuar aktin si antikushtetues. Konfirmimin e lajmit e kanė bėrė edhe pėrfaqėsues tė opozitės dhe tė mazhorancės, tė cilėt pohuan pėr shpalljen tė pavlefshėm tė kėtij Akti Normativ nga ana e Kushtetueses.

Vendimi

Pak ditė mė parė Gjykata Kushtetuese rrėzoi kėrkesėn ankimore tė Partisė Demokratike pėr pezullimin e hyrjes nė fuqi tė Aktit Normativ pėr ligjin e “Nėpunėsit Civil”. Por demokratėt bėnė edhe njė tjetėr kėrkesė, pėr shfuqizimin e Aktit Normativ, qė pėrcaktonte shtyrjen e zbatimit tė ligjit nga 1 tetori 2013, mė 1 prill 2014.

Akti Normativ pėr shtyrjen me gjashtė muaj tė afatit tė hyrjes nė fuqi tė ligjit pėr Statusin e Nėpunėsit Civil u miratua nė Parlament mė 17 tetor vetėm me votat e deputetėve tė mazhorancės. Deputetėt e opozitės e kundėrshtuan kėtė vendim me arsyetimin se mazhoranca kėrkon tė shtyjė afatin e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji pėr tė bėrė spastrime nė administratė. Nga ana e saj, qeveria tha se ligji ėshtė i pazbatueshėm dhe ka nevojė pėr disa akte nėnligjore. Pėr kėtė arsye kėrkoi qė hyrja nė fuqi e ligjit tė shtyhej me gjashtė muaj.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Tirana Observer

Publikuar nga: Tirana Observer

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos